Lajmet

Mënyrat që mund të masin me saktësi nivelet e stresit

Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë objektive për të përcaktuar “stresin e tepërt”.

Published

on

Megjithëse stresi është një pjesë e natyrshme dhe e pashmangshme e jetës, shumë njerëz mendojnë se po përjetojnë nivele të larta stresi.

Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë objektive për të përcaktuar “stresin e tepërt”. Shumë njerëz e kanë të vështirë të shprehin ose të përcaktojnë nivelet e stresit që përjetojnë.

Por, ka disa mënyra për të matur stresin, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Si mund ta masni stresin?

Ka dy komponentë të stresit:

Shkaqet: faktorët që shkaktojnë stress.

Përgjigja ndaj stresit: si reagoni ndaj nxitësve të stresit në një nivel emocional, biologjik ose njohës.

Kur flasim për matjen e stresit, ne priremi të flasim për matjen e shkaktarëve ose përgjigjeve.

Sidoqoftë, të gjithë reagojnë ndryshe ndaj shkaktarëve. Ngjarjet që mund të jenë shumë stresuese për një person mund të menaxhohen lehtësisht për tjetrin.

Megjithatë ka disa mënyra që mund të tregojnë rreth niveleve të stresit që mund të jeni duke përjtuar.

Këto metoda analizojnë përgjigjet fiziologjike të trupit tuaj, të cilat AgroWeb.org i rendit si më poshtë.

Ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës

Analiza e ndryshueshmërisë së rrahjeve të zemrës është një mënyrë e zakonshme për të matur stresin.

Ajo përfshin regjistrimin e ndryshimit në kohë midis rrahjeve të njëpasnjëshme të zemrës.

Me fjalë të tjera, nuk shikon vetëm sa shpejt rreh zemra juaj, por se si ndryshon periudha kohore midis rrahjeve të zemrës.

Valët e trurit

Elektroencefalografia (EEG) mat valët e trurit. Hulumtimet sugjerojnë se valët e trurit mund të jenë një mënyrë e saktë për të matur përgjigjen ndaj stresit.

Në veçanti, një studim i vitit 2020 të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se një çekuilibër në aktivitetin e valëve të trurit alfa, mund të jetë një tregues potencial për nivelet e larta të stresit.

Testimi hormonal

Dy hormone të lidhura me stresin janë adrenalina dhe kortizoli.

Kur jeni të stresuar, trupi juaj do të prodhojë adrenalinë për t’ju dhënë energji që të trajtojë stresin.

Gjithashtu, kur përjeoni stres, trupi prodhon edhe kortizol, një hormon i prodhuar nga gjëndra mbiveshkore. Ky hormon ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak, inflamacionit dhe metabolizmit.

Kortizoli çlirohet në trup në mënyrë natyrale, por kur është vazhdimisht i lartë, mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Ai mund të shkaktojë:

  • akne
  • vështirësi në përqendrim
  • lodhje
  • dhimbje koke
  • presion të lartë gjakut
  • nervozizëm
  • probleme me humorin
  • dobësi të muskujve
  • shtim në peshë

Testet laboratorike mund të vlerësojnë nivelet tuaja të kortizolit nëpërmjet urinës ose mostrave të gjakut.

Shkalla e stresit të perceptuar

Ky është një pyetësor që u krijua në vitin 1983 dhe përdoret për të vlerësuar sasinë e stresit që ndjeni se keni.

Ndryshe nga metodat e lartpërmendura të matjes së stresit, ky mjet mbështetet në perceptimin tuaj për stresin që po kaloni.

Pyetjet nuk përqendrohen në ngjarjet që po përjetoni aktualisht, por në gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.

Cilat janë nivelet “normale” të stresit?

Nuk ka përgjigje objektive për këtë pyetje. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar simptoma fizike, ose nëse ndiheni të paaftë për t’u çlodhur, mund të jetë një tregues që duhet të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Në mënyrë të ngjashme, nëse ndiheni sikur nuk mund ta përballoni ose ndiheni të mbingarkuar shumicën e kohës, mund të përfitoni nga biseda me një mjek ose një terapist.

Simptomat e niveleve të stresit jo të shëndetshëm

Simptomat e niveleve të larta të stresit mund të ndryshojnë nga personi në person.

Ato mund të shkaktojnë:

  • akne
  • ankth
  • dhimbje kronike
  • depresion
  • vështirësi me gjumin
  • probleme me tretjen
  • lodhje
  • sëmundje të shpeshta
  • dhimbje koke
  • nervozizëm
  • dhimbje barku
  • shtim në peshë

Edhe pse këto shqetësime mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, ia vlen të flisni me një mjek ose një terapist nëse besoni se stresi po shkakton simptoma fizike ose emocionale./AgroWeb.org

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara