Magazinë

Meghan Markle e lënduar nga Victoria Beckham! Çfarë ndodhi mes tyre?

Published

on

Një debat i ri midis të famshmëve duket se po ndodh midis Meghan Markle dhe Victoria Beckham, pasi burime të brendshme pretendojnë se Markle po ndihet “e lënduar dhe e poshtëruar” nga pritja ndaj dokumentarit të fundit të Beckham në Netflix.

Kontrasti në perceptimin publik ka ringjallur tensionet që dikur ishin të fjetura midis ish-mikeshave, pasi dokumentari i Victorias ka qenë një sukses absolut.

Seriali me tre pjesë i Victoria Beckham në Netflix , i cili debutoi më 9 tetor, gjurmon udhëtimin nga të qenit një ikonë popi e njohur botërisht në t’u bërë një nga manjatët më të famshëm të modës. Dokumentari është vlerësuar për autenticitetin , cilësinë e prodhimit dhe rikthimin si një stiliste e respektuar.

Nuk ka asgjë që Victoria nuk mund ta bëjë. Burime të brendshme i thanë RadarOnline se koha dhe duartrokitjet e ngrohta për projektin e Beckham kanë ndikuar thellësisht në Markle dhe shëndetin e saj mendor, pasi pritjet e saj fillestare nuk u përmbushën.

Një burim tha: ‘Victoria ka arritur pikërisht atë që aspironte – duke kaluar pa probleme nga një personazh i famshëm në një figurë të besueshme biznesi. Meghan është përpjekur të etablohet si një fuqi kulturore, por dokumentari i Victorias e ka lënë në hije plotësisht.’

Dy personalitetet e famshme ndanin një miqësi të shkëlqyer në të kaluarën. Victoria dizenjonte për Meghan gjatë ditëve mbretërore dhe Beckham-ët morën pjesë në dasmën mbretërore të Meghan dhe Harry-t më 2018. Megjithatë, marrëdhënia duket se po përkeqësohet pas shfaqjes së akuzave të reja se Meghan besonte se Victoria kishte zbuluar histori në shtyp, një akuzë që vetë Beckham e mohoi. Që nga ajo kohë, miqësia ka të ngjarë të mos jetë rikuperuar kurrë.

Ato tensione të së kaluarës tani duken më të qarta në këtë moment të fundit publik. Kontrasti midis serialit dokumentar të famshëm të Beckham dhe performancës më modeste të Meghan në Netflix shihet nga disa si i mjaftueshëm për të gjeneruar zhgënjim në krenarinë e ish-aktores. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Beyoncé arrin rekord historik me 100 nominime në Grammy Awards

Published

on

Beyoncé ka shkruar sërish historinë në Grammy Awards, duke u bërë artistja e parë që arrin gjithsej 100 nominime në historinë e këtyre çmimeve.

Këtë rekord këngëtarja e arriti pasi kënga e saj “Morning Dew (Donk)” u nominua në kategorinë Performanca më e mirë solo R&B (Best R&B Solo Performance), raporton Variety.

Beyoncé publikoi këngën më 4 korrik, në prag të 20-vjetorit të albumit të saj të dytë, “B’Day”. Kënga kishte mbetur e papublikuar për një kohë të gjatë dhe ishte shkruar nga Beyoncé, Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon. Në prodhimin e saj u angazhuan Beyoncé dhe Williams.

“Morning Dew (Donk)” do të garojë në këtë kategori përballë këngëve “Out the Window” nga Kehlani, “Let Me” nga Victoria Monét, “Pressha” nga Jill Scott dhe “What You Need” nga Tems.

Kjo nuk është hera e parë që Beyoncé vendos rekorde në Grammy Awards. Në vitin 2023, ajo u bë artistja me më së shumti çmime të fituara në historinë e ceremonisë, duke arritur në 32 trofe. Rekordin e mëparshëm e mbante dirigjenti dhe muzikanti i muzikës klasike Georg Solti, me 31 çmime.

Një tjetër arritje erdhi në vitin 2024, kur Beyoncé u bë artistja me më së shumti nominime në historinë e Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj, Jay-Z, me të cilin deri atëherë ndante rekordin prej 88 nominimesh.

Në vitin 2025, ajo fitoi edhe tre çmime të tjera Grammy, duke e çuar në 35 numrin e përgjithshëm të trofeve të fituara gjatë karrierës së saj. Kështu, Beyoncé vazhdon të mbajë rekordin si artistja më e shpërblyer në historinë e Grammy Awards./A.K/

Continue Reading

Lajmet

RAYE kryeson nominimet për Grammy 2027 me 11 kandidatura

Published

on

Këngëtarja britanike RAYE është artistja me më së shumti nominime për edicionin e vitit 2027 të çmimeve Grammy, duke siguruar gjithsej 11 kandidatura.

Ajo kryeson listën e nominimeve, duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore, si ROSALÍA, Taylor Swift dhe Olivia Rodrigo.

RAYE është në garë për çmimin Albumi i Vitit (Album of the Year), me albumin e saj “THIS MUSIC MAY CONTAIN HOPE”, si dhe për dy nga kategoritë kryesore të ceremonisë: Kënga e Vitit (Song of the Year) dhe Incizimi i Vitit (Record of the Year), me këngën “WHERE IS MY HUSBAND!”.

Përveç këtyre, këngëtarja ka marrë nominime edhe në kategori të tjera, përfshirë Best Pop Vocal Album, Best Dance Pop Recording dhe Songwriter of the Year.

Me 11 kandidatura, RAYE ka barazuar rekordin e Beyoncé-s për numrin më të madh të nominimeve të marra nga një artiste femër në një edicion të vetëm të Grammy Awards./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa në Coachella 2027

Published

on

Festivali i njohur i muzikës Coachella Valley Music and Arts Festival ka publikuar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku në mesin e emrave kryesorë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop do të jetë një nga artistet kryesore të festivalit, së bashku me Tame Impala dhe SZA, të cilët do të kryesojnë programin muzikor gjatë dy fundjavave të këtij eventi.

Dua Lipa do të performojë të premten, më 9 prill, ndërsa do të rikthehet në skenë edhe më 16 prill, gjatë fundjavës së dytë. Tame Impala do të jetë emri kryesor i së shtunës, kurse SZA do të mbyllë programin e së dielës.

Coachella 2027 do të mbahet më 9–11 dhe 16–18 prill, në Empire Polo Club, në Indio të Kalifornisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se të dy fundjavat do të kenë të njëjtën listë artistësh.

Një prej surprizave të këtij edicioni është rikthimi i ikonës së muzikës pop, Madonna, e cila do të performojë në Dance Tent. Në festival do të jetë i pranishëm edhe Daddy Yankee, me një paraqitje të veçantë të prezantuar si “In the Desert”.

Në mesin e artistëve të tjerë që do të ngjiten në skenat e Coachellas janë Zara Larsson, Kehlani, Phoebe Bridgers, Weezer, Tiësto, Martin Garrix, Role Model, Don Toliver, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun, The Neighbourhood dhe Becky G.

Pjesëmarrja e Dua Lipës në mesin e emrave kryesorë të festivalit shënon një tjetër paraqitje të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare.

Biletat do të dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në orën 12:00, sipas njoftimit të organizatorëve.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara