Aktualitet

Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orëshin e fundit në Kosovë

Published

on

Një aksident me fatalitet është shkaktuar në 24 orëshin e fundit në rajonin e Ferizajt.

Poashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 37 aksidente të tjera me të lënduar.

Në mesin e aksidenteve në 24 orëshin e fundit janë edhe 76 aksidente të tjera me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 845 tiketa trafiku.

Continue Reading

Bota

Protesta në Gjermani për shkak të politikave ndaj migracionit, reagon Merkel

Published

on

By

Në shumë qytete gjermane sonte shpërthyen protesta kundër CDU/CSU për shkak të politikës së tyre kundër migracionit dhe bashkëpunimit me AFD në Bundestag.

Rreth pesë mijë protestues janë mbledhur në Leipzig, nën sloganin “Të ndalim Merz dhe AfD – mbrojmë të drejtën e azilit”.

Në Berlin, protestuesit u mblodhën para selisë së CDU. Sipas Bild, partia urdhëroi punonjësit e saj të shkojnë në shtëpi para protestës në ora 18:00. Protestat u njoftuan gjithashtu para selisë së CSU në Munih.

CDU/CSU dje bëri kërkesë në Bundestag për futjen e masave që do të ulnin migrimin e parregullt në minimum. CDU/CSU, ndër të tjera, kërkon që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të vlefshme udhëtimi të refuzohen në kufi, dhe kjo përfshin edhe ata që duan të kërkojnë azil në Gjermani.

Kërkesa u pranua, por vetëm falë votave të AfD-së. Kreu i CDU dhe kandidati për kancelar për zgjedhjet e 23 shkurtit, Friedrich Merz me muaj kishte theksuar se ai nuk dëshironte të bashkëpunojë me AfD në asnjë rast.

Protestuesit në Leipzig kanë krijuar një ‘mur zjarri’ me karton, që është një term që CDU/CSU përdor për të theksuar politikën e tyre të largët ndaj AfD-së.

Në Drezden gjatë mbrëmjes u mblodhën disa qindra protestues. Në fundjavë, sindikatat, shoqatat e kishave dhe organizatat si Fridays për Future njoftuan protestë në Berlin kundër politikës së migrimit të CDU/CSU dhe afrimit të tyre me AfD-në.

Ish-kancelarja Angela Merkel sot ka kritikuar Merz me një ton jashtëzakonshëm të ashpër, pasi që i ka mundësuar AfD-së të merr vendime të përbashkëta në Bundestag me demokristianët.

“Merz shkeli premtimin e tij se ai nuk do t’i afrohej AFD -së,” tha zyra e Angela Merkel, e cila pasi la politikën aktive, tha se nuk do të ndërhynte më në ngjarjet e përditshme politike.

Nesër në Bundestag është paralajmëruar serish votimi për propozimin konkret të ligjit që i referohet ndalimit të bashkimit të familjes për ata që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani.

Merz paralajmëroi se partive të qeverisë pakicë të Olaf Scholz do t’iu ofrojnë që të votojnë bashkërisht ligjet e propozuara, por Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) dhe Të Gjelbrit kanë refuzuar një gjë të tillë duke thënë se propozimet bien ndesh me Kushtetutën.

Qe nga sulmi me thikë në Aschaffenburg një javë më parë, i cili dyshohet se u krye nga një afgan, çështja e migrimit u bë tema kryesore përpara zgjedhjeve parlamentare.

Sipas rezultateve aktuale të opinionit publik, unioni CDU/CSU ka rreth 30 për qind të votave, pasuar nga AfD me rreth 20 për qind. SPD dhe mbështetja për Të Gjelbrit kanë rreth 15 për qind.

Continue Reading

Bota

Trump kërcënon vendet e BRICS-it me tarifa 100%

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar grupin e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) me tarifa prej 100% nëse vendet anëtare largohen nga dollari amerikan si mjet ndërkombëtar pagese. Trump shprehu shqetësimin për përpjekjet e vendeve të BRICS-it për të krijuar një monedhë alternative dhe paralajmëroi se SHBA do të veprojë me masa të forta ndaj atyre që përpiqen të zëvendësojnë dollarin.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se çdo përpjekje nga këto shtete për të mbështetur monedha të tjera për transaksione ndërkombëtare do të përballej me tarifa 100%. Kjo kërcënim është pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur dominimin e dollarit në tregjet globale.

Në vitin 2024, Irani, Etiopia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan BRICS, ndërsa Indonezia bëri anëtarësimin në janar të këtij viti. Ky grup synon të krijojë një kundërpeshë ndaj ndikimit të vendeve të G7-së dhe dominimit të monedhës amerikane në tregjet globale.

Vladimir Putin ka kritikuar gjithashtu dominimin e dollarit dhe ka theksuar nevojën për krijimin e një sistemi të pavarur pagesash brenda BRICS. Trump, i njohur për politikat e tij proteksioniste, është i shqetësuar për këto zhvillime dhe ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda për vendet që do të ndërmarrin hapa të tillë./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

​Trump këmbëngul që Egjipti dhe Jordania të marrin palestinezë nga Gaza

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur propozimin e tij të diskutueshëm për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt dhe Jordani, duke këmbëngulur se të dy vendet do ta respektojnë këtë, pavarësisht refuzimeve të tyre të përsëritura.

“Ata do ta bëjnë. Ata do ta bëjnë atë, okay? Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë atë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do të marrë në konsideratë masat për ‘i bërë presion Kajros dhe Amanit që të pranojnë planin e tij.

Gjatë fundjavës, Trump bëri thirrje për të “pastruar” Gazën dhe për rivendosjen e palestinezëve në Egjipt dhe Jordani, duke e përshkruar enklavën si një “vend i rrënuar” pas luftës gjenocidale të Izraelit.

Megjithatë, të dy vendet kundërshtuar fuqishëm çdo thirrje për zhvendosjen e palestinezëve nga tokat e tyre.

Propozimi i Trumpit erdhi pas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën izraelite, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Ky propozim nga presidenti amerikan ka marrë një kundërshtim të gjerë, me kritikët që e quajtën atë “spastrim etnik” dhe “krim lufte”. Shumë vende në botën muslimane dhe arabe, si dhe vende evropiane si Franca e kanë hedhur poshtë me vendosmëri këtë ide.

Continue Reading

Bota

Gjykata Evropiane dënon Italinë për shkelje të së drejtës së jetës në ‘Tokën e Zjarrit’

Published

on

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Italinë për shkelje të së drejtës së jetës në zonën e njohur si “Terra dei Fuochi” (Toka e Zjarrit), një rajon i ndotur në afërsi të Napolit, ku jetojnë 2.9 milionë qytetarë. Gjykata ka vendosur që autoritetet italiane kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve që prej vitit 1988, dhe tani është e detyruar të ndërmarrë masa urgjente për të trajtuar ndotjen dhe pasojat e saj brenda dy vjetëve.

Toka e Zjarrit është e famshme për djegien dhe hedhjen e mbeturinave toksike, një praktikë që është lidhur ngushtë me mafien lokale Camorra. Grupi ka kontrolluar depozitimin ilegal të mbeturinave, duke i transportuar ato për asgjësim në mënyra të paligjshme dhe të dëmshme për mjedisin. Ndotja ka shkaktuar ritme alarmante të kancerit dhe ka ndotur burimet e ujit nëntokësor, që përdoren për bujqësi.

Çështja ishte ngritur nga 41 qytetarë dhe pesë organizata lokale për të drejtat mjedisore, që akuzonin shtetin italian për neglizhencë të vazhdueshme. GJEDNJ e konsideroi këtë një shkelje të të drejtës për një mjedis të shëndetshëm dhe kërkoi që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme për monitorimin, pastrimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ky vendim është një precedent i rëndësishëm për drejtësinë mjedisore në Evropë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara