Sport

Mediat greke: Tragjikisht e humbëm trenin për Katar, pas barazimit në Prishtinë

Published

on

Mediat greke e kanë “qarë” paraqitjen e dobët të ekipit të tyre kombëtar në barazimin me Kosovën në Prishtinë të dielën, i cili pothuajse ia shoi shpresat Greqisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Greqia e kishte fitoren në dorë, megjithëse luajti më dobët se Kosova, por nuk ia doli ta mbajë atë duke pësuar gol në kohën shtesë në stadiumin Fadil Vokrri.

Kur Greqia mendoi se i kishte fituar tri pikë në Prishtinë, pas golit të epërsisë nga Anastasios Douvikas në fund të pjesës së parë, Muriqi e çmendi Stadiumin Fadil Vokrri me një gol në minutën e 92-të dhe ia nxori verdhekaltërve një pikë.

Ky barazim praktikisht ia shuan shpresat për kualifikim Greqisë, e cila ka vetëm tri pikë në vendin e parafundit. Hiç më mirë s’i ka punët as Kosova, megjithatë, pasi ka vetëm katër pikë.

Grupit B i prin Spanja me 10 pikë e ndjekur nga Suedia me 9. Lideri i grupit shkon direkt në Katar 2022, ndërsa vendi i dytë luan në play-off.

“Kosova 1:1 Greqia: Tragjikisht Kombëtarja e humbi trenin për Katar”, ishte titulli i raportit të ndeshjes në të përditshmen greke Ethnos.

“Greqia do të mundohet të mbetet në garë matematikisht të mërkurën (kundër Suedisë), megjithatë treni për Katar ka ikur dhe ekipi kombëtar nuk hipi asnjëherë në të”, shkruhet në raportin e Ethnos.

“Plani i Van Sip për Katar dështoi në Prishtinë”, ishte titulli i raportit të përditshmes tjetër greke, Tovima.

Greqia do të përballet me Suedinë të mërkurën në Athinë, ndërsa Kosova e pret Spanjën në Prishtinë.

Këto dy ndeshje do të vendosin përfundimisht për fatin e Grupit B, me Kosovën dhe Greqinë që në garë kanë mbetur vetëm matematikisht.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara