Botë

Mbi 41 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë

Published

on

Në Francë u regjistrua rekord i rasteve të reja me COVID-19, u shënuan 41 mijë e 622 raste të reja.

Ditë më parë qeveria franceze zbatoi orën policore në Paris si dhe në disa qytete të tjera. Ndërkohë që kryeministri i Francës, Jean Castex ka kërkuar që ora policore të zgjerohet edhe në disa qytete tjera për ta parandaluar përhapjen e virusit.

“Vala e dytë është duke ardhur”, tha ai shkurtimisht para raportimit të rasteve të reja.

Edhe vendet e Evropës janë duke u përballur me rritjen e shkallës së infeksionit./UBTNews

Botë

Një nënë ruse dhe fëmijët e saj të gjetur në një shpellë indiane kthehen në shtëpi

Published

on

By

Një grua ruse që bëri bujë globale pasi u gjet duke jetuar në një shpellë në Indi me dy vajzat e saj të vogla është kthyer në vendin e saj, tha një zyrtar për BBC-në.

Nina Kutina, 40 vjeç, dhe vajzat e saj – gjashtë dhe pesë vjeç – u shpëtuan më 9 korrik nga policë gjatë një patrullimi rutinë në një pyll në shtetin jugor të Karnatakas.

Gruaja, e cila nuk kishte dokumente të vlefshme për të qëndruar në Indi, ishte dërguar në një qendër paraburgimi për të huaj së bashku me vajzat e saj.

Javën e kaluar, gjykata e lartë e Karnatakas i kërkoi qeverisë federale t’u lëshonte dokumente Kutinës dhe vajzave të saj për t’u kthyer në shtëpi./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Published

on

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan të ri paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë.

Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Ai përcakton që brenda 72 orësh Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjalla dhe mbetjet e pengjeve që besohet se janë të vdekur, në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar, shkruan BBC.

Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit i tha BBC-së se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Ai kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin një ditë historike për paqen.

Por, ai tha se Netanyahu do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të përfunduar punën e shkatërrimit të kërcënimit të Hamasit nëse Hamasi nuk pajtohet me planin.

Netanyahu më pas tha se Izraeli do ta përfundojë punën nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

​Hamasi: Rezistenca e armatosur, e drejta jonë pa shtet

Published

on

Zyrtari i Hamasit, Tahir al-Nunu tha se rezistenca e armatosur është e drejtë e popullit palestinez për sa kohë që ekziston pushtimi. Sipas tij, nëse populli palestinez çlirohet dhe krijohet një shtet palestinez, atëherë nuk do të ketë nevojë për rezistencë apo armë, dhe kjo do të jetë pjesë e entitetit palestinez.

“Tony Blair është një figurë e papranueshme për popullin tonë. Ne kemi pranuar formimin e një komiteti që nuk përfaqëson asnjë fraksion palestinez për të menaxhuar punët e Gazës pas luftës dhe nuk do të pranojmë imponimin e tutelës së huaj mbi popullin tonë”, tha al-Nunu.

“Populli ynë është plotësisht i aftë të menaxhojë punët e veta”, vazhdoi ai.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se është koha që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një “hap kritik” drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Trump propozon planin 20 pikësh për paqe në Gaza, pajtohet Netanyahu

Published

on

Presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit të tyre. Ndërsa ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu i kërkoi falje Katarit për sulmin në Doha, sipas një burimi izraelit.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se është koha që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.

“Është koha që Hamasi të pranojë kushtet e planit që kemi paraqitur sot. Ky është një Hamas i ndryshëm nga ai me të cilin kishim të bënim, sepse janë vrarë mbi 20,000 veta.”, tha Trump, duke shtuar se mund të ketë gatishmëri të re pas muajsh me viktima të rënda.

Trump pretendoi se Izraeli dhe aleatët e tjerë rajonalë kanë rënë dakord me propozimin e tij prej 20 pikash, por se ata do të duhet ende ta bindin Hamasin që ta nënshkruajë.

Më parë ai paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, SHBA-të do të mbështesin vazhdimin e ndërhyrjes së Izraelit në Gaza, shkruan CNN.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një hap kritik drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara