

Kulturë
Megan Fox me një çantë 80 dollarëshe të Amazonit
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMegan Fox di si të bëjë prezantim mode. Përderisa ajo pushtoi ballinat për veshjen e saj glamuroze në MTV Video Music Awards dhe fustanin e kuq në ndejën pas eventit Met Gala, ky është stili i veçantë me të cilin u shfaq gjatë fundjavës.
Të shtunën, Fox u shfaq komplet në të zeza. Veshjen e shoqëroi me një çantë 80 dollarëshe që e bleu në Amazon.

Me këtë çantë u panë edhe modelet Emily Ratajkowski, Hailey Bieber, Gigi Hadid dhe Irina Shayk, dhe influencere të tjera. Prandaj me të drejtë mund të themi se kjo është çantë ikonike. Çanta është trendi dhe praktike./UBTNews
Magazinë
Lil Nas X arrestohet dhe dërgohet në spital
Published
1 hour agoon
August 22, 2025By
UBT News
Reperi amerikan, fitues i çmimeve “Grammy”, Lil Nas X, është arrestuar në Los Angeles pas një përplasjeje me policinë, kanë konfirmuar autoritetet, raporton BBC.
Policia u thirr rreth orës 05:30 të mëngjesit me kohë lokale në Ventura Boulevard, pas raportimeve se një burrë po ecte në rrugë vetëm me të brendshme.
“Kur autoritetet arritën në vendngjarje, këngëtari i ‘Old Town Road’ u hodh mbi ta dhe u arrestua nën dyshimet për sulm”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit te Policisë në Los Angeles (LAPD).
U dërgua në spital për trajtim, pasi dyshohet për mbidozë. Zëdhënësi i policisë, Charles Miller, ka theksuar se “hetimet po vazhdojnë”.
Një video e publikuar paraqet reperin duke vallëzuar në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme, ndërsa ftonte kalimtarët: “Ejani në festë!”.
Lil Nas X pritet të publikojë albumin e dytë të përfolur, “Dreamboy”, gjatë këtij viti, pasi ka paralajmëruar adhuruesit përmes fragmenteve të publikuara në Instagram. I lindur si Montero Lamar Hill, hyri në histori më 2019 duke u bërë burri i parë që kishte treguar haptazi se është homoseksual, e që fitoi një çmim të Shoqatës së Muzikës Country, falë suksesit të këngës “Old Town Road”.
Ky hit theu rekordin e qëndrimit më të gjatë në krye të toplistës Billboard Hot 100, me plot 17 javë. Karriera e tij është shoqëruar me polemika. Konservatorët amerikanë e quajtën videoklipin e këngës “Montero” (Call Me By Your Name) “të shthurur” dhe “djallëzor”.
Reperi ka reaguar me një video ironike në YouTube ku shfaqej në skenën famëkeqe të vallëzimit në prehrin e djallit dhe pati shkruar në Twitter se donte që lotët e kundërshtarëve të tij “ta mbushin kupën time të Grammyt”.
Magazinë
Spears vallëzon me këngën e Timberlake, shtohen shqetësimet për gjendjen e saj
Published
2 hours agoon
August 22, 2025By
UBT News
Videoja më e fundit e ikonës së pop-it, Britney Spears, në Instagram ka shtuar edhe më shumë shqetësimet e adhuruesve për mirëqenien e saj.
Këngëtarja e njohur si “Princesha e Pop-it”, ka publikuar një video ku shfaqej në varkë në mes të një deti, ka raportuar Page Six.
Ajo më pas ktheu kamerën nga një burrë, që ishte me gjasë kapiteni ose një udhëzues, dhe vazhdoi të fliste me të njëjtin theks.
“Unë dhe ky burrë jemi këtu në këtë ujë! Na shikoni! Më falni, jam një budallaqe”, dëgjohet të thotë ajo në video.
Burri buzëqeshi dhe iu përgjigj: “Është në rregull.”
Pasi ai u largua nga pamja, Spears vazhdoi: “Dje kemi notuar nën ujë..”, ndërkohë që burri filloi të thoshte diçka për “vendet e bukura”, por videoja u ndërpre.
Ky nuk është rasti i vetëm. Spears kishte përdorur të njëjtin theks edhe në një video të mëparshme ku vallëzonte në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Admiruesit e saj janë shprehur shumë të shqetësuar.
“Ajo me të vërtetë nuk është mirë!”, shkroi një komentues i shqetësuar.
Një tjetër pyeti: “O Zot, çfarë i ka ndodhur të gjorës Britney, a është ky çmimi i famës?”.
Spears u lirua më 2021 nga kujdestaria 13-vjeçare, e babait, e cilësuar si “abuzive”. Fansat frikësohen se dëmet mendore, emocionale dhe fizike që ajo pësoi gjatë atyre viteve mund të kenë lënë pasoja të përhershme.
Magazinë
Julia Fox thotë se është penduar për ndërhyrjet estetike
Published
4 hours agoon
August 22, 2025By
UBT News
Julia Fox, e njohur më së shumti për rolin në Uncut Gems, ka folur hapur për ndërhyrjet plastike dhe mënyrën se si e sheh imazhin e saj sot.
Në një rrëfim të bërë së fundmi, ajo pranoi se pendohet për disa nga ndërhyrjet kozmetike që ka bërë, përfshirë botox-in, liposucsion-in (heqjen e yndyrës së tepërt nga zona të caktuara të trupi), rinoplastikën (ndërhyrja kirugjikale në hundë) dhe fasetat dentare.
Siç shpjegoi vetë, këto vendime nuk erdhën si pasojë e një nevoje personale, por ishin rezultat i një presioni të fortë shoqëror që e bindi se duhej të dukej vazhdimisht joshëse për meshkujt, në mënyrë që të “mbijetonte”.
“Kur shoh dikë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo trup, kam dëshirë të kthehem pas në kohë dhe të jem ai lloj personi. Isha e fiksuar pas idesë se duhej të isha joshëse për burrat që të ekzistoja në këtë botë,” u shpreh ajo.
Tani që është 35 vjeç, Fox thotë se nuk është më aq e fiksuar pas pamjes së jashtme. Edhe pse nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të konsiderojë kirurgjinë kozmetike, thekson se kjo nuk është përparësi në këtë moment të jetës. Ajo çfarë e shqetëson më shumë është transparenca në lidhje me procedurat. Aktorja foli për gratë që tregojnë ndërhyrjet që kanë bërë, duke thënë se transparenca ndihmon në krijimin e standardeve më realiste të bukurisë.
“Më pëlqen shumë kjo qasje. Duhet të jemi të sinqerta. Gratë shpesh i vendosin njëra-tjetrës standarde, dhe nëse nuk jemi të qarta, çfarë mesazhi u dërgojmë të gjitha vajzave që pyesin veten pse nuk duken kështu?”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë që mbajnë figurat publike.
Fox nuk hezitoi të komentojë edhe për reagimet e ndara që ka marrë pamja e saj, ato flasin më shumë për perceptimet e të tjerëve sesa për të.
“Për mua, kjo thotë më shumë për ta, sesa për mua,” u shpreh ajo.
Lifestyle
Si të kurseni para nga paga çdo muaj?
Published
4 hours agoon
August 22, 2025By
UBT News
Derisa rritemi, jemi të kushtëzuar të gjejmë një punë të mirë dhe të fitojmë një rrogë mujore. Kur zhvillojmë aftësi për të fituar para, ne nuk jemi të pajisur me mjetet dhe aftësitë se si të kursejmë para nga paga.
A zbrazet llogaria juaj bankare brenda pak ditësh nga marrja e pagës? A preokupoheni shpesh me mënyrën se si të kurseni para nga paga juaj çdo muaj?
Ky artikull ofron ide për fillimin e këtij udhëtimi drejt qëndrueshmërisë financiare.
Sa rrogë duhet të kurseni çdo muaj?
Sa më shumë të kurseni, aq më mirë është. Derisa nuk mund të bëni kompromis për nevojat thelbësore, ndjekja e rregullit 50-30-20 është një fillim i mirë. Sipas këtij rregulli: 50% e pagës suaj mund të shkojë për nevoja si qiraja, shërbimet komunale, transporti, ilaçet, sendet ushqimore dhe veshjet. Ju mund të buxhetoni 30% të pagës tuaj për dëshirat tuaja si vizitat në sallon, blerjet luksoze dhe pushimet e shtrenjta.
Ndërsa mund të mos kualifikohen si nevoja thelbësore, mund të jenë vendimtare për ndjenjën e mirëqenies dhe përmbushjes. Përdorni 20% të pagës për të ndërtuar kursime dhe investime. Derisa përparoni në rrugën e karrierës me të ardhura më të larta, rrisni përqindjen që shkon drejt kursimeve dhe investimeve, duke përshpejtuar rritjen e parave që kurseni.
Si të kurseni para nga paga juaj çdo muaj?
Kursimi nuk është shkencë e vështirë. Ndërtimi i zakoneve konstruktive është baza për të qenë më të përgjegjshëm në udhëtimin financiar. Krijimi i zakoneve ditore, mujore dhe vjetore mund të rrisë ndjeshëm kursimet e Ju ndihmoN të bënI jetë pa stres dhe financiarisht të qëndrueshme.
Ja disa hapa si të kurseni para nga paga çdo muaj
Bëni një plan buxhetor mujor
Shumë profesionistë vazhdojnë të pyesin si të kursejnë para nga paga mujore. Hapi i parë është të identifikoni sa para mund t’ia dilni t’i vendosni në një anë çdo muaj për kursime. Krijimi i një buxheti mujor mund t’ju japë një kuptim realist të shpenzimeve tuaja. Ky hap do t’ju ndihmojë gjithashtu të kuptoni se sa shumë po shkon drejt nevojave, dëshirave, shlyerjes së borxhit dhe kursimeve.
Përcillni shpenzimet tuaja
Një hap tjetër kritik është të dini sa shpenzoni në çdo kategori çdo ditë. Shumat e vogla shtohen në shuma të mëdha. Mund të shkarkoni një aplikacion për gjurmimin e parave dhe të automatizoni ushtrimin tuaj për të treguar shpenzimet tuaja.
Duhet ta përditësoni një herë në ditë . Gjatë kësaj periudhe, të dhënat e krijuara në aplikacion do t’ju japin njohuri nëse buxhetiduhet të rishqyrtohet.
Ju ndihmon të identifikoni fushat ku duhet të kontrolloni shpenzimet. P.sh mund të kuptoni se po shpenzoni më pak për fruta dhe shumë për të ngrënë jashtë. Korrigjimi i kursit është një pasojë e natyrshme.

Pekini kundërshton tarifat e SHBA-së për tarifat 50% ndaj Indisë

73 raste të dhunës në familje për një javë

Këta janë antibiotikët më të mirë natyralë

“S’kam pasur kurrë dyshime, doja të qëndroja”, Dumfries tregon besnikëri ndaj Interit

Kallas paralajmëron për ‘kurthin’ rus për shtyrjen e Kievit për lëshime tokash

Cakolli nga KDI: Kandidaturat pa marrëveshje, Dehari pjesë aktive e problemit

Studimet që formojnë liderët e së nesërmes – Master në Shkenca Politike në UBT

Lil Nas X arrestohet dhe dërgohet në spital

Kolera në Sudan vret gati 1100 njerëz, ndërsa sëmundja përhapet në të gjithë vendin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit