Aktualitet

Më pak se 10% e grave janë pjesë e ndërmarrësisë

Qeveria e Kosovës udhëzohet që të krijojë politikat e duhura që sigurojnë dhe stimulojnë gratë në këtë drejtim.

Published

on

Ministri i Zhvillimit Rural, Fitim Damka ka thënë se më pak se 10% e grave në Kosovë janë të përfshira në ndërmarrësi.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës udhëzohet që të krijojë politikat e duhura që sigurojnë dhe stimulojnë gratë në këtë drejtim.

Kështu u bë e ditur në debatin me temën: Ndërmarrësia, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë, në kuadër të Projektit “Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë”, mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Ministri Damka tha se kjo ministri në tri vitet e fundit ka mbështetur 141 biznese që udhëhiqen nga gratë.

Damka tha se kjo ministri në vitet e ardhshme do ketë program të veçantë për mbështetjen e ndërmarrësive që udhëhiqen nga gratë.

“MZHR programet i ka të ndërlidhura mes vete që nënkupton se pas ngritjes së kapaciteteve, idetë kreative për të bërë biznes përmes programe start-up. Përmes programeve të bizneseve ekzistuese një mundës tjetër për të bërë biznes duke gjeneruar vende të reja të punës dhe për të qenë të pavarur përmes vetëpunësimit duke zhvilluar procesin e tyre….Gratë në ndërmarrësi ende përfshijnë një përqindje të vogël afër 10 % MSHR përmes programe zhvillimore ka një prioritet përkrahjen e grave dhe vajzave në zhvillimin e bizneseve. Disa analiza që kemi bërë për tri vitet e fundit në të kaluarën nga 2018 -2020 MZHR ka mbështetur në total 141 biznese të udhëhequra nga gratë, numri më i madh i projekteve përfituese janë gra nga regjioni qendrës janë 39 përfitues”, theksoi ai.

Ndërsa, koordinatorja e ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë politika e duhura dhe t’i sigurojë gratë se ato kanë qasje të lehtë në vendet e punës.

Sipas saj, fuqizimi ekonomik i gruas është e drejtë e njeriut është gjëja më e mençur e një shoqërie.

“Tani është koha kur duhet të ngrisim zërin dhe të sigurojmë se jemi të fuqizuar për t’i zhvilluara këto projekte, sepse gratë përbëjnë 50% të popullatës duhet të jenë në pozicion të barabartë sikurse meshkujt sikurse meshkujt i kemi të njëjtat të drejta. Kosova e ka me Kushtetutë dhe ka vërtetuar këtë Kosova rishtazi ka ratifikuar edhe Konventën e Stambollit që ka siguruar një rizotim për me luftuar dhunën ndaj fëmijëve dhe grave. Neve tani kemi atë mundësi dhe përgjegjësinë që të sigurojmë që të drejtat e grave janë përmbushur… Ka shumë e shumë fusha ku gratë munden me qenë kreative dhe janë kreative kështu që qeveria ka shumë përgjegjësi që t’i krijoj politikat e duhura, insentivat e duhura që t’i stimuloj ato dhe t’i siguroj që gratë kanë qasje në ato vende pune ,sepse tek e fundit ka shumë diskriminim dhe përveç këtu nëse je grua që i përket ndonjë minoriteti është problemi i gjuhës ndoshta nuk jeton afër duhet me mëndu edhe si me shkua deri në vendin e punës apo ndoshta ke ndonjë aftësi të kufizuar ka shumë barriera që i prekin shumë gratë sesa burrat ”, u shpreh ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini tha se përmes këtyre debateve po tentohet të rritet niveli i informacioneve të grave për mundësitë që të jenë udhëheqëse në këtë sektor.

Emini i shpalosi edhe disa nga objektivat kryesore në këtë drejtim.

“Krahas ngritjes së nivelit të informacionit të grave dhe vajzave për ndërmarrësi në kuadër të projektit kemi definuar objektivat: zhvillimi rajonal përmes nxitjes së grave dhe vajzave nga rajonet e ndryshme të marrin pjesë në aktivitet të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre në ndërmarrësi. Krijimi i rrjetit jo formal për promovimin e ndërmarrësisë në mesin e grave dhe të rinjve, promovimi i bashkëpunimit në mes shoqërisë civile dhe nivelit qendror për ngritjen e zhvillimit ekonomik rajonal. Përveç që synojmë që përmes këtyre aktiviteteve të edukimit joformal që shtojnë nivelin e informacioneve në mesin e pjesëmarrësve do kemi mundësi të krijojmë fushatën vetëdijësuese dhe në fund të krijojmë rrjetin joformal të aktiviteteve që promovojnë ndërmarrësinë“, theksoi ajo.

Continue Reading

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

lajme

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara