Sport

McGregor: Dua që të gjitha arritjet e mia të vihen në radhë si në një film

Published

on

Conor McGregor do të përballet me një kundërshtar serioz, si Dustin Poirier në mëngjesin e së dielës, diku rreth orës 04:00.

Objektivi është vetëm fitorja për të harruar humbjen e rëndë të pësuar në duelin me Khabib Nurmagomedov në vitin 2019.

McGregor dhe Poirier janë sfiduar mes tyre edhe në vitin 2014, në atë rast “The Notorious” triumfoi.

Kanë kaluar 7 vjet, por irlandezi ndihet ende në formë.

“Ndihem sikur sapo kam filluar. Të gjithë më thonë: hej, Conor, ke bërë atë që mund të bëje, je më i pasur se Dana White, çfarë bën këtu?. Dua të jem, dua të dhuroj spektakël. Jam i ri dhe kam pasur gjithçka: para, xherdanë të artë, famë. Por dua më shumë. Dua që të gjitha arritjet e mia të vihen në radhë si në një film, që një ditë, kur të jem ulur me djalin tim, të mendoj të kaluarën dhe të shijoj jetën” – tha McGregor.

“The Notorius”, gjithsesi, ruan respekt për kundërshtarin e tij amerikan.

“Poirier është një kundërshtar i madh, por unë jam kampion i dyfishtë dhe një kampion i dyfishtë i mposht dy herë rivalët e tij. Khabib? Gjërat shkuan në personale. Ka kaluar shumë kohë, por beteja mes meje dhe tij nuk ka përfunduar. Sporti nuk duhet të përfundojë. Unë nuk e kam pishman, nëse ai nuk do, nuk e ndjek. Ndërkohë, jam kthyer te peshat e lehta” – u shpreh ai.

Sport

Pulisic drejt rinovimit me Milanin, kontratë deri në vitin 2031

Published

on

By

Christian Pulisic pritet të vazhdojë aventurën e tij te Milani, pasi klubi italian është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me futbollistin amerikan.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll “AS”, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë te kuqezinjtë deri në vitin 2031.

Marrëveshja e re parashikon edhe rritje të pagës, me Pulisicin që pritet të përfitojë rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e amerikanit skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa drejtuesit e Milanit synojnë ta sigurojnë qëndrimin e tij afatgjatë në skuadër.

Pulisic iu bashkua Milanit në vitin 2023 nga Chelsea dhe që atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e repartit ofensiv.

Në edicionin aktual të Serie A, ai ka regjistruar dy gola dhe një asistim në gjashtë paraqitje.

Rinovimi i mundshëm i kontratës dëshmon besimin e klubit italian te futbollisti amerikan dhe rëndësinë e tij në planet e ardhshme të skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova ndër golashënuesit më të mirë të Juventusit, pavarësisht minutazhës së kufizuar

Published

on

By

Juventusi po përballet me vështirësi në repartin ofensiv këtë edicion të Serie A, duke u renditur në vendin e 13-të për numrin e golave të shënuar, me vetëm 11 realizime në nëntë ndeshje.

Pavarësisht hapësirës së kufizuar në fushë, futbollisti kosovar Edon Zhegrova është ndër lojtarët më efikasë të skuadrës italiane.

Zhegrova dhe mbrojtësi Bremer kryesojnë listën e golashënuesve të Juventusit me nga dy gola, ndërsa Conceicao, Douglas Luiz, Gatti, Kolo Muani, Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe McKennie kanë realizuar nga një herë.

Sipas mediumit “Goal”, shqetësuese mbetet forma e sulmuesve të Juventusit, të cilët së bashku kanë shënuar vetëm një gol në nëntë xhirot e para. Kolo Muani ka realizuar një herë, ndërsa Woltemade ende nuk e ka gjetur rrugën drejt rrjetës.

Mediumi ka kritikuar dyshen sulmuese, duke theksuar se nëse vazhdojnë me këtë ritëm, mund të mbahen mend si një nga dyshet më të dobëta në historinë e klubit.

Ndërkohë, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe një asistim në vetëm 185 minuta lojë, të shpërndara në shtatë paraqitje.

Edhe pse nuk ka pasur minutazh të madh, reprezentuesi i Kosovës vazhdon të dëshmojë efikasitetin e tij, duke kryesuar listën e golashënuesve të “Zonjës së Vjetër” së bashku me Bremerin.

D.L

Continue Reading

Sport

Hoffenheimi eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Asllani shënon, Avdullahu gabon nga penalltia

Published

on

By

Hoffenheimi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes ndaj Holstein Kielit, skuadër e kategorisë së dytë gjermane, me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja përfundoi 1:1 në kohën e rregullt, me të dy golat që u shënuan gjatë pjesës së parë. Baraspesha vazhdoi edhe pas vazhdimeve, duke bërë që fituesi të përcaktohej përmes penalltive.

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për 2:2. Ndërkohë, mesfushori Leon Avdullahu nuk arriti të shënonte penalltinë që do të barazonte rezultatin në 3:3, duke i dhënë përparësi skuadrës vendase.

Penalltinë vendimtare për Hoffenheimin e humbi Mats Rots, duke vulosur eliminimin e skuadrës së Bundesligës.

Avdullahu ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa Asllani u aktivizua në fillim të pjesës së dytë.

Në këtë përballje mungoi mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, për shkak të lëndimit, ndërsa mbrojtësi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Leon Parduzi, ishte në fushë deri në minutën e 103-të.

Kështu, Hoffenheimi i jep fund rrugëtimit në Kupën e Gjermanisë, ndërsa Holstein Kieli siguron kalimin në fazën tjetër të garës.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova nis kualifikimet për Evropianin 2028, Ostlund publikon listën e lojtarëve

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të nisë javën e ardhshme rrugëtimin kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2028, ku do të përballet me kundërshtarë të fortë në Grupin 4.

Kosova është pjesë e grupit së bashku me Hungarinë, Ishujt Faroe dhe Malin e Zi, ndërsa dy ndeshjet e para do t’i zhvillojë ndaj Ishujve Faroe dhe Hungarisë.

Selektori Jesper Ostlund ka publikuar të mërkurën listën e lojtarëve të ftuar, duke pranuar se Kosova hyn si autsajdere në këto përballje.

Ndeshja e parë zhvillohet më 4 nëntor, nga ora 20:00, në Torshavn ndaj Ishujve Faroe, ndërsa më 8 nëntor, nga ora 17:15, Kosova do të presë Hungarinë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

“I fillojmë kualifikimet për Kampionat Evropian duke u përballur me dy kundërshtarë vërtetë të fortë si Ishujt Faroe dhe Hungaria. Jemi autsajderë të mëdhenj në të dy ndeshjet, por natyrisht shpresojmë të paraqitemi mirë, ndërsa do të bëjmë çdo gjë për të befasuar këto Kombëtare”, ka deklaruar Ostlund për Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Kosova do të përballet edhe me mungesa të rëndësishme, pasi kapiteni Valon Dedaj dhe organizatori Leonard Gegaj nuk do të jenë pjesë e grumbullimit. Gegaj mungon për shkak të lëndimit.

Në anën tjetër, pas një periudhe të gjatë, në përfaqësuese rikthehet Endrit Abdullahi, i cili aktualisht luan në Suedi.

“Për fat të keq na mungojnë dy organizatorët e lojës, Leonard Gegaj dhe Valon Dedaj, që e bënë këtë grumbullim goxha sfidues. Në anën tjetër e mirëpresim fundorin Endrit Abdullahi, që po luan shumë mirë aktualisht në ekipin e tij në Suedi”, ka theksuar selektori suedez.

Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtojë të hënën drejt Torshavnit, ndërsa pas ndeshjes së parë do të rikthehet në Ferizaj për t’u përgatitur për përballjen me Hungarinë, që konsiderohet favorite e grupit.

Ostlund ka shprehur gjithashtu shpresën se tifozët kosovarë do të krijojnë atmosferë të zjarrtë në palestrën “Bill Clinton”, e cila në vitet e fundit ka qenë e mbushur në ndeshjet e rëndësishme të Kastriotit.

“Do të jetë entuziazmuese për të parë se çka mund të arrijmë së bashku. Po ashtu shpresoj për atmosferë magjike në ndeshjen tonë në shtëpi në Ferizaj. Kam qenë në atë arenë për të parë top-ndeshjet e ligës kosovare më parë dhe vërtetë shpresoj se do të jetë atmosferë e njëjtë për ndeshjen ndaj Hungarisë”, ka deklaruar Ostlund.

Dy përfaqësueset e para të grupit sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2028, ndërsa mundësi kualifikimi ekziston edhe përmes vendit të tretë.

Megjithatë, Kosova pritet të ketë një rrugëtim sfidues, duke marrë parasysh cilësinë e kundërshtarëve dhe mungesat në përbërjen e saj.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara