Kulturë

Mbreti i fundit i Greqisë, Konstandini II, vdes në moshën 82-vjeçare

Konstandini II u ngjit në fron në vitin 1964 gjatë një periudhe të trazuar në historinë greke.

Published

on

Mbreti i fundit i Greqisë, Konstandini II, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, pohuan mjekët e tij.

Ai ndërroi jetë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital privat në Athinë të martën vonë, raporton Associated Press, përcjell UBT News.

Konstandini II u ngjit në fron në vitin 1964 gjatë një periudhe të trazuar në historinë greke që kulmoi me një grusht shteti ushtarak tre vjet më vonë.

Ai shpejt u detyrua të ikte jashtë vendit pas një kundër-grusht shteti të pasuksesshëm. Monarkia u shfuqizua në vitin 1973.

Konstandinit II më vonë iu hoq shtetësia greke.

Ai ishte i martuar me Princeshën Anne-Marie të Danimarkës. Çifti kishte pesë fëmijë.

Në vitin 2002, ai dhe anëtarët e tjerë të familjes morën dëmshpërblim për pronat e mëparshme në vend.

Një marinar i mprehtë, Konstandini II fitoi medaljen e artë në një ngjarje ekipore në Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë.

Ai gjithashtu shërbeu më vonë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar./UBTNews/

Continue Reading

Kulturë

Artisti kosovar Jakup Ferri nderohet në St James’s Palace

Published

on

Një moment i rrallë dhe i veçantë për artin shqiptar ka ndodhur në zemër të Londrës.

Artisti i njohur kosovar, Jakup Ferri, u takua me Madhërinë e Tij, Mbretin Charles III, gjatë një pritjeje zyrtare në St James’s Palace, një nga rezidencat më të njohura mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku Mbretëria e Bashkuar priti artistë nga e gjithë rajoni.

Në këtë event prestigjioz, Ferri u përzgjodh për të ekspozuar veprat e tij, duke përfaqësuar Kosovën përkrah artistëve ndërkombëtarë.

Në një postim në Instagram, Ferri shprehu emocionet pas takimit me monarkun britanik, duke e quajtur atë “nder të madh” dhe falënderoi British Council për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme.

I lindur në Prishtinë në vitin 1981, Jakup Ferri është një nga artistët bashkëkohorë më të vlerësuar nga Kosova. Ai njihet për stilin e tij unik dhe poetik, ku ndërthur elemente të artit popullor me vizatime naive dhe ngjyra të forta e të gjalla.

Punimet e tij përfshijnë piktura, vizatime dhe tapiceri të endura, të cilat janë prezantuar në disa nga ekspozitat dhe institucionet më të njohura ndërkombëtare, përfshirë Biennalen e Venecias 2022, Kunstmuseum Luzern në Zvicër dhe EMΣT – Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë.

Continue Reading

Kulturë

Prishtina bëhet qendër e fotogazetarisë me katër ekspozita të The VII Foundation

Published

on

Në kuadër të edicionit të sivjetëm të FOTOIST, Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë në Prishtinë, për publikun janë hapur katër ekspozita ndërkombëtare të realizuara nga The VII Foundation, një ndër organizatat më të njohura botërore në fushën e fotogazetarisë.

Ekspozitat janë vendosur në ndërtesën e Grandit dhe në Galerinë e Arteve, ku do të qëndrojnë të hapura deri më 24 tetor 2025. Ato trajtojnë tema të fuqishme si lufta, mjedisi, historia dhe identiteti shoqëror.

“A Brief Guide to Investigating War Crimes” – Ron Haviv

Fotoreporteri i njohur dhe bashkëthemeluesi i The VII Foundation, Ron Haviv, prezanton në Prishtinë ekspozitën “A Brief Guide to Investigating War Crimes”, realizuar në bashkëpunim me Global Investigative Journalism Network (GIJN).

E kuruar nga vetë Haviv, ekspozita bazohet në udhëzuesin e GIJN për gazetarët që raportojnë mbi krimet e luftës dhe përfshin imazhe të fuqishme të realizuara nga anëtarët e The VII Foundation. Përmes saj, theksohen pasojat njerëzore të konflikteve dhe rëndësia e gazetarisë hulumtuese në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare.

“Élévations” – Éric Bouvet

E hapur më 17 tetor 2025 në ndërtesën e Grandit dhe Galerinë e Arteve, ekspozita “Élévations” e fotografit francez Éric Bouvet paraqet peizazhe madhështore të Alpeve, të realizuara me teknika të fotografisë së shekullit XIX.

Qasja e ngadalësuar krijuese synon t’i ftojë vizitorët në reflektim mbi raportin mes njeriut dhe natyrës. Fotot përcjellin njëkohësisht respekt për bukurinë natyrore dhe paralajmërim për pasojat e ndryshimeve klimatike.

Kjo ekspozitë është pjesë e një nisme të përbashkët të The VII Foundation dhe Institut Français në Bosnje e Hercegovinë, mbështetur nga UNESCO përmes “Culture and Creativity for the Western Balkans”, me fokus në diskutimin mbi qëndrueshmërinë mjedisore dhe rolin e tregimit vizual.

“USA 3.0” – The VII Foundation

Në këtë ekspozitë paraqitet një projekt i gjerë i fotogazetarisë bashkëkohore, që dokumenton në kohë reale realitetin shoqëror dhe politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuratorë të ekspozitës janë Ron Haviv dhe Danny Wilcox Frazier. Pjesëmarrës janë emra si Doug Barrett, Ashley Gilbertson, Ed Kashi, Maggie Steber, Nichole Sobecki e të tjerë, që përmes fotografive ofrojnë perspektivë mbi zhvillimet amerikane e ruajtjen e kujtesës kolektive.

“MONUMENTAL: The Dome of the Rock” & “Notre-Dame de Paris” – Ziyah Gafić dhe Tomas van Houtryve

Projekti “MONUMENTAL” eksploron lidhjen mes besimit, identitetit kombëtar dhe politikës, përmes simbolikës së dy monumenteve të rëndësishme fetare: Kupolës së Shkëmbit në Jerusalem dhe katedrales Notre-Dame në Paris.

Fotografët Ziyah Gafić e Tomas van Houtryve patën qasje të rrallë në objekte kulturoro-fetare përgjatë 2019–2023, duke dokumentuar dimensionet e arkitektonike dhe historike. Ekspozita nxjerr në pah marrëdhëniet mes fesë, pushtetit e trashëgimisë në kontekst global.

Ekspozitat e këtij edicioni të FOTOIST përforcojnë pozitën e Prishtinës si qendër kulturore rajonale, ku fotografia shërben si mjet reflektimi dhe dialogu mbi sfidat bashkëkohore.

Të gjitha ekspozitat mbesin të hapura deri më 24 tetor 2025. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Rituali ideal i përgatitjes së lëkurës në moshë për një grim të qëndrueshëm

Published

on

Përgatitja e lëkurës është çelësi për një grim të përsosur, sidomos kur koha kalon dhe lëkura ndryshon.

Formulat e lehta dhe produktet e synuara ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe freskinë e grimit tuaj, duke e bërë më të lëmuar dhe natyral.

Një lëkurë e pastër dhe e shëndetshme është baza e çdo rutine grimi, pa marrë parasysh moshën. Me kalimin e viteve, rutina para aplikimit duhet të përshtatet për të ruajtur rezultatin e dëshiruar.

Përgatitja e duhur mund të bëjë ndryshimin mes një grim natyral, të përditshëm, dhe një pamjeje glamuroze për raste speciale.

Pse është e rëndësishme përgatitja e lëkurës?

Hapi i parë përcakton nëse grimi do të duket i freskët dhe i qëndrueshëm. Lëkura e hidratuar redukton dukshmërinë e rrudhave e pengon grumbullimin e produktit, përdorimi i produkteve të përshtatura me shenjat e plakjes ndihmon në mbushje, zbutje dhe mbrojtje të lëkurës.

Produktet që duhen shmangur

Pilingjet e ashpra dhe eksfoliantët fizikë që irritojnë lëkurën dhe shtojnë teksturë të panevojshme.

Kremrat e rëndë nën pudër që mund të shkaktojnë rrëshqitje të produktit.

Primerët që mbushin poret ose ato matifikues, sepse mund të theksojnë strukturën e lëkurës në moshë.

Produktet që duhen përdorur

Rituali bazë përfshin pastrim, piling të butë, hidratim dhe mbrojtje SPF.

Për lëkurën në moshë, rekomandohet përdorimi i produkteve të synuara:

Pastrues dhe piling të butë për një sipërfaqe të pastër.

Produktet me antioksidantë për ndriçim dhe mbrojtje nga radikalet e lira.

Serumet me acid hialuronik ose peptide për hidratim dhe mbushje të lëkurës.

Produkte me ceramide, peptide ose niacinamide për ushqim dhe lëmuar të lëkurës.

Qëllimi është që lëkura të jetë e ushqyer dhe gati për grim. Aplikimi shtresë mbi shtresë i formulave të lehta siguron përthithje të mirë dhe pamje natyrale. Kujdesi për zonën nën sy me krem antirrudhë është i domosdoshëm për të shmangur grumbullimin e grimit në vijat e vogla. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Miqësia, çelësi për lumturi! Takimet me shokët ulin ndjeshëm trishtimin

Published

on

Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se socializimi me miqtë, sidomos në mjedise relaksuese si “natat me shokët”, ka një efekt të rëndësishëm pozitiv mbi mirëqenien emocionale të meshkujve.

Ky kërkim nxjerr në pah se takimet e rregullta me miqtë e ngushtë ndikojnë në uljen e ndjenjave të trishtimit dhe vetmisë deri në 45%, duke përmirësuar ndjeshëm humorin dhe shëndetin mendor.

Sipas studiuesve, përfitimet nuk lidhen me konsumin e alkoolit, siç mund të mendohet shpesh, por me ndërveprimet sociale, të qeshurat dhe lidhjen e thellë që krijohet gjatë kohës së kaluar me shokët.

Këto momente aktivizojnë sistemin e shpërblimit në tru, duke çliruar endorfina, hormonin e lumturisë dhe duke ulur nivelet e hormoneve të stresit.

Studimi tregon se meshkujt që kalojnë më shumë kohë në biseda argëtuese me miqtë, përjetojnë më pak stres e ndihen më pak të vetmuar.

Ky zbulim vlen për të theksuar rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve sociale për mirëqenien emocionale dhe për të luftuar ndikimet negative të stresit dhe trishtimit.

Ekspertët rekomandojnë që, përtej rutinës së përditshme, të gjejmë kohë për takime me njerëzit që na bëjnë të ndihemi mirë, pasi këto momente sociale janë një mbështetje e fuqishme për shëndetin mendor.

Nuk është pijet që bëjnë diferencën, por lidhja dhe bashkëbisedimi i vërtetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara