Lajmet

Mbi 50 vjeç, keni nevojë për këtë vitaminë

Mungesa e vitaminës B12 shkakton simptoma si këputje trupi, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësim të muskujve.

Published

on

Vitamina B12 është shumë e rëndësishme për trupin e njeriut, pasi shërben për ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së, kujdeset për humorin tonë dhe për sistemin e tretjes.

Mungesa e vitaminës B12 shkakton simptoma si këputje trupi, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësim të muskujve, ajo mund të kalojë shumë kohë pa u diagnostikuar.

Ja cilat janë disa arsyet përse mund të keni nevojë më shumë për vitaminën B12.

Jeni vegjetarian

Mënyra e vetme për ta përfshirë vitaminën B12 në dietë është duke konsumuar mish, qumësht, vezë. Nëse i shmangni produktet e kafshëve, atëherë me siguri mund të keni mungesë të vitaminës B12 (nëse nuk e merrni atë edhe me anë të suplementeve). Mungesa kronike e vitaminës B12 mund të shkaktojë zbehje të lëurës dhe dobësi.

Jeni mbi 50 vjeç

Mosha sjell me vete lirinë dhe mençurinë, por, fatkeqësisht, ajo sjell edhe shumë problematika në trup. Një ndër to është pamundësia për të zbërthyer vitaminën B12 nga dieta. Për fat të keq, shenjat e mungesës së vitaminës B12 në këtë moshë ngatërrohen shpesh pasi faji i vihet moshës. Nëse ju (ose një i afërmi juaj) jeni mbi 50 vjeç, mirë është të merrni suplemente të vitaminës B12 për të qëndruar në formë dhe të fortë.

Pini alkool rregullisht

Nëse pini çdo darkë një gotë verë, atëherë mund t’i keni të ulëta rezervat e vitaminës B12. Kjo ndodh sepse mëlçia luan një rol kyç në ruajtjen e vitaminës B12. Prandaj, shijojeni një gotë verë në darkë me miqtë, por mos harroni të merrni vitaminën B12 kur të ktheheni në shtëpi.

Merrni ilaçe për refluksin acid

Edhe nëse keni pasur ulcerë në të shkuarën ose merrni ilaçe për të, problemet në stomak dhe ilaçet që trajtojnë ato pengojnë trupin të zbërthejë vitaminën B12. Prandaj mjekët sugjerojnë se nëse po trajtoheni për refluks acid, të merrni edhe vitaminë B12.

Jeni diagnostikuar me diabet ose ndonjë sëmundje tjetër autoimune

Problemet e sheqerit në gjak dhe sëmundje të tjera, si Hashimoto ose lupus, pengojnë trupin të përthithë vitaminën 12. Edhe nëse jeni konsumues i rregullt i mishit, duhet përsëri të merrni suplemente të vitaminës B12 që të jeni të shëndetshëm.

Mungesa e vitaminës B12 lidhet me një sërë diagnozash të frikshme. Nivelet e ulëta të saj rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës, depresionin dhe problemet me ankthin, si dhe probleme me shëndetin mendor, si alzajmeri apo autizmi.

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara