Lajmet

Mbi 50 kërkesa në ditë për rezonancë magnetike në Radiologji

Mbi 10 mijë persona i janë nënshtruar Rezonancës Magnetike (MRI), derisa janë kryer mbi 18 mijë Tomografi të Kompjuterizuara.

Published

on

Rreth 150 mijë pacientë kanë kryer ekzaminime në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në nëntor të vitit 2023. Mbi 10 mijë persona i janë nënshtruar Rezonancës Magnetike (MRI), derisa janë kryer mbi 18 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT). Ndërkaq kjo klinikë merr rreth 50 kërkesa brenda ditës për MRI.

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza tha se ndër kërkesat më të mëdha për ekzaminime, janë tek rezonanca magnetike. Ajo shtoi se për të bërë një CT, maksimumi i pritjes është pesë deri në shtatë ditë.

“Klinika e Radiologjisë ka gamë të madhe të shërbimeve që ofron, duke filluar nga rëntgeni deri tek biopsitë dhe ekzaminimet tjera shtesë. Sipas statistikave në vitin 2022, kemi pasur diku 151 mijë 536 pacientë…Deri më tani i kemi 141 mijë 898 pacientë, ndërsa kërkesat më të mëdha për ekzaminime janë tek rezonanca magnetike… Në vitin 2022, në rezonancë magnetike, janë kryer gjithsej 9 mijë e 683 mijë pacientë, ndërsa vetëm për 11 muaj të vitit 2023, i kemi 10 mijë e 349 pacientë… Sa i përket CT ekzaminime, në vitin 2022, kemi pasur gjithsej 23 mijë e 751, ndërsa vetëm për nëntë muaj (2023), i kemi pothuajse 18 mijë ekzaminime… Sa i përket CT, unë mendoj që nuk është ndonjë listë e pritjes, nëse një pacientë do të pret 5-7 ditë maksimumi, unë nuk e quaj listë të pritjes, për arsye se ende që krejt Kosova ka qytete të mëdha që janë të pajisur me CT aparate, do të duhej të kryhej ende kryejmë pacientë të të gjitha komunave… Sa i përket rezonancës magnetike pritja është pak më e gjatë…çdo ditë kemi diku 40-50 kërkesa për rezonanca magnetike”, tha Nuza.

Ndërkaq, sa i përket bërjes së biopsisë, Nuza tha se në nëntë mujorin e parë të vitit 2023, janë kryer rreth 900 ekzaminime. Ajo shtoi se Klinika e Radiologjisë, posedon tri rezonanca magnetike, derisa shtoi se njëra nga to ka mbi 15 vite që punon, për çka shpreson se do të zëvendësohet me një aparat të ri.

Drejtoresha e Radiologjisë vuri në theks edhe nevojën për rritjen e stafit në këtë klinikë.

“Sa i përket biopsive për nëntëmujorin e këtij viti dhe 12 mujorin e 2002. Gjithsej janë kryer 1288 2022-tën, ndërsa rreth 900 janë bërë vetëm në nëntë mujorin e parë…Klinika e Radiologjisë i posedon tri rezonanca magnetike, njëra ka 15 vite që punon dhe atë në dakordim me drejtorinë e kam paraparë që do duhet të zëvendësohej, e kemi mbështetjen e tyre dhe shpresojmë në realizmin e premtimeve… Jemi në vazhdimësi në trajnimin e stafit për ngritjen e shërbimeve terciare, në rritjen e numrit stafit, duhet ketë sa më shumë staf nëse merremi me diagnostika më specifike siç është Qendra e Strokut”, potencoi Nuza.

Ndërkaq për vitin 2024, Nuza tha se presin që të fillojë së funksionari Qendra e Strokut, si dhe të rrisin shërbimet e nivelit terciar që i takojnë Klinikës së Radiologjisë. Qendra e Strokut është një strukturë shëndetësore që ofron kujdes dhe trajtim të specializuar për pacientët që kanë pësuar një goditje të trurit, e cila njihet si “strok”.

“Ndërtesa është pak më e vjetër se janë spitale më të tjera, ndërsa në Klinikën e Neurologjisë dhe në Klinikën e Pediatrisë janë kushtet më të mira, se janë ndërtesa të reja… Klinika e Radiologjisë sa i përket vitit 2024, përveç shërbimeve të cilat veç i ofron, do të urojmë që të fillojë Qendra e Strokut, të jetë një qendër me një numër shumë më të madh të mjekëve që do të merren me Strokun dhe ta mbulojnë komplet shërbimin… Të ngrisim shërbimet e nivelit terciar, që i edhe i takojnë Klinikë së Radiologjisë”, theksoi Nuza.

Rëntgen aparatet e parë në Kosovë kanë arritur pas Luftës së dytë Botërore. Tuberkulozi i mushkërive në Kosovë është konsideruar si problem i madh, ku pas Luftës së Dytë Botërore fillojnë të arrijnë rëntgen aparatet e para të asaj kohe. Ndërkaq radiologët e parë shqiptarë në Kosovë arrijnë pas vitit 1967, siç ishte Eshref Biçaku në Prizren, kurse radioterapeuti i parë në Kosovë ishte Xhavit Bicaj.

Ndërsa, rëntgen teknikët e parë të shkolluar në Zagreb, vijnë në Kosovë pas vitit 1954, e që në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, në vitet 1982-1984 janë shkolluar tri gjeneratat e para të rëntgenteknikëve.

Provimi i parë specialisik për radiolog në Kosovë është dhënë në vitin 1987. Shërbimi i Radiologjisë ngritet në nivelin e Klinikës së Radiologjisë në vitin 2013 me Statutin e ri të QKUK-së.

Lajmet

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

 

 

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Teknologji moderne dhe shërbime të shumta mjekësore nën një çati në United Hospital

Published

on

By

Me një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, pajisje moderne diagnostikuese dhe kujdes shëndetësor gjatë 24 orëve, United Hospital synon të ofrojë qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore për qytetarët e Kosovës. Nga diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve, deri te ndërhyrjet kirurgjike dhe kujdesi intensiv, institucioni ofron shërbime në disa fusha të mjekësisë, duke vënë në fokus nevojat e pacientëve.

Qasja në shërbime shëndetësore cilësore, diagnostikimi në kohë dhe trajtimi profesional janë ndër faktorët më të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Në këtë drejtim, United Hospital ofron shërbime të shumta mjekësore, duke synuar t’u mundësojë pacientëve qasje në diagnostikim dhe trajtim të specializuar në një institucion të vetëm.

Me lokacion në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, në kilometrin e shtatë, spitali ofron shërbime emergjente, diagnostikuese, terapeutike dhe kirurgjike, me synimin për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme shëndetësore të qytetarëve

Një ndër fushat me rëndësi të veçantë është diagnostikimi mjekësor, ku përmes shërbimeve të radiologjisë dhe tomografisë së kompjuterizuar (CT), pacientëve u ofrohen mundësi për ekzaminime të specializuara. Sipas informacionit të publikuar nga spitali, pajisjet CT mundësojnë kryerjen e ekzaminimeve me deri në 40 për qind më pak rrezatim, varësisht nga lloji i ekzaminimit dhe protokolli i përdorur.

Krahas diagnostikimit, United Hospital ofron shërbime në disa specialitete mjekësore, përfshirë kardiologjinë, hematologjinë, nefrologjinë, gastroenterologjinë dhe pulmologjinë. Këto shërbime synojnë të mbështesin diagnostikimin, trajtimin dhe përcjelljen e pacientëve me probleme të ndryshme shëndetësore.

Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e spitalit zënë edhe shërbimet kirurgjike. Sipas të dhënave të publikuara nga institucioni, ato përfshijnë kirurgjinë e përgjithshme, kardiokirurgjinë, ortopedinë, kirurgjinë vaskulare, pediatrike, gjinekologjinë, urologjinë, otorinolaringologjinë (ORL), kirurgjinë maksilofaciale dhe atë torakale.

Përveç shërbimeve për të rriturit, spitali ofron edhe shërbime të neonatologjisë dhe pediatrisë, të dedikuara për kujdesin ndaj të porsalindurve dhe fëmijëve. Këto fusha kërkojnë vëmendje të veçantë profesionale, pajisje të përshtatshme dhe qasje të individualizuar ndaj nevojave të pacientëve më të vegjël.

Disponueshmëria e shërbimeve emergjente, laboratorike dhe e kujdesit intensiv gjatë 24 orëve përbën një element të rëndësishëm të ofertës së institucionit. Në rastet kur nevojitet vlerësim i shpejtë mjekësor, qasja në shërbimet përkatëse dhe koordinimi ndërmjet ekipeve shëndetësore mund të jenë vendimtare për trajtimin e pacientit.

Çmime të përballueshme dhe qasje më e lehtë në shërbime shëndetësore
Përballueshmëria financiare është një çështje e rëndësishme për qytetarët që kanë nevojë për kontrolle, analiza laboratorike, ekzaminime diagnostikuese apo trajtime të specializuara. Në këtë kontekst, ofrimi i shërbimeve me çmime të përballueshme mund të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare për pacientët dhe familjet e tyre.

United Hospital e paraqet ofrimin e shërbimeve shëndetësore me çmime të arsyeshme si një nga përparësitë e tij. Për pacientët, rëndësi të veçantë ka që kostot e ekzaminimeve dhe trajtimeve të jenë të qarta, në mënyrë që ata të mund të informohen dhe të marrin vendime të përgjegjshme për shëndetin e tyre.

Në të njëjtën kohë, cilësia e kujdesit shëndetësor nuk përcaktohet vetëm nga çmimi apo teknologjia. Ajo lidhet edhe me profesionalizmin e personelit, sigurinë e pacientit, saktësinë e diagnostikimit, komunikimin me mjekun dhe vazhdimësinë e kujdesit gjatë trajtimit.

Për këtë arsye, zhvillimi i shërbimeve të specializuara dhe krijimi i mundësive për diagnostikim e trajtim në kohë janë elemente me rëndësi për përmirësimin e qasjes së qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

Kontributi në shëndetin e popullatës

Institucionet shëndetësore që investojnë në shërbime diagnostikuese, trajtim të specializuar dhe kujdes të vazhdueshëm mund të luajnë rol të rëndësishëm në plotësimin e nevojave shëndetësore të popullatës. Në këtë aspekt, gama e shërbimeve të ofruara nga United Hospital synon t’u mundësojë pacientëve që të gjejnë zgjidhje për nevoja të ndryshme mjekësore brenda të njëjtit institucion.

Një qasje e tillë mund të lehtësojë organizimin e kontrolleve, koordinimin ndërmjet specialiteteve dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të pacientëve. Veçanërisht e rëndësishme është që qytetarët të kenë qasje në informata të sakta për shërbimet, çmimet, përgatitjen e nevojshme për ekzaminime dhe procedurat e trajtimit.

Përtej trajtimit të sëmundjeve, kujdesi shëndetësor përfshin edhe ndërgjegjësimin për parandalimin, kontrollet e rregullta dhe kërkimin me kohë të ndihmës mjekësore. Identifikimi i hershëm i problemeve shëndetësore mund të ndikojë në mundësitë e trajtimit dhe në ecurinë e sëmundjeve, prandaj qytetarët inkurajohen që të mos i neglizhojnë simptomat dhe kontrollet e rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë.

Duke ofruar shërbime në fusha të ndryshme të mjekësisë, United Hospital synon të jetë një adresë ku pacientët mund të informohen për mundësitë e diagnostikimit dhe trajtimit, sipas nevojave të tyre individuale.

United Hospital, në shërbim të pacientëve 24 orë në ditë

Përmes shërbimeve emergjente, diagnostikuese, laboratorike, kirurgjike dhe të specialiteteve të ndryshme, United Hospital synon t’u përgjigjet nevojave shëndetësore të qytetarëve në çdo kohë.

Për informata rreth shërbimeve, termineve dhe çmimeve, qytetarët mund të kontaktojnë institucionin në numrat e telefonit ose ta vizitojnë në lokacionin e tij në Prishtinë.

Telefonat: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, kilometri i shtatë, Prishtinë, Kosovë.

Shërbimet: Emergjencë, laborator, radiologji dhe CT, specialitete mjekësore, kirurgji, neonatologji, pediatri dhe kujdes intensiv.

United Hospital – kujdes shëndetësor, diagnostikim dhe shërbime të specializuara, me fokus te nevojat e pacientëve./rajonipress/

Continue Reading

lajme

UBT organizon Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Më 23 deri më 25 tetor 2026, UBT do të organizojë Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të mbledhë mbi 155 pjesëmarrës dhe do të prezantojë më shumë se 50 punime shkencore me fokus në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Programi shkencor mbulon tema të avancuara si inteligjenca artificiale, mësimi makinerik, siguria kibernetike, inxhinieria softuerike, IoT, blockchain dhe zbatimi i teknologjive inteligjente në arsim e shëndetësi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UBT, Besnik Qehaja, theksoi rolin e veçantë që kanë studentët në këtë ngjarje shkencore.

“Rreth 70% e pjesëmarrësve pritet të jenë studentë të niveleve Bachelor dhe Master, duke dëshmuar rëndësinë që UBT i kushton përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, zhvillimit të tyre akademik dhe krijimit të mundësive për prezantimin e rezultateve të hulumtimeve të tyre”, ka thënë Qehaja.

Duke folur për synimet kryesore të këtij organizimi, dekani Qehaja nënvizoi se kjo platformë shërben për të lidhur arsimin me inovacionin e ardhshëm:

“Përmes kësaj konference, UBT synon të forcojë lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, arsimit universitar dhe inovacionit teknologjik, duke krijuar një platformë për prezantimin e ideve të reja dhe avancimin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë”, shprehet Qehaja.

Konferenca do të shërbejë si një udhëkryq i rëndësishëm bashkëpunimi mes akademikëve, hulumtuesve dhe studentëve vendorë e ndërkombëtarë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore.

 

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, pjesë e Konferencës së Mjekësisë Sportive në UBT

Published

on

By

Nesër, më 21 tetor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Mjekësisë Sportive (ICSM 2026), e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference do të jetë edhe Prof. Dr. Fabio Pigozzi, President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe një nga figurat e njohura ndërkombëtarisht në mjekësinë sportive dhe shëndetin olimpik.

Pjesëmarrja e tij i jep konferencës një dimension të veçantë ndërkombëtar, duke krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe diskutim të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë.

Në kuadër të programit të konferencës, si ligjerues kryesor do të jenë:

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe President i UBT-së, me fokus në inovacionin në arsim, teknologji dhe zhvillimin e shoqërisë inteligjente.

Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Prof. Dr. Norbert Bachl, Zëvendëspresident i FIMS-it dhe specialist i fiziologjisë së ushtrimeve dhe mjekësisë sportive,

Prof. Dr. Ilir Ahmetgjekaj, profesor dhe specialist i radiologjisë;

Christian Stammel, Drejtor Ekzekutiv i Wearable Technologies;

Dr. Arian Bujupi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë.

Konferenca do të trajtojë tema kyçe që ndërlidhin mjekësinë sportive me shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe rolin e inovacionit në praktikën klinike dhe sportive. Aktiviteti është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Regjistrimi bëhet përmes Platformës Digjitale të OMK-së, ndërsa detajet e plota të konferencës gjenden në ueb-faqen zyrtare: icsm.ubt-uni.net/2026/.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara