Lajmet

Mbi 800 mijë viktima nga COVID-19 në botë

Published

on

Në total, 800 004 të vdekur janë regjistruar në botë nga 23 003 079 raste të deklaruara.

Amerika Latine dhe Karaibet janë rajonet më të prekura me 254 897 të vdekur dhe më shumë se gjysma e të vdekurve në botë nga COVID-19 janë regjistruar në katër vende, në SHBA me 175 416, në Brazil me 113 358, në Meksikë me 59 610 dhe Indi me 55 794.

Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është dyfishuar që prej 6 qershorit dhe më shumë se 100 000 të vdekur të tjerë janë regjistruar në 17 ditë që prej 5 gushtit.

Amerika Latine dhe Karaibet, rajone të botës më të prekura për nga numri i të vdekurve (254 897) dhe 6 575 960 raste, kanë regjistruar 17 095 të vdekur të tjerë si pasojë e COVID-19 në këto shtatë ditët e fundit.

Ndjekur nga Azi me 8 501 të vdekur, Kanadaja dhe SHBA-ja me 6 964, Europa me 2 550 të vdekur,Afrika me 2 227 të vdekur, Lindja e Mesme me 2 188 të vdekur dhe Oqeania me 99 të vdekur.

Në total, pas Amerikës Latine, Europa ka regjistruar 212 533 të vdekur për 3 681 448 raste, para Kanadasë dhe SHBA-së me 184 516 të vdekur dhe 5 749 093 raste, Azisë me 86 288 të vdekur dhe 4 410 622 raste dhe Lindjes së Mesme me 33 930 të vdekur dhe 1 389 619.

Lajmet

Gati 300 ushtarë të KFOR-it marshojnë 30 kilometra në Bondsteel në nderim të të rënëve

Published

on

By

KFOR ka njoftuar se gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, kanë marrë pjesë në Marshimin Norvegjez në Kampin Bondsteel.

Ky marshim që ka përfshirë 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.

Gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, që shërbejnë nën Komandën Rajonale – Lindje brenda misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në Marshimin Norvegjez me Pajisje në Kampin Bondsteel, Kosovë.

Marshimi përfshiu 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe paanshmërisht. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Published

on

By

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Bislimi e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke përmendur rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe përpjekjet për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Në bisedat rreth integrimit evropian, Bislimi theksoi rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe avancimin e perspektivës evropiane.

Ai nënvizoi se integrimi në BE mbetet orientim strategjik dhe aspiratë kryesore për Kosovën, duke shtuar se mbështetja qytetare për anëtarësimin në BE është më e larta në rajon.

Po ashtu, Bislimi diskutoi mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, aktualitetin në vend, situatën në rajon dhe zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Në përfundim, Bislimi falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Takimit iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti./EO

Continue Reading

Lajmet

Rama i gatshëm për takim me Kurtin e Muratin – Komuna nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, ani pse dje nuk pranuan që të jetë i pranishëm në takimin me kryetarët e sindikatave të Trafikut Urban.

Pas protestës dy orëshe të punëtorëve të transportit publik, Rama tha se gjendja e njëjtë vazhdon ende.

Ai tha se ka paralajmëruar me muaj të tërë për bllokada që po i bëhen kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Ndërkohë nesër do të mbahet seancë e jashtezakonshme në asamblenë e Komunës për të hyrat vetanake.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Në shenjë proteste punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe Luan Haradinaj.

Ata kanë bllokuar rrugën te objekti i komunës se Prishtinës dhe mbrapa teatrit.

Punetorët po kërkojnë borxhin që ua ka komuna për të paguar derivatet dhe punëtorët për të rifilluar punën.

Tash e dy ditë, është ndalur qarkullimi i transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave se e kanë bllokuar të hyrat vetanake, derisa ministri në detyrë, Hekuran Murati ka mohuar një gjë të tillë.

Continue Reading

Lajmet

Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban

Published

on

By

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.

Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare“, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Të kërkuara