Teknologji

Mënyrat më të mira për të shpëtuar fëmijët tuaj nga varësia ndaj teknologjisë

Published

on

Dita ditës vini re se fëmijët tuaj bëhen më të varur drejt teknologjisë. Shumë prindër dorëzohen duke thënë: ‘Nuk kam çfarë t’i bëj’. Nga këtu fillon i gjithë problemi.

Krijimi i një qëndrimi më të ekuilibruar ndaj teknologjisë në shtëpinë tuaj nuk do të ndodhë brenda natës, por ka një numër strategjish të qarta që mund të merrni për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Komunikimi me fëmijën – Për ju është e qartë që fëmija juaj është në përdorim të tepërt të telefonit, por ata mund ta mos e shohin atë në këtë mënyrë. Sigurohuni që të flisni me ta për disa, duke përfshirë efektet negative dhe rrezikun që përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të ketë në aftësitë e tyre sociale në jetën reale. Nëse ata e kuptojnë problemin, do të jenë më të motivuar të bashkohen me përpjekjet për ta zgjidhur atë.

Vendosni kufij – Krijimi i orëve të caktuara ose vendeve që do të jenë pa pajisje ndihmon në vendosjen e disa kufijve në përdorimin e pajisjes. Është thelbësore të siguroni mundësi që familja juaj të komunikojë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga telefonat, tabletët dhe ekranet e tyre.

Bëhuni shembull për fëmijën – Si sugjeron sondazhi i Common Sense Media, kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për shumë prej nesh. Varësia nga teknologjia nuk është vetëm një problem adoleshence. Shembulli i vendosur nga prindërit është udhëzuesi themelor për sjelljen e fëmijëve më të vegjël dhe ndërsa adoleshentët mund të mos jenë aq shpejt të  në ndjekjen e shembullit, ata me siguri do të jenë armiqësorë ndaj hipokrizisë së perceptuar nga ana jonë. Në jo pak raste prindërit i kërkojnë fëmijës të mos qëndrojë me telefon, ndërkohë që vetë qëndrojnë për orë të tëra.

Kontrollo – Pyetini ata se në cilat faqe, aplikacione ose lojëra po kalojnë kohë, çfarë po shikojnë, çfarë flasin me miqtë e tyre etj.

Metoda e përdorur nga një prind:

“Zgjidhja më e mirë është që t’u lejojë atyre një kohë fikse çdo ditë, dhe ata ta zgjedhin kur ta duan. Kam vendosur një tabelë në frigorifer ku mund të shënoj kohën e tyre para ekranit. Gjithashtu përdor dhe një aplikacion që më ndihmon, pasi pajisja bllokohet vetvetiu në bazë të kohës që është vendosur, kështu që kursen mundimin e heqjes së pajisjes nga fëmijët e mi!”

Teknologji

Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale i Google ju lejon të provoni rrobat virtualisht

Published

on

Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.

Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.

Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.

Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.

Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.

Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.

Continue Reading

Teknologji

Lamborghini prezanton veturën e re për gara

Published

on

Gama e Lamborghinit nuk është kurrë e plotë pa një përzgjedhje vetura garash dhe marka ka prezantuar të parën të bazuar në Temerarion e re.

Temerario GT3 heq dorë nga sistemi hibrid, për shkak të rregulloreve dhe paraqet një shumëllojshmëri përmirësimesh që e shndërrojnë atë në një veturë garash më të fortë.

Një motor V8 4.0 litra me dy turbo vazhdon të fuqizojë veturën, por prodhon 550 kuaj fuqi në vend të 800 që jep në veturën rrugore.

Riparueshmëria është një nga karakteristikat përcaktuese të veturës. Lamborghini e projektoi atë për të lejuar mekanikët të zëvendësojnë shpejt një shumëllojshmëri panelesh karrocerie, pjesësh pezullimi dhe komponentësh të tjerë.

Prodhuesi i automjeteve e thjeshtoi dizajnin, me pjesën e pasme të projektuar për të akomoduar transmisionin e ri me gjashtë shpejtësi.

Continue Reading

Teknologji

Një tjetër prodhues veturash heq dorë nga Apple CarPlay Ultra

Published

on

General Motors hoqi dorë nga Apple CarPlay dhe tani prodhuesit e automjeteve po kundërshtojnë CarPlay Ultra, përpjekjen e fundit të Apple për të kontrolluar më shumë përvojën në veturë.

BMW është markë e tillë. Prodhuesi gjerman i automjeteve konfirmoi se “aktualisht nuk ka plane” për të ofruar CarPlay Ultra në automjetet e saj.

Ka investuar shumë në sistemin e vet të infotainment të quajtur iDrive, i cili kontrollon një gamë funksionesh të automjetit për shkak të integrimit të tij të thellë. BMW i bashkohet Audi, Mercedes-Benz, Polestar dhe Volvo midis prodhuesve që nuk kanë plane për të ofruar teknologjinë, pavarësisht se Apple fillimisht tha se do ta bënin.

Kanë kaluar tre vjet që kur Apple prezantoi për herë të parë versionin e përmirësuar të CarPlay, duke renditur disa marka pjesëmarrëse, por industria vazhdon të evoluojë.

Continue Reading

Teknologji

Zvicra ndërpret prodhimin e 65 pajisjeve elektrike

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara