

Kuriozitete
Media hungareze: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të kërkuara në botë!
Published
2 years agoon
By
UBT newsEdhe pse Parisi, New York-u dhe Bangkoku vazhdojnë të presin një numër rekord turistësh, disa destinacione jo shumë të njohura po tërheqin vëmendjen e udhëtarëve.
Sipas një hulumtimi vjetor, Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve më në trend për vitin e ardhshëm, shkruan në një artikull revista hungareze IN.HU.
Vlorë, Shqipëri
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse.
E vendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, në brigjet e detit Adriatik, Vlora është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë dhe qyteti i dytë port më i rëndësishëm, ku ndërthuret e kaluara magjepsëse dhe natyra e bukur e vendit.
Plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.
Nëse udhëtoni në Vlorë, ia vlen të vizitoni Llogaranë, 45 minuta larg, parkun e famshëm kombëtar të Shqipërisë, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë./syri.net/
Kuriozitete
Këto veprime nuk duhet t’i bëni në avion
Published
7 hours agoon
September 8, 2025By
UBT News
Ekziston një rregull që pasagjerët duhet të shmangin vendosjen e sendeve në xhepat e ulëseve në avion, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ushqimin dhe pijet. Një stjuardesë ka zbuluar arsyet pse nuk duhet ta bëni këtë veprim.
Kur ulemi në sedilje avioni, duket logjike t’i ruajmë gjërat në xhepin e pasmë të ulëseve përballë, kështu që nuk duhet të gërmojmë në çantat tona për t’i nxjerrë jashtë gjatë fluturimit. Por ka një arsye josanitare pse duhet të shmangim pikërisht këtë sa herë që hipim në aeroplan.
Stjuardesa Beth Windsor ka punuar në avionë për më shumë se një dekadë. Ajo ka shpjeguar se xhepat e ulëseve janë një nga vendet më të pista në avion, sepse shumë rrallë pastrohen nga një fluturim në tjetrin.
Ajo tregoi se ka parë disa pasagjerë duke vendosur gjëra të tmerrshme në to. “Aeroplanët pastrohen sa herë që zbarkojnë diku, por shpesh nuk ka kohë të mjaftueshme për të dezinfektuar plotësisht pjesën e brendshme të çdo xhepi ndenjëse midis fluturimeve”, – tha ajo.
“Në shumë prej avionëve në të cilët kam punuar, ajo ndarje nuk lahej derisa avioni të kthehej në bazë për pastrim të thellë. Duhet të kuptohet që pasagjerët nuk duhet të përdorin xhepin e ulëseve për të ruajtur gjëra, unë kam hasur në një numër të madh pelena dhe të brendshme të ndotura në ndarje. Prandaj, mendoni dy herë para se të ruani ndonjë ushqim atje”.
Kuriozitete
Pamjet spektakolare të “Hënës së Gjakut”
Published
16 hours agoon
September 8, 2025By
UBT News
Të dielën, qytetarët nëpër botë kanë pasur rastin ta shohin Eklipsin Hënor, që njihet ndryshe edhe si “Hëna e Gjakut”. Ngjarja spektakolare është parë edhe në Kosovë, fal motit të kthjellët.
Ky fenomen ndodh kur Hëna kalon plotësisht në hijen e Tokës.
Fenomeni është unik, se kombinohen me vendndodhjen dhe kushtet e veçanta atmosferike dhe e bëjnë që Hëna të duket në nuanca të kuqe e të portokallta. Një eklips hënor ndodh kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën e Diellit që bie mbi sipërfaqen e Hënës.
Gjatë fazës totale, drita e filtruar nga atmosfera e Tokës i jep Hënës ngjyrën e kuqe karakteristike.
Fotografitë e shkrepura nga Arian Mavriqi në Kamenicë:
Kuriozitete
Disa fakte që nuk i keni ditur për jetën dhe veprimtarinë e Giorgio Armani
Published
3 days agoon
September 5, 2025By
UBT News
Stilisti italian i modës Giorgio Armani ka vdekur, ka njoftuar kompania të enjten.
Armani, i cili ishte 91 vjeç, ishte sinonim i stilit dhe elegancës moderne italiane. Ai kombinoi talentin e stilistit me zgjuarsinë e një biznesmeni, duke drejtuar një kompani që xhiroi rreth 2.3 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) në vit.
Ai kishte qenë i sëmurë për njëfarë kohe dhe u detyrua të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës për Burra në Milano në qershor, hera e parë në karrierën e tij që kishte humbur një nga ngjarjet e tij në pasarelë.
Sot ne do të ju sjellim disa fakte interesante nga i ndjeri.
Burri pas një xhakete
Perandoria e ngritur mbi xhaketën dhe kostumet e burrave, si evoluoi duke u kthyer në markë botërore me qindra dyqane dhe 12 etiketa, duke e renditur si stilistin më të pasur.
Mjeku që u bë stilist
Moda nuk ishte zgjedhja e parë; para dizajnimit të veshjeve, studioi mjekësinë. Giorgio Armani braktisi shkollën e modës, për të shkuar ushtar. Pasi punoi si shitës, ai startoi biznesin e tij në vitin 1975, me lekët që shiti makinën e tij V.W Kafer.
Dedikuar burrave
Koleksioni i parë ndryshoi stilin e meshkujve me gamën e ngjyrave neutrale. Ka realizuar mbi 250 kostume për filma, më i njohuri i Richard Gere në ‘American Gigolo’.
Xhaketa Bomber
Armani cilësohet babai i xhaketës Bomber, të cilën e krijoi duke i frymëzuar nga veshjet e policisë që kishte dizenjuar asokohe. Xhaketa u bë aq popullore sa kushdo ka një të tillë në gardërobën e tij.
Shtëpia Armani
Zotëron 12 etiketa: Giorgio Armani, Armani Collezioni, Emporio Armani, Armani Jeans, Armani Exchange, Armani Junior, Armani Casa, Armani Dolci, Armani Caffe, Armani Fiori, Armani Ristorante dhe Hotel Armani në Burj Khalifa në Dubai.
Shitës ëmbëlsirash
Armani ka një linjë të veçantë të quajtur Dolci ku shet çokollata të shijshme, me forma elegante, të cilat prodhohen në Firence. Ëmbëlsirat Armani Dolci, përfshijnë çokollata unike që shiten si edicion i kufizuar për raste të tilla si Shën Valentini dhe Ramazani.
Stilisti më i pasur
Thuajse çdo vit biznesi i tij regjistron shitje të hatshme. Edhe për vitin 2017 ai është renditur i pari në listën e stilistëve më të pasur me 6.6 miliard dollarë.
Kundër anoreksisë
Më 2006, Armani refuzoi modelet anoreksike nga sfilatat, duke u kthyer në mbështetës sidomos ndaj emrave të njohur që shfaqin këtë problem.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Kuriozitete
Testi treminutësh që mund ta zbulojë se cilët janë të rrezikuar nga Alzheimeri
Published
4 days agoon
September 5, 2025By
UBT News
Testi i ri i trurit, që zgjat vetëm tre minuta, mund t’i identifikojë problemet e kujtesës të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit para se të përcaktohet diagnoza, duke rritur shpresat se mund t’i ndihmojë mjekët të dallojnë pacientët që mund të përfitojnë më herët nga trajtimet e reja, ka raportuar The Guardian.
Provat e para kanë treguar se testi, i njohur si “Fastball”, dallon te pacientët me çrregullim të lehtë të aftësive njohëse, gjendje që prek kujtesën, të folurin ose të menduarit, por pa e penguar jetën e përditshme – se kush ka më shumë rrezik për të zhvilluar Alzheimer.
Studime me grupe më të mëdha janë duke u zhvilluar.
“Ky test na tregon se metoda e re pasive për matjen e kujtesës, e ndërtuar për diagnozën e Alzheimerit, mund të jetë e ndjeshme për individët me rrezik të lartë, por ende nuk janë diagnostikuar”, tha doktori George Stothart, neuroshkencëtar në Universitetin Bath.
Testi funksionon si elektroencefalogram. Përmes sensorëve të vendosur në kokë, regjistrohet aktiviteti elektrik i trurit ndërsa pjesëmarrësit shikojnë një sërë imazhesh që shfaqen me shpejtësi në ekran. Para testit, vullnetarëve u tregohen tetë figura, të cilat u kërkohet t’i emërtojnë, pa u thënë t’i kujtojnë. Më pas, çdo i pesti imazh është një nga ato që ata kanë parë më herët.
Rezultatet treguan se personat me MCI amnestik, që prek kujtesën për objekte, reaguan më dobët krahasuar me të rritur të shëndetshëm dhe ata me forma të tjera të MCI. Ky grup është disa herë më i rrezikuar të zhvillojë Alzheimer sesa pacientët me MCI jo-amnestik.
Testi nuk mund të tregojë me siguri se kush do të zhvillojë Alzheimer.
nëse gjetjet konfirmohen në studime më të mëdha, mund të bëhet mjet i vlefshëm për mjekët, ndihmon në përcaktimin se cilët pacientë janë në rrezik të lartë dhe mund të përfitojnë nga ilaçet e reja.
Të gjitha testimet janë kryer në shtëpitë e pjesëmarrësve, gjë që, sipas Stothart, “është e rëndësishme për t’i bërë ato të qasshme dhe për të ulur ankthin e njerëzve”.
Profesori Vladimir Litvak, nga UCL’s Queen Square Institute of Neurology, e quajti “hap të hershëm drejt zhvillimit të testit me vlerë klinike”. Ai shtoi se hapi duhet të jetë vlerësimi i aftësisë së testit për të parashikuar si ndryshon gjendja e pacientit me kalimin e kohës dhe si mund të ndihmojë në vendimet për trajtim.
Edhe doktoresha Julia Dudley nga organizata Alzheimer’s Research UK e mirëpriti zhvillimin.
“Është inkurajuese të shohim studime që eksplorojnë mënyra të reja për të zbuluar problemet e kujtesës. Trajtimet për Alzheimer po tregojnë se janë më efektive kur jepen në fazat e hershme të sëmundjes, diagnoza është thelbësore që njerëzit të përfitojnë”, ka thënë ajo.
Doudley ka shtuar se nevojiten studime më afatgjata dhe me grupe më të mëdha e më të ndryshme.
“Problemet e kujtesës mund të lidhen edhe me gjendje të tjera shëndetësore, jo vetëm me demencën. Kërkimet e ardhshme duhet të shqyrtojnë se si faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rezultatet e testit të valëve të trurit dhe si mund të përdoren këto teste krahas mjeteve të tjera të diagnozës, si vlerësimet e aftësive njohëse dhe analizat e gjakut”, përfundoi doktoresha.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

E papritur! Charlie Sheen zbulon sekrete nga jeta private

Zbulim i ri për hipertensionin: Ilaçi inovativ që mund të mposhtë ‘vrasësin e padukshëm’

Këto veprime nuk duhet t’i bëni në avion

Turqi: Kufizohet qasja në rrjete sociale

Kur kamera mashtron: Reagimi i Frankie Grande bëhet viral në MTV VMA

Kushtetuesja për akuzat e VV-së: Deklarime të pamatura, të dëmshme për zhvillimin demokratik

Votëbesimi në Francë trondit obligacionet, aksionet mbeten të pandryshuara

Më 12 shtator, seanca e parë e Kuvendi të ri në Shqipëri, Begaj mesazh deputetëve

Kreu i të drejtave të njeriut të OKB-së paralajmëron situatën “katastrofale” në Sudan
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26