Lajmet

Mehaj: Të rinj e të reja mezi presin t’i bashkohen FSK-së

Ministri Mehaj ka thënë se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që presin t’i bashkohen FSK-së.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.

Në njoftim thuhet se duke iu uruar sukses kandidatëve, ministri Mehaj ka thënë se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që presin t’i bashkohen FSK-së.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë. Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve, Ministri Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së”, thuhet në njoftim.

Teksa thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë.

“Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë”, thuhet tutje.

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim sot Presidentin e Hungarisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres sot në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Nga presidenca kanë njoftuar se pritja do të bëhet në ora 16:00, ndërsa mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje.

Njoftimi zyrtar:

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit”, thuhet në komunikatën për media./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid pësoi humbje nga Celta Vigo

Published

on

Futbollistët e Real Madridit kanë pësuar humbje të papritur në luftën e tyre për vendin e parë në tabelë, duke pësuar si vendës nga skuadra Celta Vigo me rezultatin 0:2.

Klubi mbretëror kështu humbi rastin t’i afrohet liderit Barcelona, e cila ka 40 pikë, katër më shumë se madrilenët e tronditur.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 16-të të La Ligës spanjolle në futboll.

Celta Vigo erdhi në epërsi me golin e mesfushorit Williot Swedberg në minutën e 53-të, pas asistimit nga Bryan Zaragoza.

Real Madrid mbeti pa dy lojtarë më pak në fushë. Fran Garcia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 64-të dhe Alvaro Fernandez Carreras u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e dytë të kohës shtesë.

Vetëm një minutë më vonë, minuta e tretë e kohës shtesë, Celta Vigo vulosi fitoren e madhe me golin e dytë të Williot Swedberg, pas asistimit të Iago Aspas, i cili hyri në lojë vetëm pesë minuta më herët.

Celta Vigo pas kësaj fitoreje, e katërta në këtë edicion të ri të garave në La Liga, renditet e dhjeta në tabelë me 19 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara