Lajmet

Mbi 11 miliardë euro të mbledhura nga ATK-ja gjatë 25 viteve

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar sot 25 vjetorin e themelimit duke numëruar shumë të arritura të realizuara gjatë viteve.

Gjatë këtyre viteve ATK-ja në total ka grumbulluar 11 miliardë euro.

Ilir Murtezaj, drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës ka thënë se rrugëtimi për gjatë këtyre viteve ka qenë plotë me sfida, por në të njëjtën kohë, sipas tij ATK-ja ka prekur edhe suksese.

Fillimisht ATK kishte një staf prej 30 vetave, ndërsa tani mbi 700. ATK ka obligim të siguroj zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për gjithë tatimpaguesit. Ne këtë mision e konsiderojmë si mision të shenjtë. Si rezultat i punës profesionale, ATK për këto 25 vite ka mbledhur mbi 8 miliard euro tatime, e në total kemi mbledhur mbi 11 miliard euro”, tha Murtezaj.

Ai ka përmendur se krahas rritjes të hyrave u vazhdua dhe me reformim të shërbimeve të këtij institucioni.

Kurse, Sebastian Sosa, përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se ATK-ja është kruciale për zhvillimin e vendit.

Ai tha se ndihet krenar që kanë ndihmuar ATK-në në rrugëtimin për t’u ngritur dhe zhvilluar.

Eileen Devitt, përfaqësuese nga Ambasada e Amerikës në Kosovë ka uruar ATK-në për bashkëpunimin dhe arritjet e bëra deri më sot.

Jonathan Hargreaves, ambasador i Ambasadës i Britanisë në Kosovë tha se ATK-ja ndërtuar besimin e qytetarëve, por edhe bizneseve.

Hargreaves tha se kanë parë dedikim dhe progres të ATK-së dhe se shifrat tregojnë arritjet e tyre.

Gjatë 25 viteve ATK ka demonstruar profesionalizëm dhe zotim për misionin e saj. Ju keni ndërtuar besimin e qytetarëve dhe bizneseve. E keni bërë këtë duke përmirësuar grumbullimin e të hyrave. Jam shumë krenar që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm. Jemi krenar për bashkëpunimin që kemi ndarë me ju”, tha ai.

Nga ana e tij edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde tha se Gjermania mbetet e zotuar për të vazhduar mbështetjen ndaj ATK-së.

Në fund të ceremonisë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se ATK është një arritje e madhe që simbolizon progresin e përbashkët drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm tatimor.

Përmes përkushtimit ATK-ja sipas tij ka ndihmuar bizneset drejt krijimit të një kuadri që promovon barazinë dhe transparencën.

Vendi

25 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,225 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra dhe raste të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë.

Rasti i parë është shënuar në Podujevë, ku është intervistuar një grua nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, ata janë përleshur mes vete.

Sipas raportit, lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të rastit kanë nisur hetimet.

Ndërkaq, në Pejë raportohet se një grua është sulmuar nga një e dyshuar, po ashtu grua.

Edhe për këtë rast, Policia ka nisur hetimet.

Në rastin e tretë, në Gjakovë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec, një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar nga një burrë.

Palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

REL: Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike pas protestave ndaj projektit në Zvërnec

Published

on

By

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.

Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarë të shumtë u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë në Tiranë më 2 qershor, për të protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, në jugprëndim të Shqipërisë.

Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.

Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.

Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.

Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.

SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht.

Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.

Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara