Rajoni

Mbi 5 mijë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.

Published

on

Në muajin korrik të këtij viti, Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës është vizituar nga 1371 vizitorë vendas. Numri i turistëve të huaj është më i lartë, duke arritur në 3165, dhe vizitorë online grup 447 persona, pra në total 5614 vizitorë.

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në të gjenden objekte që i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari i IV para Krishtit e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Muzeu Historik Kombëtar është i ndarë në pavijone: Pavijoni i Lashtësisë, Pavijoni i Mesjetës, Pavijoni i Rilindjes Kombëtare, Pavijoni i Pavarësisë, Pavijoni i Ikonave, Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Pavijoni i Terrorit Komunist. /ATSH/

Rajoni

Ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi paraqitet në SPAK

Published

on

By

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi ngjarjet e 21 janarit 2011. 

Për të njëjtën çështje, më herët janë marrë në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre në kuadër të hetimeve të rihapura.

Ngjarjet e 21 janarit mbeten një nga episodet më të rëndësishme politike në Shqipëri, kur gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste u vranë katër qytetarë, duke shkaktuar debate dhe kërkesa të vazhdueshme për drejtësi.

SPAK po vijon me marrjen e dëshmive dhe procedurat hetimore për të zbardhur përgjegjësitë institucionale dhe individuale të asaj dite.

Continue Reading

Rajoni

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme./S.K/KP/Rtsh/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria mes vendeve më të zhvilluara me nismën “Cashless Albania 2030”

Published

on

Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike (cash), me nisjen e nismës “Cashless Albania 2030”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se transformimi ekonomik dhe digjital i vendit, që pritet të nisë në fillim të vitit 2026, mbështetet në tri shtylla kryesore: rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, uljen graduale të transaksioneve me para në dorë dhe modernizimin e infrastrukturës financiare për të nxitur një ekonomi më formale, transparente dhe konkurruese.

Modeli që synon të ndjekë Shqipëria është i ngjashëm me praktikat e vendeve më të përparuara në botë në këtë fushë.

Suedia konsiderohet shembulli më i avancuar i ekonomisë “cashless”, me vetëm 1% të transaksioneve që realizohen me para fizike. Norvegjia është një tjetër vend europian ku përdorimi i cash-it është në nivelet më të ulëta, ndërsa bankat kanë reduktuar ndjeshëm shërbimet me para në dorë.

Në Azi, Singapori është ndër modelet më të suksesshme, me një ekosistem të konsoliduar të pagesave të menjëhershme dhe përdorim të gjerë të QR-kodit të unifikuar kombëtar.

Ndërsa Holanda dhe Danimarka në Europë kanë standardizuar pagesat digjitale, duke i bërë ato dominueset kryesore në transaksionet e përditshme.

Sipas ministres Ibrahimaj, “Cashless Albania 2030” do të vendosë Shqipërinë në të njëjtën linjë zhvillimi me këto vende, përmes politikave që synojnë të lehtësojnë shërbimet financiare, të rrisin sigurinë dhe të luftojnë ekonominë informale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi pjesëmarrës në ceremoninë e ndezjes së dritave në Crown të Texas-it

Published

on

Më 2 dhjetor, në mbrëmje, në qytetin Crown të Teksasit u zhvillua ceremonia tradicionale e ndezjes së dritave festive, e organizuar nga Kryetari dhe Zv. Kryetari i qytetit. Në këtë aktivitet të veçantë ishte i ftuar Rektori Hajrizi, i cili mori pjesë në darkën zyrtare së bashku me përfaqësues të institucioneve lokale, komunitetit shqiptar, universiteteve shqiptare dhe Sam Houston State University, duke thelluar bashkëpunimin akademik dhe lidhjet komunitare.

Për këtë ngjarje festive, si përfaqësues dhe figurë e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan, u zgjodh z. Joe Haliti, i shpallur këtë vit “Personaliteti i Vitit” në rajon. Kontributi i tij i vazhdueshëm në jetën e komunitetit dhe roli i tij në promovimin e vlerave shqiptare janë vlerësuar gjerësisht nga autoritetet lokale dhe bashkëkombësit.

Gjatë ceremonisë, Rektori Hajrizi mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit dhe institucioneve arsimore, si dhe rolin e personaliteteve si Joe Haliti në forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe akademike ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky aktivitet shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas, duke nderuar punën dhe përkushtimin e Joe Halitit, ndërkohë që thelloi edhe më tej lidhjet mes komunitetit dhe institucioneve arsimore ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara