Lajmet

Mbi 5 mijë biznese u mbyllen, 10 mijë punëtorë humbën punën

Gastronomët kërkojnë lirim të masave ose mbështetje financiare.

Published

on

Lirimi i masave dhe lejimi i Gastronomisë të punojë deri në ora 23:00, nuk është që po përkrahet edhe shumë nga Shoqata e Gastronomisë. Këta thonë se me këtë orar kanë funksionuar me muaj të tërë, teksa thonë se kanë vështirësi së funksionuari.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca ka thënë për Ekonomia Online se 2 mijë biznese konsiderohen se janë më pak, ndërsa ka të tjerë që kanë larguar punëtorë prej pune shkaku i pandemisë. Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ketë lirim të masave ose mbështetje financiare.

“Kjo është veç një kthim i masave të kaluara. Deri në ora 23:00 kanë funksionuar me muaj bizneset e gastronomisë ani pse kanë pasur hapësirë të lirohen. Rekomandimet e OBSH  nuk janë përfill që janë marrë nga Qeveria. Nuk po themi që mos të ketë masa por po themi që masat që i vendosin të veprojmë strategjikisht që të kemi kujdes nga personat që futen brenda territorit të Kosovës që të jenë të kontrolluar dhe jo të pakontrolluar e të mbyllet një ekonomi. Edhe gastronomia ka vështirësi në likuiditet. Shumica e bizneseve kanë larguar punëtorë prej punës, kanë pasur probleme me qira dhe ka pasur dëm të madh ku 2000 biznese konsiderohet që janë më pak. Ose duhet me pas lirim ose mbështetje financiare. 10 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës. Këto të gjitha kanë ndikuar që përsëri të hasim në vështirësi në likuiditet”, tha Vrainca.

Ndërsa Diar Sada nga kafiteria “De rada”, e ka mirëpritur lirimin e masave, pasi sipas tij funksionimi deri në këtë orë i ndihmon sado pak gastronomët. Ai tutje shtoi se nëse edhe njëherë Qeveria merr vendim për masa të reja, atëherë punëtorët e këtij lokali janë të rrezikuar të humbin vendin e tyre të punës.

“Kjo është e nevojshme shumë sepse tani nuk ka rrezik që mund të infektohemi ose të kemi nevojë për masa të shtuara të mbylljes apo diçka tjetër sepse shumica e popullatës janë vaksinuar tani më dhe besoj që nuk është e nevojshme më të ndalin gastronominë ose të mbyllin lokalet më herët siç ka ndodhur deri më tani sepse është më se e nevojshme sidomos për ne të vazhdojmë punën si zakonisht siç kemi punuar deri në orën njëmbëdhjetë, dhe besojë që nuk do të marr masa të tjera Qeveria, sepse kështu nuk mund të vazhdojmë. Tek ne nuk kanë humbur asnjë punëtorë vendin e punës sepse kemi zvogëluar orarin e punës si të para ditës po ashtu edhe të pas ditës dhe nuk kemi asnjë punëtorë që ka humbur vendin e punës, por nëse vazhdohet ashtu me masa Qeveria të jap masa të tjera ne mund ta rrezikojmë vendin e punës, po ashtu edhe zvogëlohet puna”, tha Sada.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara