Lajmet

Me kërkesë të prokurorit, anulohet seanca për vrasjen e vitit të kaluar në “Bon Vivant”

Published

on

Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku Andi Pajaziti po akuzohet për vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant”

Kështu u bë e ditur në njoftmin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku tregohen edhe datat e caktuara për seancat e radhës.

“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore e cila ka qenë e caktuar të mbahet me datë 22.10.2024 në ora 09:00 në çështjen penale kundër të pandehurit A.P, është anuluar, për shkak se Prokurori ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrje të seancës. Seancat e radhës janë të caktuara të mbahen me datat 29, 30 dhe 31 tetor 2024 në ora 10:00, po ashtu edhe me datë 01 nëntor 2024 në ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2023, rreth orës 23:17 në lokalin “Bon Vivant” në Prshtinë, në të cilin paraprakisht ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjendet në arrati, së bashku me tani të ndjerin K.R., shkon i akuzuari Pajaziti, të cilin e fton Lekaj që të ulet në tavolinën ku ishte tani i ndjeri.

Aktakuza thotë se pasi që ulet Pajaziti dhe fillojnë të bisedojnë me Lekajn, pas pak fillon të tensionohet situata dhe duke parë që situata po tensionohet, afrohet sigurimi i lokalit Hisni Gecaj, i cili ia kapë dorën e djathtë të pandehurit Lekaj dhe mundohet ta qetësojë situatën, por në këtë moment tani i ndjeri K.R., i cili ishte mbrapa sigurimit, e godet me një shishe në kokë dy herë tani të akuzuarin Pajaziti.

Sipas aktakuzës, sigurimi Gecaj vazhdimisht ia mban dorën Lekajt, kurse Pajaziti pas goditjes nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi dhe pa i menduar pasojat godet në drejtim të tani të ndjerit K.R.

“…i pandehuri Andi Pajaziti pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar për pasojat e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, shtinë me armë zjarri, me ç’rast godet tani të ndjerin K.R”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, aktakuza thotë se armën e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi ia mbante dorën duke u munduar t’ia largojë por nuk ka arritur, e Lekaj e kishte armën e drejtuar në drejtim të Pajazitit dhe shtie ndaj tij, duke i shkaktuar të akuzuarit Pajaziti lëndime të rënda në dorën e majtë.

Kurse, thuhet se vdekja e K.R., ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka çuar në shok hemorragjik, këto të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Prandaj, për këto veprime Pajaziti po ngarkohet me veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” sipas nenit 174 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, Pajaziti për shkak se në vendin e njëjtë kishte mbajtur në pronësi armën e tipit “Smith” në kundërshtim me ligjin. Andaj, po ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave./BetimipërDrejtësi/

Vendi

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Vendi

Miratohet buxheti prej mbi 161 milionë eurosh i Prishtinës për vitin 2027, VV voton kundër

Published

on

By

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e mbi 161 milionë eurove.

Pas votimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar këtë miratim si një hap vendimtar që i mundëson kryeqytetit të vazhdojë planifikimin dhe realizimin e projekteve e shërbimeve për qytetarët.

“Urime, Prishtinë! Buxheti për vitin 2027 u votua. Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka falënderuar asamblistët që mbështetën projektbuxhetin, ndërsa bëri të ditur se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Rama theksoi se pas këtij vendimi, fokusi i plotë i nivelit komunal do të jetë në zbatimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e shërbimeve si në lagjet urbane, ashtu edhe në fshatrat e kryeqytetit.

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në UBT: 20% bursë në disa nga programet kryesore

Published

on

By

Të gjithë të interesuarit që synojnë të bëhen pjesë e UBT-së, institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe platformës më të madhe arsimore e inovative në rajon — janë vetëm një hap larg fillimit të rrugëtimit të tyre akademik.

Në UBT kanë mbetur edhe pak vende te lira në disa nga programet me të kërkuara dhe inovative  të momentit, më mundësi zhvillimi në karrierë.

Më qëllim për t’i mbështetur studentët e rinj, UBT ofron 20 për qind bursë studimi për të tri vitet e akademike në programe specifike si: Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore, Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate), Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukture, Inxhinieri e Energjisë, Artet dhe Mediat Digjitale, si dhe në degën e Gjuhës Angleze.

Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – një nga sektorët më vitalë e me kërkesë të vazhdueshme globale.

Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate) – i vetmi program i këtij lloji që përgatit profesionistë për tregun dinamik të punës.

Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturës si dhe Inxhinieri e Energjisë – dy degë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe teknologjik.

Artet dhe Mediat Digjitale – për të gjithë të apasionuarit pas dizajnit, komunikimit vizual dhe teknologjive kreative.

Gjuhë Angleze – program i cili u hap dyert studentëve për karrierë e mundësi ndërkombëtare.

Përveç  në Prishtinë, kërkesë e lartë për regjistrim është shënuar edhe në kampuset rajonale të UBT-së, ku numri i vendeve të mbetura po shkon drejt përmbylljes së plotë të listave.

Veçanërisht në qytetin e Prizrenit, kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira në tre nga programet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike, Juridik, si dhe Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Gjithashtu, procesi i regjistrimeve është drejt fundit edhe për një varg programesh të tjera me karakter të lartë praktik e aplikativ, si: Sistemet e Informacionit, Inxhinieria e Mekatronikës, Studimet e Sigurisë, si dhe në programin unik Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.

UBT fton të gjithë maturantët dhe studentët e ardhshëm që të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit, të vizitojnë kampuset e UBT-së apo të aplikojnë online për të siguruar vendin e tyre në një nga universitetet më të meituruara për cilësi, infrastrukturë moderne dhe shkallë të lartë të punësimit të diplomuarve.

Continue Reading

Të kërkuara