Lajmet

Më shumë se 1,000 trupa po ekzaminohen nga hetuesit mjeko-ligjorë në Kiev

Kështu deklaroi kreu i policisë për rajonin e Kiveit, Andrii Nebytov.

Published

on

Hetuesit mjeko-ligjorë po ekzaminojnë 1084 trupa civilësh të gjetur në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse, sipas policisë.

Andrii Nebytov, kreu i policisë për rajonin e Kievit, tha se trupat ishin ekzaminuar nga hetuesit mjeko-ligjorë pas rimarrjes së rajonit nga forcat ukrainase.

“Aktualisht numri i trupave të pajetë është 1084, ata janë ekzaminuar nga hetuesit dhe janë dërguar në objektet e mjekësisë ligjore”, tha Nebytov, duke shtuar se:

“Këta janë civilë që nuk kishin të bënin me mbrojtjen territoriale ose me formacione të tjera ushtarake. Shumica dërrmuese – midis 50 për qind dhe 75 për qind – janë njerëz të vrarë nga armët e vogla – ose një mitraloz ose një pushkë snajper, në varësi të vendndodhjen”.

Nebytov tha se më shumë se 300 trupa nuk janë identifikuar ende, duke shtuar: “Dëshiroj t’u bëj thirrje qytetarëve: na informoni për të njohurit dhe të afërmit tuaj që janë zhdukur dhe nuk janë në kontakt. Mos prisni”.

Hetuesit në rajonin e Kievit dhe pjesë të tjera të Ukrainës, të hequra nga kontrolli rus, thanë se kanë gjetur prova të përhapura të vrasjes së civilëve nga forcat ruse./UBTNews/

Lajmet

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci

Published

on

By

Një 37-vjeçare me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Tiranës.

E ndjera ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Pogradecit për shkak të disa problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët vendosën ta dërgonin për trajtim më të specializuar drejt kryeqytetit.

Gjendja e saj është rënduar gjatë transportit, duke bërë që 37-vjeçarja të vdesë në afërsi të Elbasanit.

Pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po bëjnë verifikimet e nevojshme për rastin. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Galeria Lumi91 hap dyert me një ekspozitë të rrallë fotografike për Prishtinën

Published

on

Galeria e re Lumi91 hapet në Prishtinë me ekspozitën “1928 – Rexhep Rakovica, Portrete”, e cila sjell para publikut një përzgjedhje të fotografive të fotografit Rexhep Rakovica (1909–1988).

Ekspozita përfshin portrete individuale, familjare dhe grupore, duke ofruar një pasqyrë të rrallë të jetës dhe kujtesës së Prishtinës së dikurshme. Rakovica nisi të merrej me fotografinë në vitin 1928 dhe gjatë veprimtarisë së tij dokumentoi momente të rëndësishme të jetës së qytetit.

Hapja e galerisë dhe ekspozitës synon të sjellë një hapësirë të re për artin dhe kulturën në kryeqytet, ndërsa fotografitë e Rakovicës rikthejnë për publikun një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë vizuale të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara