Lajmet

Më 11 dhe 12 nëntor intervistohen kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së

Të enjten më 11 nëntor, intervistimi do të fillojë në ora 09:00 deri në 16:00 nëse nuk ka seancë të Kuvendit.

Published

on

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së ka marrë vendim që me 11 dhe 12 nëntor të bëhet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Të enjten më 11 nëntor, intervistimi do të fillojë në ora 09:00 deri në 16:00 nëse nuk ka seancë të Kuvendit, por në rast se ka seancë plenare atëherë intervisitim do të fillohet të premten. Por nëse procesi do të përfundojë, intervistat do të kryhen edhe ditën e hënë.

Fillimisht kryetari i këtij Komisioni, Armend Zemaj, ka rekomanduar shqyrtimin e disa ankesave që kishin të bënin me mungesën e disa prej dokumenteve nga kandidatët.

Njëri nga kandidatët Fatmir Salihu ishte përjashtuar nga lista për shkak se ka familjarë të punësuar në RTK, por i njëjti ka thënë se interpretimi i këtij Komisioni është gabim.

Pas diskutimeve e sipër u vendos që Fatmir Salihu të ftohet në intervistë dhe të shihet pastaj situata tutje.

Besnik Aliu, kandidatë tjetër poashtu ka paraqitur ankesë pasi pozita e tij në QKMF i’a lejon një gjë të tillë.

Pas diskutimeve të deputetëve prezent lidhur u vendos që dy prej aplikantëve të ftohen si shkak i afatit të skaduar të certifikatës së lindjes.

Diskutime të shumta ndërmjet tyre ka pasur në të shumtën e rasteve lidhur me interpretimet ligjore për çka me kërkesë të nënkryetares Saranda Bogujevci u vendos që të ftohet një interpretues ligjor për faktin që të mos kenë keqkuptime.

lajme

Kuvendi mban seancë sot: Në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, ku pritet të shqyrtohen marrëveshje ndërkombëtare, mocioni për energjinë elektrike si dhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është interpelanca e thirrur për ministrin Vitia lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e vdekjes së pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi. Po ashtu, deputetët do të diskutojnë edhe mocionin përmbajtjesor mbi planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend.

Gjatë kësaj seance, në votim pritet të hidhen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik penal: tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë (për ekstradimin, transferimin e të dënuarve dhe ndihmën e ndërsjellë juridike) si dhe traktati për ndihmë juridike ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës. Në rend dite mbetet edhe miratimi i Propozim-Programit të Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca e mbyllur ndaj Jeton Sylajt për rastin e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë mban sot shqyrtimin fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj.

Seanca gjyqësore, e cila nis në orën 11:00, do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe mediave, në bazë të vendimit të marrë nga gjykata më 10 nëntor, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Përjashtimi i publikut ka për qëllim mbrojtjen e jetës private dhe familjare të palëve të përfshira në procedurë, me fokus të veçantë te mbrojtja e privatësisë dhe interesit të fëmijës së mitur. Gjatë kësaj seance pritet të shqyrtohen deklarimet e palëve, raportet psikologjike, bashkëbisedimet me fëmijën si dhe video-incizimet që janë pjesë e shkresave të lëndës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara