Lajmet

Mënyra më e mirë e të ushqyerit sipas moshës

Ndiqni këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor

Published

on

Ushqyesit në trupin tuaj shkaktojnë ndryshime, ndërsa mosha juaj rritet, gjë që do të thotë se ajo që ju bëri mirë në moshën 20-vjeçare, mund të mos funksionojë po aq mirë në moshën 40-vjeçare. Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

Kur je 20, ha salmon

Të njëzetat nuk janë gjithmonë kohë thjesht qejfi dhe gallate, por për fat të mirë, përtypja e këtij peshku të ujërave të ftohta, mund të ndihmojë për të parandaluar apo trajtuar depresionin, një gjendje ku gratë kanë gati dy herë më shumë shanse të bien sesa burrat.

Për fat të keq, një e katërta e krizave të jetës janë që të gjitha tepër të zakonshme. Studimet tregojnë se depresioni ka më shumë gjasa të zhvillohet fillimisht mes moshës 15 dhe 34 vjeç. Por salmoni është i pajisur me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të stabilizojnë ndjenjat e tua duke rritur nivelin e serotoninës, lëndës që të bën të ndihesh mirë.

“Në moshën 20-vjeçare ka gjasa që ju po punoni shumë dhe po kaloni kohë me shoqërinë e ndoshta nuk keni kohë për të gatuar, kështu që bazoheni më së shumti te dy vakte të paragatuara. Nëse dy herë në javë përdorni salmonin, atëherë bëni shumë mirë”, thotë Ruth Frenchman, një autore librash mbi dietat.

“Nëse përzieni salmonin me sallatë dhe me pak majonezë me yndyrë të ulët për drekë, mund t’iu shijojë shumë”.

Në moshën 30 vjeç: vezë dhe spinaq

Kjo është koha kur ju bëni fëmijë, kështu që ka gjasa që jeni njëkohësisht duke ushqyer fëmijën me gji apo jeni shtatzënë. Mbajeni veten mirë me një omletë me spinaq dhe qumësht çdo mëngjes. E verdha e vezëve dhe spinaqi përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndihmon trurin e fëmijës të zhvillohet siç duhet. Instituti i Mjekësisë rekomandon konsumimin e 425 mg koline në të gjithë kohën, 450 mg nëse jeni shtatzënë dhe 550 mg nëse po jepni ushqim me gji.

Një vezë e madhe do të japë 145 mg kolinë dhe një gjysmë kupe me spinaq do të të japë 240 mg. Spinaqi ka më shumë prioritet, sepse përmban edhe një ushqyes tjetër të vlefshëm për nënat, folatin, i cili ndihmon në shmangien e lindjeve me defekte. Një gjysmë gote me spinaqin e gatuar lehtë jep rreth 130 mcg folat, një e treta e asaj që rekomandojnë mjekët për gratë në këtë moshë.

Kur je shtatzënë, duhet të synohet 600 mcg dhe kur je me qumësht, duhet të synosh 500 mcg. Nëse nuk arrin këto nivele përmes dietës, mund të pyesësh mjekun nëse marrja e suplementeve është një ide e mirë.

Kur je 40: mish viçi pa dhjamë dhe brokoli

Për ata që dashurojnë hamburgerët në këtë moshë, kjo është fat. Mishi i viçit pa dhjam përmban shumë hekur, një ushqyes që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, furnizuesit e trupit me oksigjen dhe që mbajnë nivelin e energjisë lart.

Mjekët rekomandojnë 18 mg në ditë për gratë në moshën 40 vjeç dhe 27 mg gjatë shtatzënisë. Nevojiten 9 mg kur je me qumësht. Rreth 120 gramë mish do të sigurojnë 4 mg hekur. Por, për shkak se mjekët e kancerit rekomandojnë kufizimin e konsumit të mishit të kuq në rreth 520 gramë në javë, më shumë se kaq mund të shkaktojë sëmundje zemre dhe rrezik kanceri, duhet të kërkohet hekur nga burime të tjera, si karkalecat e detit apo farat e kungullit.

Kur je në të dyzetat, është gjithashtu me rëndësi kritike të konsumosh zarzavate si brokoli, për shkak se reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Në të 50-at: jogurt ose vetëm kos me yndyrë të ulët

Ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e shumta që vijnë nga kosi me nivel yndyre të ulët ose pa yndyrë. “Estrogjeni përmban kalcium në kockat tuaja, por pas menopauzës, ju filloni të humbni estrogjen, dhe rrjedhimisht humbisni kalcium dhe fuqinë e kockave”, thotë Joan Salge Blake, një nutricist.

Kosi siguron afërsisht 300 mg ose një të katërtën e kalciumit ditor të nevojshëm. Për pjesën tjetër, pini qumësht pa yndyrë dhe lëng portokalli të fortifikuar me kalcium apo hani djathë me yndyrë të reduktuar.

Për të ndihmuar trupin tuaj të absorbojë kalciumin, flisni me mjekun për mundësinë e marrjes së suplementit me vitaminë D, megjithëse ju mund ta merrni këtë vitaminë edhe përmes ushqimeve, si kërpudhat apo nga dielli. Gjithsesi është e vështirë të marrësh vitaminë D mjaftueshëm përmes dietës.

Bishtajore në moshën 60-vjeçare

Ka një këngë që këndohet në shkollat fillore në SHBA: “Groshët, groshët, janë të mira për zemrën”. Kjo është në fakt edhe shkencërisht e vërtetë. Të gjitha llojet e bishtajoreve, bizelet, bathët, groshët apo grosha qorre etj., përmbajnë nivel të lartë potasi, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut, një faktor i njohur për sëmundjet e zemrës.

Këto mrekulli të vogla janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të mbani një peshë të shëndetshme. Lufta kundër obezitetit dhe presionit të lartë të gjakut është e rëndësishme pas kësaj moshe, sepse gratë mbi 55 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të goditen nga një atak kardiak në krahasim me burrat apo gratë më të reja.

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në qytetet Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë dhe Shtërpcë.

Në rastin e parë në Obiliq, një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar presion ndaj familjarëve duke kërkuar para. I njëjti ka shkaktuar dëme materiale duke dëmtuar veturën e familjes dhe gjësende të tjera në shtëpi. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin e dytë në Fushë Kosovë,  edhe një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka shkaktuar probleme të vazhdueshme dhe ka ofenduar anëtarët e familjes së tij. Pas arrestimit dhe inicimit të rastit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një çift bashkëshortor janë shoqëruar në stacionin policor pas një përleshjeje mes vete. Dyshohet se fillimisht bashkëshortja kishte ushtruar presion psikik ndaj burrit dhe kishte tentuar ta godiste, ndërsa ky i fundit, duke u vetëmbrojtur, e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Podujevë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe urdhrin e mbrojtjes, duke vendosur të kthehet te familja e saj. Edhe pse i dyshuari fillimisht nuk u gjet nga policia, ai u paraqit më vonë pas ftesës dhe me urdhër të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Në rastin e fundit në Shtërpcë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 

Continue Reading

Lajmet

Java e Muzeve 2026 shënohet me hyrje falas dhe aktivitete në të gjithë Shqipërinë

Published

on

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, një datë që i kushtohet rolit të institucioneve muzeore në edukim, kulturë dhe zhvillim shoqëror.

Në Shqipëri, në kuadër të kësaj jave, hyrja në muze do të jetë falas më 18 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, si edhe më 21 maj, në Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Gjatë gjithë javës nga 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në mbarë vendin do të organizojnë një program të gjerë aktivitetesh, përfshirë ekspozita, guida, performanca artistike dhe aktivitete edukative që synojnë afrimin e publikut me historinë dhe identitetin kulturor.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve u jep gjithashtu mundësi profesionistëve të muzeve të takohen me publikun dhe të ngrenë vetëdijen për sfidat me të cilat përballen këto institucione.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve e ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe promovimin e kulturës në nivel global.

Continue Reading

Lajmet

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga instruktorët kroatë për kontrollin e turmave

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ngritur kapacitetet e saj operacionale përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë Ushtarake të Kroacisë. Përmes një njoftimi zyrtar, ministri theksoi se FSK po vazhdon me sukses avancimin e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të specializuara me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë javës së kaluar, në bashkëpunim me instruktorët kroatë, është realizuar për herë të parë Kursi për Intervenime dhe Kontrollim të Turmave. Ky trajnim ka integruar module të specializuara për intervenime të shpejta, kontroll të turmave, si dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB).

Sipas ministrit Maqedonci, gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e Policisë Ushtarake kanë zhvilluar aftësi të avancuara taktike dhe operacionale, duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri të lartë. Ky aktivitet vlerësohet si një tjetër dëshmi e transformimit të vazhdueshëm të Policisë Ushtarake në një njësi moderne, të përgatitur plotësisht për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi vizitë kulturore në Medellin

Published

on

Gjatë qëndrimit në Medellín, Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi një vizitë kulturore në Museo de Antioquia dhe në Palacio de la Cultura Rafael Uribe Uribe, të organizuar nga Secretaría de Cultura Ciudadana de Medellín.

Vizita kishte për qëllim njohjen më të afërt me historinë, artin dhe trashëgiminë kulturore të Kolumbisë dhe rajonit të Antioquia-s.

Kjo përvojë kulturore u përmbyll me një prezantim të veçantë të valleve tradicionale kolumbiane nga Ballet Folclórico Bochica nga Medellín, i dedikuar për ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, duke krijuar një atmosferë miqësie dhe shkëmbimi kulturor mes artistëve.

Pas kësaj vizite, ekipi vazhdoi qëndrimin në Comuna 13, një nga zonat më simbolike të Medellín-it, e njohur për transformimin social, artin urban dhe historinë e veçantë të qytetit.

Continue Reading

Të kërkuara