Lajmet

Me moton “Kundër shtetit që i vret gratë” kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Munishi

Sipas tyre, vendimi në lidhje me rastin e thotë qartë se shteti ia mohoi Sebahatës të drejtën për jetë.

Published

on

Me moton “Kundër shtetit që i vret gratë”, përmes një aksioni simbolik para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Organizata Joqeveritare “Qika” kanë kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit, Kujtim Munishi me rastin e Sebahate Morinës, e cila u vra nga ish-bashkëshorti.

Sipas tyre, vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin e thotë qartë se shteti ia mohoi Sebahatës të drejtën për jetë, duke shtuar se ajo u vra, sepse Policia e Kosovës në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtine kanë dështuar përmbushjen e detyrimeve të tyre pozitive për mbrojtje të jetës së saj.

Derisa kërkuan përgjegjësi për rastin, Leonida Molliqaj nga kjo organizatë thotë se edhe pas dy javëve nga nxjerrja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk kanë parë ndonjë reagim të institucioneve përgjegjëse për vrasjen e Sebahates.

“Përgjatë këtyre dy javëve ne nuk e kemi dëgjuar asnjë fjalë e nuk e kemi vërejtur asnjë hap të institucioneve përgjegjëse lidhur me vendimin. Ata po sillen thuajse nuk e kanë lexuar vendimin e thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Andaj, sot e sollëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese para kryeprokurorit të shtetit. Vendimi e thotë qartë se shteti ja mohoi Sebahates të drejtën për jetë, ndërkohë nuk ka asnjë dorëheqje e lërë më shkarkim të personave përgjegjës. Por, ne nuk do ta lejojmë asnjëherë që ky vendim kaq i rëndësishëm për të drejtat e grave në Kosovë të kalojë në heshtje. Sebahtja u vra, sepse Policia e Kosovës në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtine kanë dështuar përmbushjen e detyrimeve të tyre pozitive për mbrojtje të jetës së saj. Ne kërkojmë përgjegjësi”, tha Molliqaj.

Ndërkaq, Adelina Berisha nga organizata e Rrjeti i Grave theksoi se edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë duhet të bëjë shkarkimin e zyrtarëve policor të cilët nuk e adresuan dhe nuk e trajtuan rastin ashtu siç e kërkon korniza ligjore.

“Vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet, ai është vendimi më i lartë që mund të merr një institucion në Kosovë, andaj, edhe çdo person duhet ta zbatojë këtë vendim. Kërkesa jonë është shumë e qartë, nga kryeprokurori i shtetit që menjëherë t’i zhvillojë procedurat disiplinore për shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe për të gjitha shkeljet e rastit të së ndjerës tashmë, Sebahate Morinës dhe për prokurorin i cili ishte përgjegjës specifikisht në këtë rast. Kërkojmë gjithashtu edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të bëjë shkarkimin e zyrtarëve policor të cilët nuk e adresuan dhe nuk e trajtuan rastin ashtu siç e kërkon korniza ligjore. Tashmë e kemi një të ndjerë dhe urojmë që me këtë vendim të gjitha institucionet do të jenë më të vëmendshme se si i trajtojnë rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave”, tha Berisha.

Mes tjerash, Berisha thotë se nuk duhet asnjë grua dhe asnjë vajzë të dekurajohet në kërkimin e të drejtave që kanë.

“Fakti që sot jemi këtu, fakti që avokati i popullit e ka mbështetur kërkesën tonë, fakti që Gjykata Kushtetuese ka treguar që institucionet tona kanë dështuar, tregon se gratë nuk janë të vetme, na kanë neve dhe gjithë shoqërinë prapa që të sigurohemi që çdo institucion të jep llogari për jetët e tyre, për trajtimin e mirë dhe të duhur të rasteve që ato i njoftojnë institucionet. Nuk duhet asnjë grua, asnjë vajzë të dekurajohet, por duhet secila prej tyre sot dhe çdo ditë t’i kërkojnë të drejtat e tyre, ta raportojnë dhunën dhe të mos tolerojnë asnjë formë diskriminimi ndaj tyre”, tha Berisha.

Të pyetura për mos reagim pas vendimit të Kushtetueses nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ajo tha se presin që ditëve në vijim reaksioni i tyre ta merr vëmendjen dhe të njëjtit të reagojnë për këtë rast.

Krejt në fund, nga kjo organizatë kanë thënë se do të vazhdohet me protesta derisa të ndodh shkarkimi i kryeprokurorit, Kujtim Munishi.

Ndërkaq për këtë së fundmi reagoi edhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Në një njoftim për media thuhet se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara