Teknologji

Raketa kineze ra mbi Oqeanin Indian

Published

on

Copëzat e raketës kineze ranë në tokë të dielën, duke u shpërbërë në Oqeanin Indian, sipas mediave kineze.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, pika e ndikimit ishte në jug-perëndim të Indisë dhe Shri Lankë.

Lokacioni ku ranë pjesët e raketës Long March-5B është në afërsi të Maldivevem thanë autoritetet./UBTNews

Continue Reading

Kuriozitete

Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues

Published

on

Gjatë publikimit të raportit financiar për tremujorin e tretë, CEO i Alphabet, Sundar Pichai, shpalli se Google Maps është produkti më i fundit që kalon kufirin e 2 miliardë përdoruesve. Kjo arritje e rëndësishme e bën Google Maps një nga platformat më të përdorura në botë, duke u bashkuar me një grup të ngushtë produktesh të njohura që përfshijnë Google Search, Gmail, Android, Chrome, Play Store dhe YouTube.

Pichai nënvizoi se deri në maj 2024, Google kishte vetëm 6 produkte me mbi 2 miliardë përdorues, të gjitha duke shfrytëzuar modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të njohura si Gemini. Ai theksoi përkushtimin e kompanisë për të vazhduar përmirësimin e performancës dhe funksionaliteteve të këtyre produkteve, duke i dhënë përdoruesve një eksperiencë më të pasur dhe më të efektshme.

Gjithashtu, Google ndau informacione të tjera interesante rreth produkteve të saj. Opsioni “Circle to Search” është tani i disponueshëm në 150 milionë pajisje Android, duke lehtësuar procesin e kërkimit për përdoruesit. Ndërsa Google Lens, një shërbim i njohur për kërkimet vizuale, përdoret për më shumë se 20 miliardë kërkesa në muaj.

Pichai gjithashtu njoftoi rritjen e të ardhurave nga reklamat dhe abonimet e YouTube, të cilat tani kanë arritur në 50 miliardë dollarë, duke reflektuar suksesin e vazhdueshëm të platformës në tregun e mediave./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Bota

Musk: Wikipedia është në ‘kolaps’

Published

on

Pronari i X dhe Tesla, Elon Musk, ka shpallur se Wikipedia është në “kolaps”, duke u përgjigjur ndaj akuzave që enciklopedia online lejon artikuj që e cilësojnë kandidatin republikan për president, Donald Trump, si “fashist”. Komentet e Musk vijnë pas publikimit të një artikulli nga shkrimtarja Ashley Rindsberg në Pirate Wires, i titulluar “Redaktorët e Wikipedia zyrtarisht e konsiderojnë Trumpin fashist”.

Musk, i cili ka shprehur mbështetje të plotë për ish-presidentin para zgjedhjeve të nëntorit, theksoi përmbajtjen e disa artikujve në Wikipedia, duke përfshirë “Trumpizmin”, “Pikëpamjet racore të Donald Trump” dhe “Donald Trump dhe fashizmi”. Artikulli “Donald Trump dhe fashizmi” u botua në të njëjtën ditë kur The Guardian publikoi një ese të gjatë mbi këtë temë, duke sugjeruar se ka një përputhje të konsiderueshme mes të dyja.

Faqja e Wikipedia-s “Donald Trump dhe fashizmi” përmban krahasime mes sulmit të 6 janarit në Capitol Hill nga mbështetësit e Trumpit dhe Beer Hall Putsch, një grusht shteti të dështuar nga Adolf Hitler në vitin 1923. Rindsberg thekson se përmbajtja e artikujve ka tendenca për të portretizuar ideologjinë e Trumpit si autoritare dhe nacional-populiste, bazuar në burime që gjithashtu përshkruajnë të kundërtën.

Musk, në një postim në X, e quajti Wikipedia-n si një platformë që “kontrollohet nga aktivistët e majtë” dhe u bëri thirrje njerëzve që të ndalin dhuratat për këtë shërbim. Kritikat e tij vijnë pas një raporti nga Instituti Manhattan, i cili zbuloi se artikujt në gjuhën angleze shpesh lidhin liderët e krahut të djathtë me fjalë negative si “zemërim” dhe “neveri”. Këto tendenca, sipas studiuesve, po ndikojnë në përgjigjet e modeleve të gjuhës së inteligjencës artificiale./UBTNews/

Continue Reading

Teknologji

Rusia dënon Google-n me gjobë marramendëse, numri ka 34 zero

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

Pse Apple vendos orën 9:41 kur prezanton iPhone?

Published

on

iPhone është një nga produktet më të njohura të Apple, i prezantuar për herë të parë në vitin 2007, ai është një smartphone që kombinon dizajn elegant me një sistem operativ të fuqishëm, iOS.

Por, a e dini arsyen pse Apple vendos gjithmonë orën 9:41 kur prezanton një model të ri të iPhone?

Nëse keni qenë një fans i Apple që nga fillimi, e keni vënë re një detaj që ka vazhduar gjithë evolucionit të tij.

Sa është ora? Është 9:41, gjithmonë. Mund të duket si kohë e rastësishme, rezulton se ky detaj daton që nga debutimi i iPhone e ka mbetur i pandryshuar, nga modeli origjinal e deri te iPhone 16 , koha e çuditshme specifike është shfaqur në prezantime, tabela e postera përgjatë vijës kohore të Apple.

Historia thotë se përpara debutimit të iPhone 2007, ekipi kaloi një test të prezantimit, që deri në zbulimin e Iphone mori rreth 40 minuta, duke i dhënë vetes liri veprimi, ekipi vendosi prezantimin kryesor të lexonte 9:42 për të përafruar kohën kur audienca do të shihte iPhone-in e parë ndonjëherë.

Trendi i 9:42 të mëngjesit u përhap në gjithë marketingun e Apple për rreth tre vjet derisa iPad bëri debutimin e tij, rezulton se shënimi i 40 minutave ishte i saktë, kështu që kur u publikua iPad, ekipi ndryshoi prezantimin për të lexuar 9:41 të mëngjesit.

Me saktësinë e arritur, 9:41 u bë koha zyrtare e shfaqjes në marketingun e Apple dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara