Aktualitet

Më në fund po jetësohet Projekti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta

Institucioni do të mundësoj trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori.

Published

on

 Si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse për avancimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ambasadën Amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i  kanë dhënë mbështetje të fuqishme Projektit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, ku pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional, ndërsa do të zvogëloi në masë të madhe transferet jashtë institucioneve korrektuese për këto nevoja.


Institucioni do të mundësoj trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori të personave me nevoja të veçanta:

Njësia për trajtimin e personave me nevoja te veçanta: ku do te trajtohen të gjitha ata persona që kanë pengesa arkitektonike dhe të tjera shqisore, personat me proteza, karroca invalidore, pengesa në të parë dhe të dëgjuar, ata me paterica mbështetëse dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për funksione vitale;

Njësia geriatrike: personat e moshuar që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm;

Njësia për trajtim të shtuar mental: personat që kanë rrezik vetëvrasje dhe çrregullime akute, të përkohshme, mendore;

Njësia për trajtimin e personave me sëmundje të varësisë: trajtimi i varësive, trajtimi zëvendësues terapia okupuese dhe rehabilitimi;

Njësia për trajtimin e sëmundjeve kronike; trajtimi i personave me sëmundje kronike me kujdes permanent shëndetësor, të monitoruar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe partnerët ndërkombëtarë, do të punojnë në vendosjen, sistemimin dhe akomodimin për trajtimin e kësaj kategorie në bazë të nevojave dhe kërkesave të tyre, çdo herë duke u mbështetur në standarde të afirmuara ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Continue Reading

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Aktualitet

Fillon fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Published

on

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë shëndetësorë.

“Mamografia është metoda më e rëndësishme diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Si një ekzaminim radiologjik, ajo mundëson identifikimin e ndryshimeve shumë të vogla në indin e gjirit, shpesh para se këto të jenë të dukshme klinikisht. Zbulimi i hershëm ka rëndësi thelbësore, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit efektiv dhe ul vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mamografia rekomandohet si mjet skriningu për gratë mbi 40 vjeç, ose më herët për ato me faktorë rreziku, duke qenë një procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për ruajtjen e shëndetit të grave. Gjatë këtij muaji, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e parashikuara në kalendar, sipas datave të specifikuara, nga ora 10:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim të MSH-së.

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga data 1 deri më 31 tetor 2025, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​”Paketa e Maleve”, Elbasani miraton 4 zona të reja zhvillimi

Published

on

Këshilli Bashkiak i Elbasanit aprovoi shpalljen e 4 zonave malore prioritare për zhvillim si pjesë e nismës qeveritare “Paketa e Maleve”, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në zonat malore të Shqipërisë.

Ky vendim bazohet në ligjin “Për Paketën e Maleve” si dhe në udhëzimet përkatëse të miratuara nga Ministria e Pushtetit Vendor, duke synuar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit rural e natyror.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha se zonat e përzgjedhura janë njësitë administrative Gjinar, Funar, Tregan dhe Shushicë të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik e mjedisor për qytetin dhe rajonin.

Ai u shpreh se prioritet mbetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore në shërbim të qytetarëve dhe rajonit.

“Elbasani ka gjithçka për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, dhe ne po i hapim rrugë këtij zhvillimi”, tha Llatja.

Gjinari, i njohur si “xhevahiri natyror” i Elbasanit, ofron potencial për zhvillimin e turizmit malor, ekoturizmit dhe përpunimit të bimëve mjekësore.

Funari, me pyjet e pasura dhe liqenet e tij natyrale, shihet si një destinacion i ardhshëm për turizëm kulturor, rural dhe sporte e aventurës.

Ndërsa Tregani, me ujërat termale, mbetet një atraksion i veçantë për turizmin shëndetësor e relaksues dhe aktualisht është zona më e frekuentuar e Elbasanit me mbi 9 mijë vizitorë çdo vit.

Ndërsa Shushica, vetëm pak kilometra nga qyteti, konsiderohet një zonë me potencial për turizëm familjar, bujqësi dhe kulinari tradicionale.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të gushtit në qarkun e Elbasant ka pasur 348 aplikime. Aplikimet mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për 10-vjet, thuhet në njoftim./S.K/KP/ElbasaniNews/

Continue Reading

Aktualitet

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Ahmeti tha se ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin e përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pata nderin e veçantë të pranoj titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. Ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë të përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti u shpreh mirënjohës për këtë nderim duke thënë se ky çmim nuk i përket vetëm atij por të gjithë atyre që kanë ndarë të njëjtën rrugë, sakrificë dhe përpjekje.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë.Jam mirënjohës për këtë nderim dhe i vendosur që të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, shkruan ai.

“Doctor Honoris Causa” është një titull nderi i lartë akademik që një universitet i jep një individi për arritje të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar, për të nderuar kontributin ose ndikimin e madh të një personi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara