Lajmet

Mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe tërheqja e mjeteve të ​Trustit

Partitë opozitare sërish kanë apeluar Lëvizjen Vetëvendosje që të votojnë “pro” tërheqjes së mjeteve të Trustit.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare. Në të parën që nis në ora 10:00 janë të planifikuara 5 pika të rendit të dytës, ndërsa e dyta nis në ora 11:00 me 20 pika të rendit të ditës. Por ajo që ngjall me shumë interes publik te seanca e dytë mbetet pika e tetë. Aty është paraparë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, që i hap rrugë tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit.

Partitë opozitare sërish kanë apeluar Lëvizjen Vetëvendosje që të votojnë “pro” tërheqjes së mjeteve të Trustit. Por partia që udhëheq e vetme dhe ka numrin me të madh të deputetëve është shprehur kundër miratimit të këtij projektligji.

“Prekja e Trust-it nënkupton prekjen e stabilitetit financiar të shtetit tonë dhe këtë nuk guxojmë ta bëjmë, në këtë situatë është mirë ta përmendim se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë Trust fare, prandaj ne synojmë dhe parimet tona janë që t’i ndihmojmë atyre që nuk kanë ndërsa ata që kanë mund t’ia dalin vetë”, tha deputetja Fitore Pacolli.

Partia Demokratike e Kosovës, si sponsorizuese e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë. Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi të votohet pro tërheqjes. Ai tha se situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë pasi çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.

“Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, tha Tahiri.

Për të lejuar tërheqjen e mjeteve të Trustit janë organizuar edhe protesta.

Para dy vitesh ishte lejuar tërheqja e menjëhershme dhe e parakohshme e 10% të kursimeve pensionale. Sipas të dhënave, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribues.

Lajmet

Numri i viktimave nga zjarri rritet në 13 në Tuzlla

Published

on

Në Qendrën Klinike të Tuzllës ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e çuar në 13 numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e pleqve në Tuzlla.

Kjo u bë e ditur sot në mëngjes nga vetë institucioni shëndetësor dhe sipas rezultateve preliminare të autopsive të kryera deri më tani, të cilat mjekët ia kanë komunikuar gojarisht Prokurorisë, 11 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes, pra helmimit nga monoksidi i karbonit.

Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur më 6 nëntor se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet në periudhën e ardhshme Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni.

“Rreth shkaqeve të zjarrit do të informojmë publikun pasi të analizohen raportet dhe gjetjet e ekspertëve dhe hetuesve”, tha prokuroria në këtë katon.

Në Tuzlla janë shpallur katër ditë zie. Gjithashtu, Drejtori i shtëpisë së pleqve në Tuzlla, Mirsad Bakalloviq, dha dorëheqjen më 5 nëntor./S.K/EO/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet në vendin e punës një person në Varosh të Ferizajt

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore gjatë punës në vendin e tij, në fshatin Varosh të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Published

on

By

Një ngjarje tragjike është regjistruar në kryeqytet, ku një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, viktima, shtetas kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar“, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

FIFA publikon nominimet për “Lojtarin më të mirë të vitit 2025”

Published

on

FIFA ka shpallur listën e lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari më i mirë i vitit 2025”.

Në mesin e emrave të njohur janë Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe bashkëlojtarët e tij të PSG-së, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha.

Nga Barcelona janë nominuar Lamine Yamal, Raphinha dhe Pedri, ndërsa nga Premier League emrat e Mohamed Salah dhe Cole Palmer të Liverpool dhe Chelsea.

Po ashtu, Kylian Mbappé dhe Harry Kane kompletojnë listën e nominimeve.

Lionel Messi mbetet lojtari më i suksesshëm në këtë kategori, duke e fituar çmimin tri herë (2019, 2022, 2023)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara