Kulturë

Me punime shkencore u pasurua aktiviteti i Konferencës Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar, Artit dhe Medias Digjitale dhe Modës

U diskutua për tema të ndryshme që preknin tri fushat, dizajnin, artin, mediat digjitale dhe modën.

Published

on

Në edicionin e dhjetë të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Dizajn të Integruar, Art dhe Media Digjitale, dhe Modë, u bënë bashkë shumë studiues dhe hulumtues të cilët prekën tema të ndryshme, përmes hulumtimeve empirike, të cilat kontribuan në paraqitjen e problemeve dhe dhënien e zgjidhjeve të mundshme për to.

Në këtë konferencë u diskutua për tema të ndryshme që preknin tri fushat, dizajnin, artin, mediat digjitale dhe modën, e që ngjalli interesim tek të gjithë pjesëmarrësit.

Punimet që janë dorëzuar dhe prezantuar në Konferencën e Dizajnit të Integruar, Art dhe Media Digjitale, dhe Modë janë:

Sesioni i parë

Chair: Artrit Bytyçi

Co – Chair: Aferdita Statovci

Keynote speaker: Serkan Bayraktaroglu

  • “Identifying the Role of Design in Safeguarding Intangible Cultural Heritage: A Systematic Literature Review”, Serkan Bayraktaroglu
  • “The Impact of Design Industry on the Economy: an empirical study”, Ylber Limani, Anisa Mekuli, Dea Mashkulli, Dina Bashota
  • “Trials and perspectives of the design profession in Kosovo”, Egzon Bajraktari, Ajhan Bajmaku, Aferdita Statovci
  • “Bodrum Gulet as a Vessel for Sustainable Tourism: The Birth of the First Bodrum Gulet and its Evolution from Fishing Boat to Complete Product-Service System”, Mehmet Turgut ÇIRPANLI
  • “The Impact of Product Design on Circular Economy”, Ylber Limani, Lauresa Limani
  • “KOSOVAFILM (focused in Isa Qosja’s Films)”, Bekim Sele
  • “Choice Architecture: Using “Nudge Theory” to Increase Productivity and Decrease Procrastination in Arts and Design Students, A Case Study”, Artrit Bytyçi
  • “Preserving Green Public Spaces Through Artistic Action: OnTop Residency, A Case Study”, Fatmir Mustafa, Artrit Bytyçi
  • “The Evulation of Home from the Beginning of the Pamdemics”, Sebil Spat
  • “Designing the Visual Identitythrough an education in the principles underlying the art and science of classical ballet”, Arbresha Hoxha

Sesioni i dytë

Chair: Aferdita Statovci

Co – Chair: Ardita Rizvanolli

Keynote speaker: Pranvera Boshnjaku

  • “Fashion in PandemicCovid19”, Pranvera Boshnjaku
  • “Fashion Settled/Unsettled”, Aferdita Statovci
  • “Colour Coordination as a Powerful Design Tool”, Ariana Gjoni, Loreta Ferati, Anisa Mekuli
  • “The importance of theatrical costumes in Kosovo”, Cennet Lika
  • “The reflection of fashion represents the strength and courage of the female figure”, Ardita Rizvanolli

Sesioni i tretë

Chair: Alban Muja

Co – Chair: Gazmend Ejupi

Keynote speaker: Lana Cmajcanin

  • “Balkangreuel”, Lana Cmajcanin
  • “Sculpture and acoustics: application in the artwork “Ushtari i panjohur”, Egzon Bajraktari, Burim Berisha
  • “In front of camera”, Anisa Rada
  • “KOSOVAFILM (focused in Isa Qosja’s Films)”, Bekim Sele
  • “The Long Winter of 1945”, Dardan Luta
  • “The Alternative exhibition spaces: How self-organizing mindset constantly shapes Cultural history of Prishtina, Kosovo”, Fitore Isufi Shukriu
  • “IN OUR HANDS”, Gazmend Ejupi
  • “Ushtari i Panjohur (Unknown Soldier)”, Burim Berisha
  • “Muscle Memory”, Jakup Ferri

Continue Reading

Lajmet

15-vjeçarja shqiptare nga Gjakova po depërton në skenën muzikore ndërkombëtare

Published

on

Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendje në muzikën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, 15-vjeçaren nga Fshaj i Gjakovës, e cila jeton në Vjenë të Austrisë.

Ajo u bë e njohur pas paraqitjes në finalen e “The Voice Kids”, ndërsa sot po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës me performancat e saj në repin gjerman. Lionella merret me muzikë prej shtatë vitesh dhe frymëzohet edhe nga artistë shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo dhe Unikkatil.

Më 24 korrik, ajo publikon projektin e saj të parë muzikor, një këngë të realizuar nga vetë ajo, duke nisur kështu rrugëtimin e saj profesional në muzikë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prizrenfest solli mbrëmë komedinë klasike “Lysistrata” nga Teatri i Stambollit

Published

on

By

Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.

Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Teatri Kombëtar i Kosovës i jep lamtumirën Beqir Beqirit, njeriut që i shërbeu institucionit për mbi katër dekada

Published

on

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.

Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara