Lajmet

Menaxhmenti i Trepçës largon një punëtor nga puna

Published

on

Ushtruesi i detyrës të kryeshefit ekezkutiv të kompanisë Trepçës, Faton Ahmeti, e ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor me iniciale Xh.T.

Menaxhmenti i Trepçës njofton se ai nga puna u largua të premten e javës së kaluar, duke u bazuar në Rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

“Me datën 16.8.2024 z. Xh.T. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4531, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nënparagrafi 1.1 i Rregullorës nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga menaxhmenti i Trepçës për arsyet e largimit nga puna të punëtorit në fjalë, por deri në momentin të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Aktualitet

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Published

on

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin.

Kjo konsiderohet edhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Në kuadër Ditës Ndërkombëtare pa Makina, edhe në Kosovë janë mbajtur disa aktivitete, ndërsa sot në veri të Mitrovicës do të vendoset një eko-ulëse me energji solare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /S.K/KP/BBC

Continue Reading

Lajmet

Derbi Arsenal–Manchester City mbyllet pa fitues

Published

on

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Manchester Cityt është mbyllur me barazim 1-1 në “Emirates Stadium”.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Erling Haaland realizoi në minutën e 9-të.

Mirëpo, londinezët nuk u dorëzuan dhe arritën të shpëtojnë një pikë falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 93-të, duke ngritur në këmbë tifozët vendas.

Kjo përballje i takonte xhiros së pestë të Premierligës.

Pas këtij barazimi, Arsenali ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Manchester City me shtatë pikë pozicionohet në vendin e nëntë./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takohet me të rinjtë shqiptaro-amerikanë në New York

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të rinjtë shqiptaro–amerikanë, në New York. Ajo përmes rrjeteve sociale ka shkruar se platforma si ‘Zani’ po punojnë për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit.

Përveç tjerash, Osmani gjithashtu ka falenderuar ata për punën e çmuar.

“Bashkë me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptaro–amerikanë, në Neë York!Platforma si Zâni po punojnë për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit tonë. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe t’i falënderoja për punën e çmuar që po bëjnë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara