Lajmet

Më 1 shtator, Dhurata Hoxha dhe të tjerët do të dalin në gjykatë për korrupsion

Published

on

Më 1 shtator pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Në rastin ku e pandehur është DH.H. etj, shqyrtimi fillestar është caktuar të mbahet me datë 01.09.2021 në ora 10:00”, ka thënë Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Ky rast do të gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Ndryshe, aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Lajmet

Limaj: Ka lëvizje, të shohim se si po shkojnë zhvillimet në seancë

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se fillimisht do të shohin se si po shkon seanca  marr parasysh lëvizjet e fundit që kanë ndodhur.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në përpjekjen e dymbëdhjetë për konstituimin e institucionit ligjvënës.

Derisa partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes partisë që doli e para në zgjedhje (koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa) dhe të tjerave (PDK, LDK dhe AAK), lidhur me emrin e kryetarit të Kuvendit. Kjo situatë ka bërë që 11 seanca të mëparshme të dështojnë.

Për të zhbllokuar situatën, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i ‘shtrirë dorën’ për bashkëpunim dhe duke propozuar hyrjen në një koalicion qeverisës.

Ndërkaq, Abdixhiku i është përgjigjur Kurtit gjatë ditës së djeshme përmes një letre, në të cilën propozon formimin e një qeverie tranzicionale me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në vend.

Limaj i pyetur nëse do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku tha shkurt se prej fillimit janë deklaruar pro takimeve.

Të shohim se si po shkojnë zhvillimet në seancë, a ka lëvizje, të shohim çfarë lëvizje. Nuk do të thotë se të gjitha lëvizjet shkojnë në drejtim të duhur  por megjithatë ka një lëvizje… Ka pasur letra prej pardje, ka pasur komunikime me letra… E kemi thënë prej fillimit, jemi për takime”, tha ai para fillimit të seancës konstituive.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj  theksoi se do ta jap një deklarim më të gjatë për medie pas përfundimit të seancës.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane në Tiranë mesazh për zgjedhjet e 11 majit

Published

on

By

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që të votojnë pa frikë.

Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Më 11 maj Shqipëria voton për zgjedhjet e përgjithshme nga do të dalë Parlamenti dhe qeveria e re.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 12-të

Published

on

By

Deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës edhe në përpjekjen e 12-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së, sërish insistoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ndodh përmes votimit të fshehtë.

Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë emrat për formimin e komisionit verifikues, mirëpo PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK dhe Nisma nuk iu përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill dhe procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit pasi LVV-ja nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për kandidaten e tyre Albulena Haxhiu.

Seanca u ndërpre dhe Dehari tha se vazhdimi do të bëhet më 9 maj.

Continue Reading

Lajmet

Osmani nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Brunei

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është nderuar me Urdhrin e Familjes Mbretërore “Datin Laila Utama”, gjatë vizitës shtetërore në Sulltanatin e Bruneit Darussalam, njoftoi Presidenca e Kosovës të mërkurën më 7 maj.

Ky urdhër u jepet tradicionalisht udhëheqësve të huaj ndërkombëtar.

Me këtë nderim, Presidentes Osmani i është dhënë gjithashtu edhe titulli honorifik “Datin Laila Utama”, i cili bart një nder të veçantë në protokollin shtetëror të Bruneit”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e pranimit, Osmani tha se ky është një simbol i fuqishëm i “respektit të ndërsjellë dhe i miqësisë që po ndërtohet në mes dy popujve”.

Ky Urdhër dhe ky titull nuk është vetëm një vlerësim për mua, por mbi të gjitha një nderim për popullin e Kosovës. Jam thellësisht mirënjohëse për mikpritjen dhe respektin e treguar nga Sulltani dhe populli i Bruneit”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, këtë Urdhër mbretëror dhe titull prestigjioz e kishte marrë më parë edhe Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar.

Continue Reading

Të kërkuara