Lajmet

​Mbi 1 mijë e 600 persona mbesin ende në kërkim nga lufta e fundit në Kosovë

Sipas avokatit Naim Qelaj, ky është një fakt shqetësues.

Published

on

Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur një tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Në fjalën e tij, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga lufta e fundit në Kosovës, ende mbetet i pazbuluar fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur dhe se sipas tij ky është një fakt shqetësues. Ai u bëri thirrje institucioneve vendore dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë presion mbi autoritetet përgjegjëse në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur.

Qelaj tha se vendosja e fatit të personave të zhdukur në tavolinën e dialogut politikë Kosovë-Serbi është i papranueshëm dhe nëse nuk vendoset si kërkesë e qartë për palët dhe të imponohet si detyrim dhe parakusht i çdo iniciative tjetër duke e vlerësuar si prioritet që nuk lejohet të kalohet.

“Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë ende nuk dihet fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur. Ky është fakt shqetësues dhe pa drejtësi për viktimat. Andaj avokati i popullit bën thirrje institucioneve vendore dhe të gjithë komunitetit që pa kompromis të shtroj presion të detyrojnë autoritetet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që të çojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Vendosja ne tavolinën e dialogut politik dhe qëllimi që të arrihet kompromis me fatet e personave të zhdukur është i pa pranueshëm dhe nëse nuk vendoset si kërkesë e qartë për palët dhe të imponohet si detyrim dhe parakusht i çdo iniciative tjetër duke e vlerësuar si prioritet që nuk lejohet të kalohet”, tha Qelaj.

Ndërkaq, Andin Hoti, Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në këtë tryezë tha se për vitin 2024 janë gërmuar katër lokacione në territorin e Kosovës, ndërsa në vitin 2000/2001 në varrezat masive në Serbi janë gjetur mbi 900 persona të zhdukur. Ai tha se çështja e personave të zhdukur tashmë është ndërkombëtarizuar.

“Rreth 20 persona apo eshtra të personave që janë të zhdukur ia kanë arrit me i zhvarrosë, kanë arritur me i marrë dhe janë nën procedurat e mëtutjeshme. Shumicën e rezultateve i kemi marr dhe për të tjerat jemi në pritje me ja dërguar familjarëve eshtrat e familjarëve të tyre. Ndërkaq në vitin 2024 deri më tani i kemi gërmuar 4 lokacione me ç’rast i presim edhe 12 lokacione tjera që t’i realizojmë në kuadër të viti 2024. Në numër total janë mbi 2 mijë e 800 lokacione të tjera të gërmuara në Republikën e Kosovës. Kur flasim për territorin e Serbisë është çështje tjetër. U përmend që 950 persona kanë arritur që të gjinden në varrezat masive të Serbisë. 95 për qind nga ta janë gjetur në vitin 2000-2001 në tri varreza masive. Mendoj që Kosovës jo vetëm tashti por edhe në të kaluarën iu ka nevojitur një dokumentim, një hartim i asaj çka ka ndodh nuk nevoja asnjë klasifikim shpikje apo përgënjeshtrim por thjesht një dokumentim i gjithë atyre krimeve një bashkëpunim i tyre krimeve ose një bashkim i atyre dokumenteve në një institucion të vetëm. Kanë punuar pa rreshtuar edhe në forma të ndryshme edhe në kushte të ndryshme megjithatë shteti deri sot nuk është që ka pasur një institucion të qartë se ku dhe si do të ruhen gjitha këto dokumente. Përveç kësaj mendoj jam i bindur plotësisht që delegacioni i Serbisë i ka të gjithë informacionet për Kosovën, thjesht duhet me pas vullnetin, kurajën me i dhënë ato dhe mu përball me drejtësi mandej. Deri sa kjo nuk arrihet natyrisht që kjo do të jetë e vështirë. Natyrisht që ne do të kemi edhe gishtin të drejtuar nga ne sepse është normale përderisa kjo nuk arrihet e kemi shumë të vështirë. Jemi munduar 2 vite, kemi shkuar në Bruksel me ekipin e dialogut dhe kemi futur në kuadër të dialogut personat e zhdukur. E kemi ndërkombëtarizuar çështjen e personave të zhdukur. E kemi ndërkombëtarizuar e kemi ngrit në nivel demokratik në mënyrë që me pas një garancion e ai garancion të jetë BE. Më në fund, më 2 maj kemi arritur ta miratojmë, jo ta nënshkruajmë, deklaratën e personave të zhdukur si rrjedhojë e Aneksit të Ohrit”, tha Hoti.

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara