Lajmet

Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, sipas ministrisë do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria ju fton të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./UBTNews/

Lajmet

​Përplasje PDK-LVV në KQZ për buxhetin shtesë të zgjedhjeve lokale

Published

on

By

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pati përplasje mes anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me miratimin e buxhetit shtesë për zgjedhjet lokale.

Anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, tha se mungesa e miratimit të buxhetit nga Qeveria mund të ndikojë negativisht në organizimin e zgjedhjeve.

“E kam një pyetje për ju kryetar, po shkon koha dhe buxheti akoma nuk është i miratuar sa i përket zgjedhjeve nga ana e qeverisë dhe mendoj që ju do të duhej që jeni në komunikim direkt sepse mosmiratimi i shpejtë i buxhetit rrezikon disa operacione zgjedhore, kryesisht operacione të cilat tashmë janë të reja të futura në rregulloret zgjedhore të cilat janë në shërbim të procesit, sidomos sa i përket votimit të diasporës. Mos ndarja e buxhetit me kohë mund të rrezikoj realizmin e këtyre operacioneve”, tha Gashi.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi iu kundërpërgjigj Gashit duke thënë se nuk është e vërtetë që qeveria nuk e ka ndarë buxhetin. Sipas tij, çështja qëndron te kërkesat shtesë buxhetore.

“Nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka ndarë buxhet. Për të gjitha kërkesat që kemi pasur qeveria i ka ndarë. Buxheti për këto zgjedhjeve është tashmë i ndarë. Çështja është për kërkesat shtesë buxhetore që i kemi pasur. Për kërkesat shtesë buxhetore ne e dimë kur e kemi bërë një kërkesë të tillë, nuk e di nëse i ka një javë apo 10 ditë. Duhet mbajtur institucioni jonë në komunikim për kërkesat shtesë buxhetore, të cilat ne vetë si institucion nuk i kemi planifikuar”, tha Krasniqi.

Pas kësaj, Gashi iu drejtua Krasniqit duke i thënë se “nuk je zëdhënës i qeverisë”.

“Dorën në zemër unë Hekuran Muratit si bëra pyetje këtu. Po e trajtoj si shqetësim në kuadër të këtij institucioni sepse ky buxhet. Ta kryej unë pastaj mund ta marrësh fjalën. Vetëm ta përfundoj. Shqetësimi është real…Nuk je zëdhënës i qeverisë”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Krasniqi iu referua Gashit duke i thënë se po e dezinformon publikun.

“Thatë që nuk ka ndarë qeveria buxhet, nuk është e vërtetë. Pranoje dezinformimin që e bëre. Duhet të pranosh se dezinformove publikun. Nuk është e vërtetë çfarë the. Qeveria ka ndarë që vitin e kaluar këtë buxhet. Ne kemi të drejtë ta shpenzojmë…Me mediat të caktuara që i keni dezinformuar opinionin”, tha tutje Krasniqi.

Përveç kësaj, në mbledhjen e KQZ-së u vendim për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjektet e ndryshme politike.

Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani, bëri të ditur se për këtë proces të gjithë anëtaret kanë kaluar procedurat ligjore.

“Këshilli për operacione zgjedhore ka shqyrtuar kërkesën për emërimet e anëtarëve të komisioneve komunale të zgjedhjeve që nga nominimet që kanë ardhur nga subjektet politike. Nga 222 vende të përcaktuara sipas formulës të miratuar nga KQZ-ja, 216 vende janë plotësuar nga këto nominime të ardhura nga subjektet politike. Personat të cilët i kanë kaluar të gjithë filtrat ligjor të KQZ-së dhe mekanizmave të jashtëm me të cilët KQZ-ja i dërgon për verifikim”, tha Elshani.

Në mbledhje u potencua se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë deklaruar dy koalicione, ndërsa pesë parti janë tërhequr nga gara.

“Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koaliconi “SDU-NASA (NASA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Nasa Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit.

Ndërsa, partitë politike të cilat nuk do të garojnë në zgjedhjet e 12 tetorit janë Organizata Balli Kombëtar Demokrat, Partia Demokratike e Diasporës, Partia e Drejtësisë, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Balliste.

Continue Reading

Lajmet

Sërish tërmet në Shqipëri

Published

on

By

Një tjetër tërmet sapo ka goditur Shqiërinë, pas lëkundjeve të mëngjesit.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.3 ballë, me epiqendër 11 km në veri-perëndim të Tiranës, teksa thellësia fokale ishte 10 km.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 4.4 e shkallës Rihter, në orën 05:04 minuta. Tërmeti ka pasur epiqendrën e tij pranë Kamzës dhe Krujës me një thellësi prej 5 kilometrash.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRrE-së

Published

on

By

Për herë të parë në Kosovë, një biznes ka arritur të marrë masën e sigurimit ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Vendimi është marrë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, Departamenti për Çështje Administrative më 19 qershor 2025.

Ankesa në Gjykatë ishte dorëzuar nga avokati Agron Selimaj nga Prishtina.

KosovaPress ka siguruar edhe aktvendimin e Gjykatës, në të cilën thuhet se sipas aktvendimit të datës 19 qershor 2025, Gjykata Komerciale, Departamenti për Çështje Administrative, ka miratuar kërkesën e paditësit, duke aprovuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së të datës 03.06.2025. Ky njoftim ndalonte paditësin të shfrytëzonte furnizimin nga shërbimi universal.

Gjykata, ka vendosur që ekzekutimi i këtij njoftimi të pezullohet deri në marrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.

Përveç këtij rasti, kundërshtime ndaj vendimit të ZRrE-së kanë bërë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK), Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe disa biznese të tjera.

Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji kishte njoftuar përmes një komunikate se bordi ka caktuar subjektin juridik KEK – si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë mujore, nga 31.08.2025 deri më 31.01.2026.

ZRrE ka shtyer afatin për lidhjen e kontratave pas protestave të bizneseve të Kosovës që kundërshtuan liberalizimin e tregut energjetik, transmeton KosovaPress.

Bizneset e Kosovës kishin organizuar protestë kundër vendimit të ZRrE, pasi sipas përfaqësuesve të bizneseve një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi të rënduar në Kosovë.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji./kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret të dërguarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.

Në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe roli i mbështetjes norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të Norvegjisë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se kjo përkrahje ka qenë dhe mbetet thelbësore për avancimin e vendit drejt strukturave euroatlantike.

Ajo nënvizoi po ashtu rëndësinë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës dhe të ecë me hapa të sigurt në rrugën e integrimit.

Gjatë takimit u trajtuan edhe çështje të tjera me interes të përbashkët, ndërsa të dy palët riafirmuan vullnetin për të forcuar më tej partneritetin mes Kosovës dhe Norvegjisë.

Continue Reading

Të kërkuara