Lajmet

Meloni: Pezullimi i marrëveshjes për drithërat nga Rusia, shkelje kundër njerëzimit

“Përdorimi si armë i lëndës së parë që ushqen botën është një tjetër shkelje kundër njerëzimit”, tha ajo.

Publikuar

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i lejonte Ukrainës të eksportonte drithërat e saj gjatë luftës së shkaktuar nga pushtimi i Moskës.

“Vendimi i Rusisë për të ndërprerë marrëveshjen e drithërave është një provë e mëtejshme se kush është miku dhe kush është armiku i vendeve më të varfra”, tha Meloni vonë të hënën, “udhëheqësit e atyre vendeve që nuk duan të bëjnë dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit duhet të reflektojnë”.

“Përdorimi si armë i lëndës së parë që ushqen botën është një tjetër shkelje kundër njerëzimit”, tha ajo, shkruan ANSA.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se Italia dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po punonin për “zgjidhje alternative” pasi Rusia vendosi të prishë marrëveshjen.

“Mungesa e ushqimit në Afrikë na shqetëson të gjithëve”, tha Tajani përmes Twitter.

“Ne jemi shumë të shqetësuar që Rusia i dha fund marrëveshjes për drithërat. Tashmë jemi duke punuar për zgjidhje alternative”.

“Çështja do të trajtohet në samitin e sigurisë ushqimore që kemi organizuar me Kombet e Bashkuara në Romë, më 24 korrik”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të hënën se “miliona njerëz do të paguajnë çmimin” e tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja. 

Lajmet

​Fillon procesi i votimit në Maqedoni

Publikuar

nga

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit, kështu edhe ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sa u përket qendrave të votimit, në vendvotimet që ka pasur probleme ose do të haset në te tilla gjatë ditës, procesi vazhdon edhe pas orës 19:00 për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja.

Për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1 milion e 814 mijë e 317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1 milion e 815 mijë e 350 votues.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OBSh-ja thotë se operacioni ushtarak në Rafah duhet të marrë fund tani

Publikuar

nga

Hanan Balkhy, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Mesdheun Lindor, tha se operacioni ushtarak i Izraelit në Rafah po vë në rrezik jetën e mbi 1.5 milion njerëzve, në mesin e tyre 600 fëmijë, dhe duhet të marrë fund tani.

Ajo shkroi në llogarinë e saj në “X” se pika kufitare në Rafah duhet të rihapet urgjentisht për të mundësuar kalimin e sigurt të ndihmave humanitare.

“Armëpushimi i menjëhershëm duhet të ndodhë tani, për hir të njerëzimit”, deklaroi ajo./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e armëve kimike

Publikuar

nga

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorimin e toksinave të ndaluara në fushën e betejës.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila ndodhet në Hagë, tha se të gjitha akuzat janë “të pamjaftueshme” për t’u vërtetuar.

Sipas OPCW-së, situata është e paqëndrueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese në lidhje me rishfaqjen e mundshme të përdorimit të kimikateve toksike si armë”. Asnjëra palë nuk i ka kërkuar OPCW-së të hetojë përdorimin e supozuar të armëve kimike.

Javën e kaluar, Rusia mohoi akuzat nga SHBA se ka përdorur agjentin mbytës kloropicrin kundër trupave ukrainase dhe ka përdorur agjentë të kontrollit të trazirave “si një metodë lufte”.

Sipas Konventës për Armët Kimike, çdo kimikat toksik i përdorur me qëllim të dëmtimit ose vdekjes konsiderohet armë kimike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës tha se ka gjetur të hënën dy kamera me panele diellore në kufirin lindor me Serbinë, për të cila dyshon se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistë të dyshuar.

Në një njoftim për media të martën, Policia tha se kamerat ishin vendosur në një rrugë malore nga fshati Ranillug i Kosovës, në drejtim të fshatit Konçul të Serbisë.

Policia e ka ndaluar në vendin e ngjarjes një 30-vjeçar, me shtetësi të dyfishtë: kosovare dhe serbe, thuhet në njoftim.

“Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar… I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti i tij është sekuestrohet, sipas njoftimit.

Policia shtoi se i dyshuari e kishte përdorur “këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale”.

Në korrik të vitit 2023, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.

Në dhjetor, Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Paraprakisht, ajo kishte hequr kamera edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara