Lajmet

Mbrojtja e Mendimit dhe Krijimtarisë: Shënimi i Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale

Published

on

Sot, në një përhapje të gjërë ndërkombëtare, çdo cep i globit feston Dita e Pronësisë Intelektuale, një ditë e cila ngre në qendër të vëmendjes të drejtën për pronësi intelektuale dhe nevojën për të mbrojtur këtë pronësi. Aktivitetet e shumta të organizuara në këtë ditë janë të përqendruara në promovimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e pronësisë intelektuale dhe në forcimin e legjislacionit për të garantuar mbrojtjen e saj.

Pronësia intelektuale përfshin fushat e pronësisë industriale dhe të drejtat e autorit, të cilat janë të mbrojtura me ligj dhe janë shprehje e një angazhimi të përbashkët për të krijuar një mjedis të favorshëm për inovacionin dhe kreativitetin.

Që nga viti 2000, në 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shënojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale nën përkujdesjen e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI). Kjo ditë është një rast për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të adresuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me pronësinë intelektuale.

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) ka një rol kyç në promovimin e pronësisë intelektuale në nivel global. Për të shënuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, WIPO zgjedh një slogan që synon të frymëzojë komunitetin global të krijuesve dhe mbrojtësve të pasurisë intelektuale. Kjo është një rast për të theksuar vlerën e bashkëpunimit ndërkombëtar në sigurimin e vijimësisë së krijimtarisë dhe për të adresuar sfidat aktuale në fushën e pronësisë intelektuale./UBTNews/

Lajmet

Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj

Published

on

Tre persona, prej tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “falsifikim i dokumentit”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas disa muajsh hetime dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, njëri nga të ndaluarit është zyrtar në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

Të dyshuarit me inicialet F.Sh. dhe G.J., në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa D.K. dyshohet për falsifikim të dokumenteve.

Sipas hetimeve fillestare, F.Sh. dhe G.J. dyshohet se kanë lëshuar lejeqëndrime për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacion përkatës dhe duke përfituar, dyshohet, dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërkaq, D.K. dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme për t’iu mundësuar personave të tjerë aplikimin dhe pajisjen në mënyrë të kundërligjshme me lejeqëndrim në Kosovë.

Për rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe AKI-së, duke thënë se çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion apo cenim të besimit të qytetarëve do të trajtohet me seriozitet të plotë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

SHBA heton nëse Rusia ndihmoi Iranin në sulmet ndaj objekteve të CIA-s

Published

on

Shërbimet amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia e ka ndihmuar Teheranin në kryerjen e sulmeve ndaj objekteve të CIA-s, kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters katër burime amerikane.

Të paktën dy objekte të CIA-s në Lindjen e Mesme u goditën nga sulme me dronë iranianë në muajin mars.

Sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti, zyrtarët amerikanë ende nuk kanë arritur në përfundime përfundimtare lidhur me përfshirjen e mundshme të Rusisë.

Megjithatë, efikasiteti dhe saktësia e sulmeve mund të jenë tregues se Irani ka marrë nga Rusia të dhëna për shënjestrimin ose teknologji të avancuar për dronë.

Sipas raportimeve, një stacion i CIA-s i vendosur në ambasadën amerikane në Riad të Arabisë Saudite, si dhe një objekt tjetër në lindje të Irakut, u goditën gjatë këtyre sulmeve.

Disa nga burimet i thanë Reuters se janë goditur edhe objekte të tjera të CIA-s, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Duke dëshmuar para një komisioni të Senatit amerikan në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, la të kuptohet se Rusia po ndihmon operacionet ushtarake të Iranit.

I pyetur nëse Rusia dhe Kina po e ndihmojnë Iranin, Hegseth u përgjigj: “Ka mënyra në të cilat të dyja këto vende, në nivele të ndryshme, po mundësojnë atë që Irani po bën, po”. /Reuters/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 24 deri 29 gradë.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare 2–7 m/s./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Shtëpia në “Rrugën A” është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me çështjen e shtëpisë në Rrugën A, duke sqaruar se ajo është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.

Rama ka bërë të ditur se familjet që kanë banuar në këtë shtëpi janë evakuuar para dy vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut.

Sipas tij, pavarësisht se shtëpia është ndërtuar pa leje në pronë komunale, Komuna e Prishtinës ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

“Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara”, ka deklaruar Rama.

Ai u ka bërë thirrje personave që të mos hyjnë në këtë zonë, duke theksuar se ajo mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe mund të paraqesë rrezik për jetën e tyre dhe të ekipeve në terren.

Rama ka theksuar se prona komunale duhet të respektohet dhe të mbrohet sipas ligjit, njësoj si çdo pronë tjetër.

“Prona është e shenjtë. E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka thënë Rama. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara