Lajmet

Mbi 4 mijë aksidente brenda tri muajsh, 23 të vdekur

18 aksidente ishin fatale, ku vdiqën 23 persona.

Published

on

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, me ç’rast nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në PK, prezantoi raportin dhe statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor.

Siç ka bërë të ditur ai, në tremujorin e këtij viti janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente, prej të cilave 18 ishin aksidente fatale, ku vdiqën 23 persona. Siç ka bërë të ditur ai, policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren.

“Në periudhën janar- mars 2023 janë 4248 aksidente në total, prej tyre janë 18% ose 4 raste më pak aksidente fatale se sa vitin e kaluar. Numri i përgjithshëm i aksidenteve është në rënie për 280 raste apo 6.18%, kurse numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01% apo 16 raste më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai.

Tutje, Rexhepi ka treguar se ky numër ka shënuar rënie edhe në krahasim me vitet paraprake.

“Edhe në vitin paraprak numri i aksidenteve ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2021. Ndër vite Kosova ka pasur një renië të aksidenteve, nga viti 2019 ka shënuar rënie. Për ne çdo rast është dhimbje, çdo rast mundohemi ta menaxhojmë më rregullat e policisë”, tha Rexhepi.

Ndërsa ai tha se PK po punon në përmirësimin e trafikut rrugor, parandalimin e aksidenteve dhe senzibilizimin.

“Policia e Kosovës për këtë periudhë kohore të këtij viti ka marrë shumë plane. Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha nivelet qoftë qendror apo lokal, si dhe një bashkëpunim i ngushtë ka qenë me mediat. Policia e Kosovës duke parë të gjitha objektivat dhe kërkesat për përmirësim te trafikut rrugor në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë dhe qytetarë jemi duke punuar në parandalimin e aksidenteve dhe senzibilizimin. Pothuajse të gjitha aktivitetet e planifkuara është duke i kryer me kohë, njëjtë me të gjitha vendet tjera”, deklaroi ai tutje.

Rexhepi tha se janë shqyrtuar edhe adresimet e qytetarëve, të cilat kryesisht kanë qenë për mungesën e sinjalizimit dhe nënkalimeve/mbikalimeve.

“Adresimet të cilat kanë qenë, kanë qenë të shumta, mungesa e sinajlizimit qoftë vertikal ose horizontal, shembja nga vërshimet. Mungesa e mbikalimeve ose nënkalime, është kërkuar që në Veternik të ketë një nënkalim ose mbikalim që të ndihmonte këmbësorin në kalimin e rrugës”, shtoi ai.

E zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, tha se përkundër faktit se aktivitetet kanë rezultuar pozitivisht, nuk janë ende të kënaqur e vazhdimisht punojnë për t’i vetëdijësuar qytetarët. Ai gjithashtu përmendi edhe konkursin për kadetët e rinj të akademisë policore, të cilës do t’i shtohen 450 kadetë të rinj.

“Fatmirësisht aktivitetet e policisë, fushatat e ndryshme tregojnë një rezultat, mirëpo ne nuk jemi të kënaqur. Vazhdimisht tentojmë që ta ngrisim vetëdijën. Dje e kemi bërë listën publike, sa i përket konkursit për kadetë që synojnë të shkojnë në akademi. 370 kandidatë të cilët kanë qenë në listë të pritjes për gjeneratën e 57-të, tash janë në pritje që të bëhen gjenerata e 58-të me radhë. Pritet që 450 kadetë të fillojnë më 12 prill. Në bazë të vlerësimeve dhe nevojave policore, pritet që Policia të hapë prapë konkurs për të cilin do të njoftoheni me kohë. Nga nesër, me datë 6 dhe 7, pritet që nga lista të cilën e kemi publikuar dje të vijnë policët ta nënshkruajnë kontratën, të cilën edhe ju si media mund ta shihni nga afër”, tha Kelani.

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Lajmet

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara