Lajmet

Mbi 290 aktakuza kundër 216 zyrtarëve shtetërorë

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës në vitin që po lëmë pas ka treguar efikasitet në trajtimin e lëndëve korruptive dhe të krimeve ekonomike, duke ngritur edhe mbi 290 aktakuza kundër 216 zyrtarëve shtetërorë.

Kështu ka deklaruar kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, në konferencën e fundvitit për media, ku ka prezantuar veprimtarinë njëvjeçare të Këshillit Prokurorial të Kosovës, rezultatet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar në realizim të mandatit të tij, si dhe planifikimin për vitin 2021.

Edhe në KPK, Hyseni thotë se sfiduese ka qenë situata me pandeminë, madje ai tha se përkundër masave të marra, nga pandemia COVID-19 kanë humbur jetën 2 prokurorë.

Derisa i ka listuar të arriturat e KPK-së, kryesuesi Bahri Hyseni tha se Këshilli ka arritur të tregojë efikasitet në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

KPK nga periudhës nëntëmujore nga 263 rastet e korrupsionit të pranuar ka zgjidhur 220 raste, ndërsa te krimet ekonomike prej 261 rasteve të pranuar, janë zgjidhur 227.

“Si rezultat, sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, nga 263 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 220 raste, respektivisht ka zgjidhur 83.65% të rasteve të pranuara. Me prioritet gjatë këtij viti janë trajtuar edhe raportet penale PPN në rastet e korrupsionit ku si rezultat gjatë periudhës janar-shtator 2020, nga 199 informata PPN të pranuara, prokuroritë e Kosovës kanë trajtuar dhe përfunduar 211 Informata PPN apo 106.03% të rasteve të pranuara. Ndërsa, sa i përket krimeve ekonomike, nga 261 raste të pranuara janë zgjidhur 227 raste, respektivisht janë zgjidhur 86.97% e rasteve të pranuara. Pra, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha ai.

Kryesuesi i KPK-s, Bahri Hyseni ka folur edhe rreth aktakuzave që janë ngritur ndaj zyrtarëve shtetërorë, të cilët janë ngritur për kryerje të veprave penale korruptive. Ai tha se për ata që janë menduar që janë të fuqishëm dhe të paprekshëm e vërteta qëndron ndryshe.

Sipas tij, Prokuroria e Kosovës ka ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve e zyrtarëve shtetërorë që u takojnë të gjitha partive politike.

“Nga prokuroritë e Kosovës janë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve/zyrtarëve shtetërorë, ku shumica prej tyre janë ngritur gjatë kohës kur ata kanë qenë duke ushtruar pozita zyrtare të larta. Personat ndaj të cilëve janë ngritur këto aktakuza vijnë nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe të gjitha partitë politike. Nga këto aktakuza, 189 janë ngritur ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të nivelit lokal, ndërsa 109 të tjera ndaj atyre të nivelit qendror. Shumica e këtyre aktakuzave janë ngritur për veprat penale që bëjnë pjesë në kapitullin e veprave korruptive. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë treguar një efikasitet edhe për ata që kanë menduar se të fuqishmit janë të paprekshëm, se e vërteta qëndron më ndryshe”, tha Hyseni.

Hyseni tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë këtij viti ka kontribuar në hartimin e koncept-dokumentit për vetting, i cili tashmë i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës.

“Këshilli gjatë këtij viti ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e koncept-dokumentit lidhur me modalitetet e llogaridhënies me përfshirjen e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe përmes aktivitetit tonë në këtë grup, ka kontribuar në hartimin e këtij koncept-dokumenti që tani më është dorëzuar në qeveri. Po ashtu, këshilli ka kontribuar në mënyrë efektive përmes prokurorëve, këshillit në grupet punuese të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe përfundimisht tani Ministria e Drejtësisë e ka të gatshëm edhe këtë dokument“, tha ai.

Në vitin 2020, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorët e prokurorive themelore të Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Mitrovicës, pasi kryeprokurorëve aktualë u skadon mandati më 31 dhjetor 2020, kryeprokurorët e zgjedhur fillojnë punën më 1 janar 2021.

Këshilli gjatë vitit 2020 ka finalizuar vlerësimin e performancës për 51 prokurorë, me ç’rast janë vlerësuar 28 prokurorë me mandat të përhershëm, 22 prokurorë me mandat fillestar, si dhe një vlerësim të jashtëzakonshëm të një prokurori me mandat të përhershëm.

Hyseni ka përmendur disa nga sfidat me të cilat është ballafaquar KPK dhe disa nga to janë situata e krijuar me COVID-19, mosplotësimi i përbërjes së Këshillit me dy anëtarë jo prokurorë, që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Këshillin Prokurorial në prill vitit 2019, nuk është përgjegjësi e Këshillit as përzgjedhja e as procedurat teknike të shpalljes së konkursit, buxheti i pamjaftueshëm, i cili është ulur për 10 për qind, mungesa e legjislacionit për rregullimin e ekspertizave etj.

Disa nga objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës për 2020 janë fillimi i procesit të hartimit të planit strategjik të sistemit prokurorial, pasi që plani aktual skadon në fund të vitit 2021, vazhdimi i hartimit dhe miratimeve të akteve nënligjore përkatëse të parapara me këto ndryshime. Po ashtu, gjatë vitit 2021 pritet të përfundojë procesi i rekrutimit të tetë prokurorëve të rinj.

Lajmet

Pllashniku me aksion para Kuvendit, vendos një pulë dhe disa vezë

Published

on

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka vendosur një pulë dhe disa vezë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij dëshmojnë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “janë ra klluç se dy mandate”

Ai ka tentuar që vezët t’ia jep deputetëve të ish opozitës për t’ia dhënë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mirëpo të njëjtit nuk pranuan.

“Këto janë qysh janë ra klluq deputetët që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq po këta nuk e dinë. Prej sot janë klluq këta”, tha ai.

Këtë aksion Pllashniku e bëri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit./Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti para seancës: Marrëveshja politike nuk mjafton, duhen numrat për zgjedhjen e presidentit

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit ka thënë thënë se është arritur një marrëveshje politike, por se ajo duhet të sigurojë edhe numrat e nevojshëm për të shmangur zgjedhjet e reja, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme për t’i shmangur zgjedhjet e reja, pasi, sipas tij, duhet të zgjidhet edhe presidenti i vendit.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet që na i sigurojë edhe numrat, në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, sepse ju e dini: konstituimi i Kuvendit edhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur Presidentin, ose Presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, kuorumi që të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqënëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti.

 

Continue Reading

Lajmet

Ish-ministri Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj nga radhët e Aleancës, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra tha: “…Gjykata konform rregullave të procedurës penale të pandehurit i gjykon: Të pandehurin Pal Lekaj i shqiptohet burgim në kohëzgjateje prej 3 vitesh e 8 muaj i cili dënim do të ekzekutohet në momentin kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë, i caktohet edhe dënim plotësues në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj ku i ndalohet ushtrimi i funksionit në admininistratën publike pas mbajtjes së dënimit me burgim”.

Ndërsa, të pandehurit Nebih Shatri i caktohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e tetë muaj i cili dënim do të ekzekutohet në momentin kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë.

“Të pandehurit Nebih Shatri konform rregullave të Kodit penal të Republikës së Kosovës i caktohet edhe dënim plotësues në kohëzgjatje prej 2 vite ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike dhe funksionet publike pas mbajtjes së dënimit me burg. Të pandehurit Eset Berisha i shqiptohet dënim më burgim prej tri vite e tre muaj, po ashtu i caktohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit ë funksioni në administratën publike në kohëzgjatje prej 3 vitesh”.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Përveç Lekajt, në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe kishte urdhëruar shqyrtimin e rastit nga fillimi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapet me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë i është gjetur mbi 2 kilogramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti”, ku njësitë policore të Stacionit Policor Kufitar në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, kanë ndaluar për kontroll një autobus që po hynte në Kosovë nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve të pasagjerëve, në çantën e krahut të të dyshuarit është gjetur një qese me rreth 2.162 kilogramë marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë administruar provat materiale.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara