Lajmet

​Mbyllja e komunave paralele, Haradinaj: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë

Ajo theksoi rëndësinë që ka koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

Published

on

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka përshëndetur aksionin e organeve shtetërore për mbylljen e komunave paralele serbe në vend, duke theksuar rëndësinë që ka koordinimi me aleatët ndërkombëtarë. Por Haradinaj ka shprehur brengën se nëse kjo është bërë për lejuar Listën Serbe të operojë në Kosovë dhe për të kursyer kriminelin Milan Radoiçiq nga aktakuza, atëherë nuk është ndonjë fitore e madhe.

“Është për t’u përshëndetur fakti se aksionet (moti-të-domosdoshme) të prokurorisë e policisë për spastrimin e Republikës së Kosovës nga strukturat paralele ilegale të Serbisë duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtar – meqë ende nuk kemi asnjë kundërshtim e reagim nga shtetet e QUINT-it. Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiq nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti Lista Serbe në Kosovë, atëherë nuk e di a mund ta quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Reagimi i saj vjen pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për mbylljen e komunave paralele ilegale në Pejë, Istog dhe Klinë.

Lajmet

Haxhiu: Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak që deklaron se Kurti është i lidhur me Serbinë

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të ftojë Ramush Haradinajn për akuzat që ai ka bërë ndaj Kryeministrit Albin Kurti, se është i lidhur me Serbinë.

Haxhiu theksoi se kjo është një deklaratë e rëndë dhe kërkoi të dijë pse Prokuroria nuk e ka ftuar Haradinajn. Ajo gjithashtu ka përmendur lidhjet e Haradinajt me Serbinë dhe figura të dyshimta si Milan Radojiçiq.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

​Prokuroria ka ngritur aktakuzë në rastin e njohur “KEK”

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

Sipas njoftimit, të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

“Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori Isufaj: Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

Isufaj ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe ta shmangë retorikën që synon politizimin e drejtësisë.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie të dëshmisë është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, andaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas atë që unë di dhe që mendoj se duhet bërë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk ka informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në zyrën e Kryeministrit.

“Sistemi Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk janë për të bërë skenarë, ne punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë dhe nuk bëjmë dallime as për nga pozita as për nga emërimi. Unë nuk kam informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në zyrën e Kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë, por unë nuk e di. Në këto pesë vjet sa jam kryeprokuror i kësaj prokurorie, raste të tilla nuk ka pasur. Deklaratat denigruese dhe fyerjet ndaj prokurorëve dhe Prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin dhe sistemin e drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, ka shtuar ai

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Ftesa për Kurtin në Prokurorinë Speciale, përpjekje e vonuar

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar ftesën për kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale, duke e quajtur atë një përpjekje të vonuar dhe duke theksuar se Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë.

Sipas saj, në qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion dhe pasurim të shpejtë të politikanëve, por insistoi se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion kundër Kurtit.

Ajo gjithashtu kritikoi vonesën e ftesës për Kryeministrin në lidhje me një çështje të rezervave shtetërore, duke thënë se janë të njohura arsyet e kësaj vonese.

“Për qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses. Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj”, tha Haxhiu.

“Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qellimet ishin tashmë të qarta. Në qeverinë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme. Kurti nuk ka refuzuar dëshminë, ai ka promovuar ditë dhe datë, dhe ka ndodhur edhe më herët që të pyetet në zyrë”, shtoi Haxhiu.

Continue Reading

Të kërkuara