Lajmet
Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën
Published
1 year agoon
By
UBTnewsBanka Botërore njoftoi se bordi i i drejtorëve ekzekutivë ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë në vlerë totale prej 89.7 milionë dollarë (87.2 milionë euro) që synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat.
Banka Botërore do të mbështesë Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar, me vlerë 52 milionë dollarë, dhe Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me vlerë 37.7 milionë dollarë përmes kredisë koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), tha huadhënësi global në një deklaratë për shtyp të enjten.
Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon të rrisë stabilitetin financiar dhe përfshirjen në Kosovë përmes forcimit të kapaciteteve të fondit të sigurimit të depozitave, financimit të firmave të pashërbyera dhe katalizimit të pagesave më të shpejta. Projekti do të forcojë mjedisin financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndarë kapital për garanci kredie përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive, duke tërhequr potencialisht afro 200 milionë dollarë në investime të sektorit privat, thuhet në njoftim.
Projekti do të ndihmojë gjithashtu ministrinë e financave, punës dhe transfereve të Kosovës në krijimin e një Banke Kombëtare për Zhvillim, e cila do të financojë projekte zhvillimore që përputhen me prioritetet e qeverisë.
Projekti i dytë, TTFP 2.0, do të financojë infrastrukturën dhe sistemet e TI-së për të ulur kostot tregtare dhe për të rritur efikasitetin e transportit, duke rritur tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje. Projekti do të implementojë sisteme të tarifave elektronike në rrugët kyçe dhe do të rrisë sigurinë në 21 vendkalime hekurudhore dhe një pjesë rrugore me rrezik të lartë në Kosovë, transmeton Express.
“Përqendrimi në përmirësimin e qasjes në financa për firmat dhe lehtësimi i lidhjes është një faktor kyç për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, dhe do të sjellë përfitime të qarta për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në një deklaratë.
Lajmet
Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare mes përplasjeve për transparencën dhe rolin e BE-së
Published
1 hour agoon
April 23, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për, ka miratuar Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Megjithatë, miratimi u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe udhëheqjes së Kuvendit, kryesisht për shkak të vërejtjeve të Zyrës së Bashkimit Evropian lidhur me menaxhimin e parasë publike.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi ashpër nxitimin për kalimin e këtij ligji, duke cituar shqetësimet e ndërkombëtarëve për mungesë transparence.
“Është e padrejtë forma si neglizhoni amendamentet e deputetëve dhe se si nuk i respektoni kërkesat e BE-së që kërkon ruajtje të transparencës, llogaridhënies dhe parasë publike. Është e çuditshme si po mundoheni ta eskivoni këtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se PDK nuk është kundër lojërave, por kundër shkeljes së rregullave në emër të afateve politike.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu përgjigj këtyre kritikave duke vënë theksin te sovraniteti i institucionit dhe urgjenca e situatës politike, duke pasur parasysh afatin për zgjedhjen e presidentit.
“Ne i respektojmë partnerët tanë, por nuk mund ta marrë më tepër parasysh një letër të Zyrës së BE-së sesa vullnetin e qytetarëve të shprehur në Kuvend. Nëse ky Kuvend nuk e zgjedh deri më 28 prill presidentin, shpërndahet me automatizëm. Paramendoni, Kosova ka marrë përgjegjësi t’i organizojë lojërat dhe ne jemi shumë vonë”, deklaroi Haxhiu.
Ajo madje u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen “zëdhënës të Zyrës së BE-së”, por të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që presin suksesin e këtij organizimi sportiv.
Përveç Lojërave Mesdhetare, seanca e sotme përmbylli edhe disa nisma të tjera ligjore
U miratua Projektligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.
Në lexim të dytë kaluan me nga 69 vota Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm si dhe Projektligji për Shtetësinë e Kosovës.
Lajmet
Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin
Published
2 hours agoon
April 23, 2026By
UBT News
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.
Lajmet
Kuvendi miraton Ligjin për Sigurimet Shëndetësore
Published
2 hours agoon
April 23, 2026By
UBTNews
Me 80 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ndonëse mori mbështetje unanime në votim, opozita drejtoi kritika të ashpra për vonesën e kësaj reforme dhe mungesën e ministrit Arben Vitia në komisionin përkatës.
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, theksoi se ky ligj vjen me vonesë të madhe, ndërsa qytetarët vazhdojnë të varfërohen duke blerë vetë barna e materiale shpenzuese në QKUK, të cilat do duhej të ishin në listën esenciale. Ismaili shtoi se projektligji ka boshllëqe dhe se sjellja e tij pak para zgjedhjeve ngre dyshime për qëllime elektorale, duke paralajmëruar se qytetarët do të përballen edhe për një kohë me mungesë shërbimesh.
Mbështetje, por me rezerva për zbatimin, dha edhe Albana Bytyqi nga AAK-ja, e cila potencoi se pa një implementim të mirëfilltë, ligji nuk do të ketë rezultat. Në të njëjtën seancë, deputetët miratuan edhe Projektligjin për Shërbimet e Pagesave dhe atë për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Familjarët e akademikut Rexhep Qosja kanë njoftuar se ai u nda nga jeta këtë të enjte. Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit tashmë ka përfunduar, në përputhje me vullnetin e tij për një lamtumirë private.
Në njoftim theksohet se, duke respektuar dëshirën e fundit të akademikut, familja nuk do të organizojë ceremoni pritjeje (të pame) dhe nuk do të jetë pjesë e organizimeve institucionale.
“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, thuhet në kumtesën e shkurtër të familjarëve.
Përshkallëzohen tensionet: SHBA-ja sekuestron anijen iraniane
Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare mes përplasjeve për transparencën dhe rolin e BE-së
Ftesë publike për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arteve
Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin
Donjeta Sadiku në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit
Kuvendi miraton Ligjin për Sigurimet Shëndetësore
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 23 prill, në vitet nëntëdhjetë
Kuvendi miraton Ligjin për çmimet tavan pa përkrahjen e opozitës
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
