Aktualitet

Mbi 30 ushtarë vdesin në aksident, konvoji u përplas me kamion

Published

on

Më shumë se 30 pjesëtarë të personelit ushtarak kanë vdekur në një aksident trafiku në Turkmenistan, i thanë të mërkurën Radios Evropa e Lirë burimet e afërta me Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas burimeve, aksidenti i rëndë ndodhi afër kryeqytetit Ashgabat, të dielën e 18 korrikut, kur një konvoj ushtarak, me të cilin po udhëtonte personeli, u përfshi në një përplasje me një kamion dhe me një automjet tjetër.

Burimet komentuan pas një raportimi fillestar të së martës, në të cilin thuhet se 18 ushtarë kanë vdekur në një aksident afër Ashgabatit ose përgjatë kufirit të brishtë me Afganistanin, ku militantët talibanë po zhvillojnë luftime për të marrë nën kontroll distrikte të atij rajoni.

Për shkak se Turkmenistani, shtet goxha i izoluar, ka qeveri jotransparente që njihet për ngurrimin për të folur për medie, nuk ka qenë e mundshme që të sigurohen hollësi rreth aksidentit.

Burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak se nuk ishin të autorizuara për të komentuar, thanë se një major, një kapiten dhe një lejtnant janë në mesin e viktimave të aksidentit.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë biseduan me një dëshmitar, i cili e përshkroi skenën e aksidentit si të tmerrshme.

“Trupat dhe pjesët e kamionit ishin gjithkund. Ushtarët tjerë ishin të tmerruar. Oficerët ushtarakë urdhëruan që vendi të rrethohej. Kishte gjak gjithkund”, tha dëshmitari.

Bota

BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Published

on

By

Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vlerë 140 milionë euro, për të adresuar nevojat më urgjente në Ukrainën lindore dhe jugore.

“Financimi ka për qëllim të ndihmojë në ofrimin e ushqimit, strehimit, ujit të pastër, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes dimërore për popullatat e cenueshme në rajonet e shkatërruara nga lufta”, tha komisioni në një njoftim për shtyp.

Komisioni vlerëson se rreth 12,7 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Moldavia fqinje do të marrë 8 milionë euro shtesë për të mbështetur refugjatët ukrainas në kujdesin shëndetësor dhe arsim.

“Paketa e re e çon totalin e ndihmave humanitare të akorduara nga Komisioni Evropian në mbi 1,1 miliardë euro”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Njoftimi vjen pasi komisionerja e BE-së për Krizat, Hadja Lahbib po viziton Ukrainën ku pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Continue Reading

Bota

Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë

Published

on

By

Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më të larta të naftës, si rezultat i një raundi të ri sanksionesh amerikane ndaj sektorit të naftës dhe gazit rus. Njoftimi u bë dielën nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në tre muaj pas publikimit të lajmit mbi sanksionet.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj kompanive ruse ‘Gazprom Neft SIBN.MM’ dhe ‘Surgutneftegas’, si dhe 183 anije që kanë transportuar naftë ruse, njohur si flota në hije e Moskës.

Kjo paketë sanksionesh ka krijuar sfida të forta për Evropën Qendrore”, tha zoti Szijjarto në një video mesazh të publikuar në Facebook.

Ai tha se ulja e sasisë së furnizimit me naftë të papërpunuar do të rrisë kërkesën për lëndë djegëse të rafinuar, si benzina dhe nafta, duke rrezikuar çmimeve “shumë më të larta” në rajon.

Hungaria importon pjesën më të madhe të naftës së saj bruto përmes tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë bruto ruse në këtë vend përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu e dërgon atë edhe në Sllovaki.

Zoti Szijjarto tha se Hungaria do të nisë bisedimet me aleatët rajonalë për të zbutur ndikimin e këtyre çmimeve në ekonomi. Por ai nuk dha detaje se me cilin vend do të bisedonte Hungaria.

Continue Reading

Bota

Ukraina thotë se po merr informacione “të dobishme” nga ushtarët e kapur koreanoveriorë

Published

on

By

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (HUR) tha se dy ushtarët koreanoveriorë, që u kapën teksa po luftonin për Rusinë, po vazhdojnë të merren në pyetje.

Kievi ka thënë se është i gatshëm t’i këmbejë ata me ushtarët ukrainas që mbahen nga Moska, nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të organizojë një këmbim të tillë.

Duke folur me Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë më 13 janar, Yevhen Yerin, përfaqësues i HUR-it, tha se kapja gjallë e ushtarëve të Koresë së Veriut – hera e parë që Ukraina njofton për një gjë të tillë që kur ushtarët koreanoveriorë hynë në luftë për të mbështetur Rusinë – i ofrojnë Kievit “shumë mundësi të dobishme”.

Informacioni që mund të mbledhim nga këta individë është i rëndësishëm jo vetëm për inteligjencën operacionale, por edhe si mjet politik për të zbuluar pjesëmarrjen e ushtrisë së Koresë së Veriut në veprimet ushtarake të Rusisë”, tha ai.

Kapja e dy ushtarëve të plagosur, që u bë publike më 11 janar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ende nuk është konfirmuar as nga Moska e as nga Pheniani.

Vjeshtën e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi afër 11.000 trupa në rajonin Kursk për të mbështetur forcat ruse atje. Moska ka rimarrë afër 40 për qind të territorit, por trupat ukrainase ende kontrollojnë mbi 500 kilometra katrorë në Kursk, dhe trupat e Phenianit raportohet se po përjetojnë humbje masive.

Yerin tha se duket se ushtarët koranoveriorë po integrohen në shumë pjesë të betejës së Rusisë në rajonin e Kurskut.

Ata përdoren kryesisht si mish për top. Megjithatë, në mesin e tyre ka edhe specialistë të ndryshëm që merren me çështje të ndryshme, por në përgjithësi ata janë pjesë e këmbësorisë”, tha ai duke iu referuar ushtarëve që luftojnë në mbështetje të Rusisë.

Më herët gjatë 13 janarit, Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut tha se më shumë se 300 ushtarë koreanoveriorë janë vrarë në rajonin rus të Kurskut, ndërkaq afër 2.700 të tjerë janë plagosur.

Shërbimi i Sigurisë të Ukrainës (SUB) tha se një i burgosur, i cili u tha se ka lindur më 2005, pretendoi se besonte se po shkonte “për t’u trajnuar, jo për të luftuar kundër Ukrainës”.

Tjetri ishte detyruar të shkruante përgjigjet e tij sepse ka lëndime në nofull, tha SBU-ja. Ky ushtar tha se ka lindur më 1999 dhe ishte snajperist në ushtrinë e Koresë së Veriut.

Një nga ushtarët e kapur pretendohet se ka thënë se preferon të qëndrojë në Ukrainë sesa të kthehet në Korenë e Veriut, për shkak të frikës se do të “ndëshkohet ashpër” nga Qeveria e tij, duke thënë se me gjasë ai përballet me ekzekutim apo burgim afatgjatë.

Pjesëmarrja e Koresë së Veriut nuk ka rëndësi vetëm në fushëbetejë, por ka edhe implikime të mëdha diplomatike”, tha Yerin.

Zelensky publikisht e ka akuzuar Rusinë dhe Korenë e Veriut se po tentojnë të fshehin prova të dislokimit të ushtarëve, duke u dhënë dokumente të falsifikuara ushtarëve të Koresë së Veriut për t’i paraqitur ata si qytetarë rusë./REL/

Continue Reading

Bota

​Lituania këtë javë do të dërgojë 4500 dronë në Ukrainë

Published

on

By

Lituania ka njoftuar se gjatë kësaj jave do t’i dorëzojë Ukrainës 4500 dronë me vlerë 5 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë, Dovilė Šakalienė në platformën e mediave sociale X.

“Jam krenare të ndaj që Lituania po dërgon 4,500 dronë me vlerë 5 milionë euro në Ukrainë këtë javë,” postoi ajo.

Ajo shtoi se gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lituaneze, u miratua një procedurë e re për transferimin e aseteve shtetërore, e cila do të përshpejtojë dërgimin e ndihmës në Ukrainë.

Mijëra dronë që Lituania premtoi t’i dorëzonte Ukrainës deri në fund të vitit 2024 nuk janë dorëzuar ende. Ata qëndrojnë në magazinat e ushtrisë.

Continue Reading

Të kërkuara