Lajmet

6 të vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 159 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 13.458.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona të tjerë humbën jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 563.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 75 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 10.052, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.843.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.733 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 136.051 teste për COVID-19.

Lajmet

​Erdogan shpall qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë

Publikuar

nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpalli qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë.

Presidenti turk njoftoi anëtarët e rinj të kabinetit, pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM) dhe pas ceremonisë së betimit në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Mbetet e paqartë nëse Erdogan, i cili shpesh ndërhyn në politikat financiare, përfshirë atë të bankës qendrore, të supozuar të pavarur, do të lejojë Simsek, një ekonomist konvencional, me bindje perëndimore, të drejtojë ekonominë.

Hakan Fidan ka qenë shef i shërbimit sekret që nga viti 2010. Ai zëvendësoi Mevlut Çavusoglu, i cili është ministër i Jashtëm që nga viti 2014.

Zgjedhja e Erdoganit për të emëruar ish-shefin shërbimit sekret dhe ish-shefin e shtabit në postet e larta të sigurisë sugjeron se presidenti i rizgjedhur do të ndjekë një politikë të orientuar drejt sigurisë.

“Ish-anëtarët e kabinetit të tij do të shërbejnë si ligjvënës në parlament”, tha Erdogan teksa i falënderoi.

“Ne premtojmë se do të punojmë me gjithë fuqinë tonë për të mbrojtur lavdinë e Republikës Turke dhe për të rritur reputacionin e saj në botë”, tha Erdogan në një ceremoni në pallatin presidencial në Ankara, ku morën pjesë përfaqësues nga afro 80 vende.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Njihuni me tendencat kryesore të modës për këtë verë

Ky sezon shënoi rivendosjen e thjeshtësisë në veshjet tona të përditshme, duke dëshmuar se eleganca është kulmi i luksit.

Publikuar

nga

Luks i “heshtur”

Në rast se nuk keni dëgjuar, luksi i heshtur, është shumë trendi më “in” i momentit. Ky sezon shënoi rivendosjen e thjeshtësisë në veshjet tona të përditshme, duke dëshmuar se eleganca është kulmi i luksit. The Row, Bottega Veneta dhe Savette po udhëheqin trendin e thjeshtë të luksit dhe kërkesat për to janë rritur me mbi 185 përqind, 75 përqind dhe 550 përqind.

Back to black

Pavarësisht sezonit, thjesht nuk mund të gabojmë me të zezën, është një “favoritet kryesor i modës”. E zeza nga koka te këmbët është në krye të tendencave të modës për verën. E zeza nuk është një ngjyrë që ne priremi ta lidhim me verën, por këtë sezon ajo dëshmoi mbretërimin e saj.

Fuqia e Luleve

Kjo e fundit nuk është befasi, sepse si do të ishte vera pa lulet e saj shumëngjyrëshe? Lulet për pranverë dhe verë nuk janë asgjë e re, por këtë sezon, çojini lulet tuaja në nivelin tjetër me dizajne 3-D. Kjo do të jetë gjithashtu një nga tendencat më të mëdha të modës së vjeshtës 2023 sapo temperaturat të ulen, duke e bërë atë një investim të madh për dollapin tuaj./Revistaclass

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Prigozhin kritikon sërish ushtrinë ruse dhe thotë se luftëtarët e tij mund të shkojnë në Belgorod

Prigozhin pretendon se ai e kritikoi ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm sepse “ata nuk e bëjnë punën e tyre si duhet”.

Publikuar

nga

Kreu i kompanisë ushtarake private Wagner, Yevgeny Prigozhin, shkroi në një postim në Telegram të shtunën se fraksionet e paidentifikuara të Kremlinit “po shkatërrojnë (shtetin) rus” dhe po përpiqen të mbjellin mosmarrëveshje midis tij dhe udhëheqjes çeçene dhe luftëtarëve të tij.

Prigozhin tha se një konflikt me udhëheqësin çeçen, Ramzan Kadyrov lindi, por që atëherë është zgjidhur, për shkak të kritikave të shefit të Wagnerit ndaj ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Prigozhin pretendon se ai e kritikoi ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm sepse “ata nuk e bëjnë punën e tyre si duhet”.

Prigozhin e qortoi vazhdimisht udhëheqjen ushtarake ruse gjatë betejës së rëndë në qytetin lindor të Bakhmutit, duke i akuzuar ata se nuk i kanë furnizuar me municion të mjaftueshëm.

“Ata nuk na furnizuan me predha dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë nga njerëzit e mi u vranë”, tha ai të shtunën./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Si ta përdorni mjaltin për shëndetin e lëkurës?

Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Publikuar

nga

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda. Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin. Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyejeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën. Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes. Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitamin E dhe antioksidantë. Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si të ruani cilësinë e mjaltit

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët. Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë. Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara