Lajmet

Mediat e huaja raportojnë për Kosovën që i ndau medalje presidenciale Beau Bidenit

Published

on

Beau Biden, djali i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, është nderuar të dielën me medaljen presidenciale të Kosovës.

Presidentja Osmani lavdëroi dhe falënderoi për punën dhe kontributin e tij dhënë në fushën e drejtësisë pasluftës në Kosovë. Për këtë raportuan mediumet e mëdha botërore.

“Në 2016-n Joe Biden, atëherë nënkryetar i SHBA-së, zbuloi një memorial për djalin e tij në Kosovë. Një rrugë që çon në Kampin Bondsteel, vendi i rreth 700 amerikanëve që ende ndihmojnë në ruajtjen e paqes së brishtë në Kosovë, u emërua gjithashtu sipas Beau Biden”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Emërtimi i rrugëve sipas zyrtarëve amerikanë është bërë traditë në Kosovë, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptare etnike dhe e konsideron SHBA-në shpëtimtaren e saj, për mbështetjen e një fushate bombardimesh në 1999, që privoi Serbinë nga kontrolli i Kosovës”.

Duke raportuar për ngjarjen, AP NEWS shkroi se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas një lufte me forcat serbe.

“Lufta përfundoi pas një fushate ajrore 78-ditore e NATO-s përzuri trupat serbe madhe një forcë paqeruajtëse u fut. Shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur Kosovën, por Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina nuk e njohin. Tensionet mbi Kosovë mbesin një burim i paqëndrueshëm në Ballkan”, raporton ky medium amerikan./koha

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Modë dhe për Dizajn të Integruar

Published

on

UBT ka nisur pranimin e abstrakteve për dy prej konferencave më atraktive dhe bashkëkohore që zhvillohen në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion:

Të dyja konferencat janë peer-reviewed dhe ofrojnë një platformë shkencore e profesionale ku akademikë, studiues, studentë të programeve master e doktorale, si dhe ekspertë të industrisë, ndajnë njohuri dhe ide mbi zhvillimet më të fundit.

Datat kryesore:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Afati i hershëm i regjistrimit: deri më 17 tetor 2025

Afati i vonuar i regjistrimit: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimit të plotë: deri më 14 nëntor 2025

Tema qendrore e këtij viti është “Resilience and Sustainability”, duke trajtuar mënyrat se si moda dhe dizajni ndërveprojnë me teknologjinë, kulturën, politikën dhe sfidat globale.

Fushat kryesore të IC-FAS (Fashion):

  • Fashion Activism dhe ndikimi i tij në politikë
  • Moda dhe Teknologjia
  • Dizajni i Modës dhe Edukimi
  • Vetëdija sociale në industrinë e modës
  • Nga ambicia në veprim (Ambition to Action)

Fushat kryesore të IC-ID (Integrated Design):

  • Ndërthurja e dizajnit grafik, teknologjisë dhe kulturës
  • Roli i teknologjisë në dizajn
  • AI, AR/VR dhe ndikimi i tyre në praktikat e dizajnit
  • Të ardhmen e branding dhe identitetit vizual
  • Moda në epokën e AI, identitetet virtuale dhe kriza klimatike
  • Dizajn i interierit të integruar me AI
  • Metaverse dhe hapësira virtuale
  • Materiale të zgjuara dhe hapësira reaguese
  • Dizajn qarkullues dhe i qëndrueshëm

Dorëzimi i punimeve: Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në shqyrtim diku tjetër. Gjatësia maksimale është 6 faqe dhe punimet që nuk i përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës

Published

on

Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit me Bioteknologji dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, në UBT, ka nënshkruar kontratën për zbatimin e projektit shkencor: “Përdorimi i mbetjeve agro-industriale të patates për zhvillimin e produkteve bioteknologjike të qëndrueshme në VIPA CHIPS – Zgjidhje për ekonomi qarkore dhe qëndrueshmëri industriale”, i financuar nga MAShTI në kuadër të projekteve shkencore 2025.

Ky projekt synon të mbështesë sektorin privat në menaxhimin e mbetjeve të industrisë ushqimore, duke i kthyer ato në produkte finale me vlerë, si dhe duke reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe duke sjellë përfitime ekonomike e sociale.

Zbatimi i projektit do të bëhet me përfshirjen e profesorëve të tjerë të departamentit dhe studentëve të nivelit Master, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Continue Reading

Të kërkuara