Lajmet

Mbi 803 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë

Ndërkohë që numri i të infektuarve javët e fundit ka shënuar rritje.

Publikuar

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 764 mijë e 421 doza të vaksinës. E deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani janë dhënë 68 mijë e 526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i të infektuarve javët e fundit ka shënuar rritje. Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus, e që Prishtina prinë me numrin më të lartë të këtyre rasteve me 9 mijë e 473.

Për situatën epidemiologjike me COVID-19 të enjten në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe debat parlamentar.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi nuk miratoi rekomandimet e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së për rishqyrtim të masave kufizuese për pandeminë COVID-19. Kundër këtyre rekomandimeve ishin 41 deputetë, ndërsa “pro” ishin vetëm 22.

Kujtojmë se nga 22 janari janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Në bazë të secilave gastronomia punon deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Masë tjetër që ka nxitur reagimin edhe të shteteve fqinje është hyrja në Kosovë me dozën e tretë të vaksinës ose testin PCR. 

Lajmet

Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit i bashkohet AAK-së

Publikuar

nga

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nga sot, Lulzim Behxheti ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeministri sllovak në gjendje kritike

Publikuar

nga

Autoritetet sllovake kanë konfirmuar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit, Robert Fico ishte një atentat.

“Një zëdhënës i ministrisë së brendshme sllovake konfirmon se një atentat është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, raporton BBC.

Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Plagoset kryeministri sllovak

Publikuar

nga

Kryeministri sllovak, Robert Fico mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të mërkurën dhe u dërgua në spital.

Ai u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.

Presidentja sllovake Zuzana Caputova e dënoi sulmin brutal ndaj kryeministrit.

“Jam e shokuar. I uroj shërim të shpejtë kryeministrit Robert Fico”, tha ajo./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Publikuar

nga

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Ai në një konferencë për media tha se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

Hamza tha se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë, dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa sanksionuese, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç milionave të bllokuara, ka edhe qindra miliona të tjera, të ratifikuara në Kuvend të cilat nuk janë të shpenzuara, si rezultat i paaftësisë për t’i kryer projektet në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara