Lajmet

OBSH: Koronavirusi ndërpreu ofrimin e kujdesit shëndetësor në 92% të vendeve

Shërbimi i ambulancës është përkeqësuar në krahasim me anketën e mëparshme.

Published

on

Çrregullime në ofrimin e shërbimeve bazë shëndetësore, si vaksinimi ose programet e trajtimit për sëmundje të tilla si SIDA, u raportuan në 92 për qind të 129 vendeve, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të publikuar sot.

Sondazhi, i kryer në nëntor dhe dhjetor 2021, tregon se shërbimet janë “të prekura rëndë” dhe se “pak ose aspak përparim” është bërë në krahasim me sondazhin nga fillimi i vitit 2021, tha OBSH në një deklaratë.

“Rezultatet e këtij sondazhi nënvizojnë rëndësinë e veprimit urgjent për të adresuar sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, për të rikuperuar shërbimet dhe për të zbutur ndikimin e pandemisë COVID-19”, tha OBSH.

Shërbimi i ambulancës është përkeqësuar në krahasim me anketën e mëparshme. Çrregullime në ofrimin e kujdesit emergjent u raportuan nga 36 për qind e vendeve, një rritje nga 29 për qind në fillim të vitit 2021 dhe 21 për qind në sondazhin e parë në vitin 2020.

Ofrimi i operacioneve fakultative si zëvendësimi i ijëve dhe gjurit është ndërprerë në 59 për qind të vendeve dhe mangësi në rehabilitimin dhe kujdesin paliativ janë raportuar në afërsisht gjysmën e vendeve. Sondazhi u krye në një kohë të një rritje të madhe të numrit të personave të infektuar në shumë vende për shkak të variantit më ngjitës omicron të koronavirusit, i cili ka rënduar spitalet.TCH

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara