Bota

Medvedev e quan “marrëzi” propozimin ukrainas për shkëmbimin e territoreve

Published

on

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka hedhur poshtë si “të pakuptimtë” propozimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të shkëmbyer territore me Rusinë në këmbim të mbylljes së luftës.

Në një intervistë për gazetën The Guardian, Zelensky ka thënë se ka në plan t’i propozojë Rusisë një marrëveshje për të shkëmbyer territore, për t’i dhënë fund konfliktit që ka pllakosur Ukrainën që nga vitit 2022.

Në reagimin e tij, Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, e cilësoi këtë propozim si një “marrëzi”. Ai shtoi se Rusia ka treguar se mund të arrijë “paqen përmes forcës”, duke përmendur sulmet me dron dhe raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kievin, javën e kaluar.

Aktualisht, Rusia kontrollon më pak se 20 për qind të territorit të Ukrainës, ose rreth 112,000 kilometra katrorë, ndërsa Ukraina kontrollon një pjesë të vogël të territorit rus në rajonin perëndimor të Kursk./UBTNews/

Bota

BE hap hetime për TikTok-un për ruajtjen e të dhënave personale në Kinë

Published

on

By

Bashkimi Evropian njoftoi sot hapjen e hetimeve për rrjetin social TikTok për ruajtjen e të dhënave personale në Kinë, mësohet nga një  komunikatë për shtyp.

Autoriteti irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), duke vepruar në emër të Bashkimit Evropian, hapi sot një hetim mbi ruajtjen nga TikTok të të dhënave personale të disa përdoruesve evropianë në serverat kinezë, gjë që mund të jetë në shkelje të legjislacionit.

DPC u informua në prill nga rrjeti i fuqishëm social se të dhënat evropiane ishin ruajtur në Kinë dhe që atëherë ishin fshirë.

TikTok përmendi një “problem teknik”./atsh

Continue Reading

Aktualitet

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

Published

on

Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe vetë Komisionit dështoi të miratohej në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ursula von der Leyen e Komisioni Evropian i mbijetuan votës së mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 eurodeputetë që votuan në favor të mocionit të mosbesimit, 360 kundër, 18 abstenime. Votat në favor ishin më poshtë shumicës prej dy të tretash të të gjitha votave që mocioni të jetë i suksesshëm.

Von der Leyen, e cila nuk ishte e pranishme gjatë votimit, është e sigurt. Por votimi e ka dobësuar e ka lënë pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament. Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve mori një premtim për buxhetin e ardhshëm afatgjatë në këmbim të mbështetjes së tyre, një premtim që do të vihet në provë javën e ardhshme kur propozimi i Komisionit duhet të publikohet.

Grupet e krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus shumë nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe disa delegacione nga e Majta, votuan në favor të mocionit.

Continue Reading

Bota

BE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas.

Sot, ne kemi arritur marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen në ndihmë humanitare në Gazë”, ka shkruar Kallas përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Marrëveshja nënkupton më shumë pikëkalime, ndihma dhe kamionë me ndihma në Gazë, për riparim të infrastrukturës vitale dhe mbrojtje të punëtorëve të ndihmës. Ne llogarisim në Izraelin për ta zbatuar çdo masë për të cilën jemi pajtuar”, ka shkruar mes tjerash Kallas.

Dy milionë banorët e Gazës janë duke u përballur me kushte të rënda humanitare pasi Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmave teksa e lufton Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Përmes një komunikate, Kallas ka thënë se masat “do të zbatohen në ditët në vijim, me idenë që ndihma duhet t’i dorëzohet direkt popullit”.

Ajo ka thënë se në mesin e masave përfshihet “rritja e numrit të kamionëve me ndihmë ushqimore dhe joushqimore në Gazë, hapja e më shumë pikave të kalimit, përfshirë rihapjen e rrugëve prej Jordanisë dhe Egjiptit”.

Ky njoftim ka ardhur teksa Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë t’i diskutojnë hollësitë e një armëpushimi të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

BE-ja ka qenë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së masave kundër Izraelit, duke thënë se ai ka shkelur pakte mes dy palëve përmes veprimeve në Gazë.

Megjithatë, blloku prej 27-anëtarësh ka pasur vështirësi në gjetjen e konsensusit për shkak të mbështetjes së madhe të disa vendeve për Izraelin dhe disa tjerave për palestinezët.

Lufta në Gazë ka nisur pasi militantët e Hamasit i kanë sulmuar komunitetet në kufirin izraelit më 7 tetor 2023, çka ka çuar në vdekjen e 1.219 njerëzve, kryesisht civilë.

Si pasojë e veprimeve hakmarrëse të Izraelit janë vrarë të paktën 57.680 palestinezë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL

Continue Reading

Bota

Parlamenti Evropian refuzon mocionin e mosbesimit ndaj Von der Leyen

Published

on

By

Parlamenti Evropian refuzoi sot një mocion mosbesimi ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

I iniciuar nga e djathta ekstreme, mocioni u mbështet nga 175 eurodeputetë dhe u refuzua nga 360, ndërsa 18 parlamentarë abstenuan./atsh

Continue Reading

Të kërkuara