Lajmet

Dua Lipa në Coachella 2027

Published

on

Festivali i njohur i muzikës Coachella Valley Music and Arts Festival ka publikuar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku në mesin e emrave kryesorë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop do të jetë një nga artistet kryesore të festivalit, së bashku me Tame Impala dhe SZA, të cilët do të kryesojnë programin muzikor gjatë dy fundjavave të këtij eventi.

Dua Lipa do të performojë të premten, më 9 prill, ndërsa do të rikthehet në skenë edhe më 16 prill, gjatë fundjavës së dytë. Tame Impala do të jetë emri kryesor i së shtunës, kurse SZA do të mbyllë programin e së dielës.

Coachella 2027 do të mbahet më 9–11 dhe 16–18 prill, në Empire Polo Club, në Indio të Kalifornisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se të dy fundjavat do të kenë të njëjtën listë artistësh.

Një prej surprizave të këtij edicioni është rikthimi i ikonës së muzikës pop, Madonna, e cila do të performojë në Dance Tent. Në festival do të jetë i pranishëm edhe Daddy Yankee, me një paraqitje të veçantë të prezantuar si “In the Desert”.

Në mesin e artistëve të tjerë që do të ngjiten në skenat e Coachellas janë Zara Larsson, Kehlani, Phoebe Bridgers, Weezer, Tiësto, Martin Garrix, Role Model, Don Toliver, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun, The Neighbourhood dhe Becky G.

Pjesëmarrja e Dua Lipës në mesin e emrave kryesorë të festivalit shënon një tjetër paraqitje të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare.

Biletat do të dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në orën 12:00, sipas njoftimit të organizatorëve.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale

Published

on

Një zyrtar komunal në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Policisë, rasti lidhet me periudhën 2022–2023, ndërsa arrestimi është kryer më 11 nëntor 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte vërtetuar dokumente të dyshuara si të falsifikuara, duke mundësuar që një person tjetër të regjistronte tri prona komunale në emrin e tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me veturë një person tjetër.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 21:00, në rrugën “Ilir Konushevci”. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara