Shëndeti

Mëngjeset për shëndetin e veshkave

Kujdesi që ju duhet.

Published

on

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.

Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura
Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes Me Proteinën
Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak. Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një menu të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine. Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni Dorë Nga Kripa
Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës. Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra. Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallamëra sepse përmbajnë shumë kripë.

Disa Rekomandime
Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme:
-Një tas me tërshërë të pasur me hekur,
-Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë,
-Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli. Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup./AgroWeb

Shëndeti

E dëgjojmë teksa përmendet shpesh! Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë?

Published

on

Sulmet e panikut janë episode të papritura ankthi intensiv që mund të shfaqen në çdo kohë dhe situatë, duke shkaktuar simptoma fizike dhe emocionale si djersitje, marramendje, gulçim, ndjenja shpimi, humbje koordinimi dhe frikë e fortë nga vdekja ose humbja e kontrollit.

Kur këto sulme përsëriten shpesh dhe ndikojnë në jetën e përditshme, flitet për çrregullim paniku.

Shkaqet e sulmeve të panikut janë të ndryshme dhe shpesh të shumëfishta:

predispozita gjenetike,

trauma të përjetuara në fëmijëri ose humbje të mëvonshme të rëndësishme,

shqetësime psikologjike dhe mendime katastrofike,

përdorimi i duhanit, alkoolit ose drogës, që ndikojnë në ekuilibrin kimik të trurit,

reagime të tepruara të instinktit të mbijetesës.

Trajtimi i sulmeve të panikut kërkon ndërhyrje profesionale dhe mund të përfshijë:

Psikoterapi (p.sh., terapia kognitive-biheviorale, terapia e frymëmarrjes) për të ndryshuar mendimet dhe reagimet ndaj ankthit,

Mjekim, në raste të caktuara, për të kontrolluar simptomat,

Mbështetje e përditshme, si aktivitet fizik i rregullt, teknika relaksimi dhe ndjekje e udhëzimeve të specialistëve.

Sulmet e panikut janë të trajtueshme dhe me ndihmën e ekspertëve, individi mund të mësojë të kontrollojë ankthin dhe të rikthejë normalitetin në jetën e përditshme.

Është e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga psikologë e të përdoren metoda shkencore të provuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Lëngu i shegës parandalon këtë lloj të kancerit

Published

on

Një lëng i freskët nuk duhet të jetë i gjlebër apo me shumë spinaq për të qenë i shëndetshëm.

Lëngu i shegës përmban më shumë se 100 minerale, fibra dhe vitamina kundër kancerit.

Prandaj edhe është përdorur për mijëra vjet si një ilaç, por edhe sot lëngi i shegës përdorët për parandalimin e kancerit, rritjen e imunitetit dhe pjellorinë.

Sipas disa studimeve paraprake të lëngut të shegës, studuesit thonë se ky lëng ndihmon në ndalimin e rritjes së qelizave të kancerit të prostatës.

Por nuk ka pasur studime afatgjata me njerëzit që provojnë se lëngu i shegës parandalon kancerin ose zvogëlon rrezikun për t’u krijuar.

Ka pasur rezultate inkurajuese në studimet e deritanishme dhe tani po bëhen studime më të mëdha.

Continue Reading

Shëndeti

Kur rriten ose bien leukocitet, shenjat e infeksioneve dhe paralajmërimi për sëmundje tjera

Published

on

Si leukocitet e ulura ashtu edhe ato të ngritura kërkojnë konsultën e mjekut, i cili jep një vlerësim nëse duhen përsëriten dhe kur duhen përsëritur analizat apo kur duhen përfshirë metoda shtesë diagnostikuese.

Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut me një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Ato prodhohen në palcën e eshtrave dhe marrin pjesë në përgjigjen imune të trupit ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjenë.

Leukocitet transportohen nëpërmjet qarkullimit në të gjitha indet tona, ku aktivizohen si një “ushtri” që synon të mbrojë organizmin.

Ka disa lloje leukocitesh, kryesoret janë granulocitet, limfocitet dhe monocitet. Çdo lloj ka funksionin e tij specifik dhe të gjithë kanë fuqinë për të zbuluar dhe shkatërruar mikroorganizmat, viruset, bakteret ose substanca të tjera toksike të rrezikshme. Gjithashtu, ato mund të prodhojnë antitrupa kanë rolin e neutralizimit të efektit të agjentëve patogjenë.

Vlerat normale të leukociteve në gjak janë nga 3,9 në 10×109/l.

Kur analizat tregojnë se leukocitet janë zmadhuar, kjo zakonisht tregon një infeksion. Megjithatë, ky ndryshim mund të jetë edhe tregues i sëmundjeve më të rënda, siç janë sëmundjet malinje të gjakut.

Rënia e leukociteve mund të jetë pasojë e infeksioneve virale apo tjera, stresit, përdorimit të disa barnave, dhe efekt anësor i kimioterapisë.

Leukocitet e larta në gjak

Nivelet e rritura të leukociteve tregojnë për një proces inflamator në organizëm ose për infeksion, por mund të lidhen edhe me sëmundje të tjera. Kur ndodh inflamacion, trupi prodhon më shumë leukocite si pjesë e mbrojtjes imunitare.

Leukocitet e larta mund të tregojnë për:

probleme akute me rrugët e frymëmarrjes,

infeksione të zorrëve ose infeksione të tjera,

disa sëmundje autoimune,

sëmundje malinje (p.sh. kancer, përfshirë leukeminë).

Nëse keni leukocite të rritura, konsultohuni me mjekun, për të përcaktuar nëse duhet përsëritur analizat ose kryer metoda tjera diagnostike.

Tek fëmijët

Leukocitet rriten ndjeshëm gjatë infeksioneve bakteriale ose virale. Një situatë e ngjashme ndodh edhe tek fëmijët me prirje për alergji apo me sëmundje autoimune.

Gjatë shtatzënisë

Mund të kenë shkaqe të ndryshme: infeksione, stres, ndryshime hormonale. Në fazat e vona të shtatzënisë, nivelet e larta mund të jenë një dukuri normale. Megjithatë, ato nuk duhen neglizhuar, sepse mund të sinjalizojnë jo vetëm infeksione, por edhe probleme më serioze shëndetësore, që mund të shkaktojnë komplikime si preeklampsia ose infeksione të mitrës.

Leukocitet e ulëta në gjak

prodhim i ulur i tyre në palcën e kockës

shkatërrim i shtuar i leukociteve në gjak

ndryshime në prodhimin e leukociteve në shpretkë.

Edhe tek fëmijët, shkaqet e leukopenisë janë të ngjashme me ato të të rriturve. Prandaj, është e domosdoshme të identifikohet shkaku i saktë dhe të nisë terapia e duhur në kohë, duke ndjekur gjithashtu simptomat dhe sjelljen e fëmijës.

Continue Reading

Shëndeti

Grejpfruti si armë natyrale kundër mikrobeve

Published

on

Antibiotiku më i fortë natyral që shkatërron një gamë të gjerë të mikrobeve, përfshirë viruset, bakteriet dhe kërpudhat është ekstrakti i farave të grejpfrutit, i njohur si citrofit.

Grejpfruti njihet si antioksidant me efekt të fortë anti-bakterial. Ai është i pasur me vitaminat A, B, C, D, E dhe K, si dhe kalcium, fosfor, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Por pasuria e tij e vërtetë gjendet në fara. Nga fara dhe pulpa e grejpfrutit ne marrim citrofitin, antibiotikun më të fortë që vepron në forcimin e sistemit imunitar..

Përfitimet e frutit të grejpfrutit:

Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak;

Është ideal për parandalimin e gripit dhe ftohjeve;

Ka efekt kundër alergjive të ndryshme;

Trajton inflamacionet akute dhe kronike;

Ndihmon në trajtimin e infeksioneve gastrike;

Shëron sëmundjet që shkaktohen nga parazitët;

Është efektiv në trajtimin e etheve në buzë dhe gojë, dhe buzëve të çara dhe të thata;

Ndihmon në parandalimin e kariesit të dhëmbëve;

Ndihmon me dhimbjet dhe inflamacionet e veshit;

Shumë i mirë kundër zbokthit;

Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, djegieve dhe problemeve me lëkurën;

Qetëson kafshimet e insekteve të ndryshme;

Ndihmon me infeksionet e këmbëve;

Vepron në mënyrë efektive në infeksionet vaginale;

Ndihmon punën e mëlçisë. 

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara