Lajmet

Mehaj: ShBA po shqyrton propozimin e Kosovës për krijimin e bazës së përhershme ushtarake

Mehaj tha se nuk dihet për vendin ku do të krijohet baza ushtarake.

Published

on

Pas vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka zhvilluar takime të rëndësishme me autoritete të larta të vendimmarrjes dhe politikë-bërjes amerikane. Armend Mehaj ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global.

Kështu u shpreh ai pas vizitës së parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka ofruar mundësinë që të krijohet një bazë të përhershme ushtarake amerikane në vend. Ky propozim është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.

Ministri Mehaj deklaroi se kjo po shqyrtohet nga ShBA-të dhe se nuk dihet për vendin ku do të krijohet baza ushtarake.


“Ofertën ne e kemi ofruar jo vetëm si ministër i Mbrojtjes, por kam qenë në koordinim me pjesët tjera të qeverisë dhe presidencës. Kjo ofertë është nga ana jonë. Atë ofertë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do e shqyrtojnë ofertën dhe do të kemi diskutime më të afërta[…]Ne jemi në koordinim e sipër këtu, kur të kemi informata më të thella nga dy palët do të ju informojmë”, ka deklaruar ai.

Mehaj ka treguar edhe nëse Forca e Sigurisë së Kosovës do të shtrihet në pjesën veriore pa kërkuar leje nga NATO.

“Kemi diskutuar sa i përket sa i përket çështjes gjeopolitike të veriut. Por, siç e dini ju operacionet kohën e fundit që janë zhvilluar janë nga Ministria e Punëve të Brendshme, këtu i ka kryer operacionet policia. Çështja e veriut është një çështje që na përket krejt shtetit. Në të ardhmen ne jemi në diskutime me palën e NATO-s se qysh do t’i përmbahemi, por ne e kemi një marrëveshje që duhet t’i përmbahemi dhe këtu jemi në koordinim edhe me NATO-n edhe me ShBA-të, por edhe me aleatët tanë”, ka theksuar Mehaj para gazetarëve.

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mehaj në konferencë para mediave, ka thënë se kjo është vizita e parë e ministrit të Kosovës në këtë vend.Ai tha se është pritur dhe ka zhvilluar takime përmbajtësore me autoritetet më të larta të vendimmarrjes dhe politikë-bërjes amerikane. Ai ka theksuar se është konfirmuar përkrahja për Kosovën nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

“Me kënaqësi mund të ju informoj se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, na konfirmoi fuqishëm përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global. Si dëshmi që potencuan vazhdimisht, ishin: bashkë- zbarkimi në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane, stërvitja e forcave amerikane me aleatë, siç e kemi pasur“ Defender-Europe 21”, që ka marrë pjesë me 330 pjesëtarë”, ka deklaruar Mehaj.

Dëshmi tjetër, siç tha Mehaj, është edhe mbështetja në operacionin humanitar për akomodimin e refugjatëve afganë, në kuadër të operacionit të NATO-s, të udhëhequr nga ShBA.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur konkursin për rekrutimin e mbi 800 pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës.

“Sot zyrtarisht shpallim të hapur konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve në FSK deri më tani. Njoftoj të gjithë të rinjtë e të rejat e vendit tonë, të të gjitha komuniteteve pa dallim, që dëshirojnë të jenë pjesëtarë të FSK-së, që të na bashkohen për shërbim ndaj vendit dhe atdheut. Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparentë. Do të zbatohen plotësisht procedurat dhe kriteret ku do të zgjidhen ‘Më të mirët prej më të mirëve’, ka njoftuar ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë dakorduar për veprime konkrete për mbështetje për anëtarësim në Kartën e Adriatikut –SHBA (A5) dhe programin e Partneritetit për Paqe, avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe rritjen e pjesëmarrjes në ushtrime dhe misione të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara