Lajmet

Mbi 1 mijë e 200 infermierë u infektuan me COVID-19

Published

on

Më shumë se 1 mijë e 200 infermierë u infektuan me COVID-19 që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe u raportuan rastet e para me këtë virus në Kosovë.

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online se numri i atyre që janë infektuar me këtë virus ka kaluar mbi 1 mijë e 200.

“Prej marsit deri më tani 1 mijë e 200 e më shumë infermierë të infektuar në vendet e punës, duke i shërbyer qytetarëve që nga 13 marsi deri më sot. Nuk kemi për momentin në gjendje të rëndë, po shpresojmë që edhe nuk do të ketë”, deklaroi ai.

Kur ka folur për sulmet që kanë ndodhur kohën e fundit në vendet e punës ndaj infermierëve, ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sulmuesit të dënohen. Ai këto sulme i ka quajtur si fenomen të ulët, duke shtuar se edhe përkundër që kanë rrezikuar edhe jetën në shërbim të qytetarëve, janë sulmuar nga këta të fundit.

“Është krijuar një fenomen jashtë zakonisht i ulët që është ka ndodhë në mesin e shoqërisë tonë dhe sigurt për neve dhe për të gjithë institucionet ka qenë si fenomen i dënueshëm. I lus organet e drejtësisë që të gjitha ata që bëjnë këso sulme ose akte të ulëta, të marrin epilogun nga organet e drejtësisë sepse vërtet është tepër e rëndë ata të cilët po e rrezikojnë jetën për t’u shërbyer pacientëve”, potencoi ai.

Me 9 janar një infermier dhe një anesteziolog janë kanosur dhe sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës në QKUK. Ata janë sulmuar nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK.

Bota

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale, Cook : S’kam ndërmend të dorëhiqem

Published

on

Presidenti Donald Trump deklaroi se ka shkarkuar guvernatoren e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, një veprim historik, pasi është hera e parë në 111 vite që një president shkarkon një anëtar të bordit të bankës qendrore amerikane.

Lëvizja shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve midis Trump dhe Fed-it, të cilin ai e ka kritikuar shpesh për mosuljen e mjaftueshme të normave të interesit.

Cook është përballur kohët e fundit me akuza për mashtrim hipotekor, të ngritura fillimisht nga drejtori i agjencisë federale të strehimit, Bill Pulte. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se do të hetojë pretendimet, por ajo nuk është akuzuar për asnjë shkelje deri më tani.

Në një deklaratë të publikuar nga avokatët e saj, Cook reagoi:“Presidenti Trump ka pretenduar se më shkarkon ‘me shkak’, ndërkohë që nuk ekziston asnjë shkak ligjor për këtë, dhe ai nuk ka autoritetin për të më shkarkuar. Nuk do të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të ushtroj detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane, siç kam bërë që prej vitit 2022.”

Rezerva Federale nuk ka komentuar mbi zhvillimet. Ende nuk është e qartë nëse presidenti ka autoritetin ligjor për ta shkarkuar Cook. Ligji lejon shkarkimin vetëm “me shkak”, por nuk përkufizon qartë se çfarë përbën një “shkak”.

Në letrën e tij drejtuar Cook, Trump shkruan: “Kam vendosur që ka arsye të mjaftueshme për t’ju larguar nga pozicioni.”

Ai shton se veprimet e saj tregojnë pakujdesi të rëndë financiare dhe e vënë në dyshim integritetin e saj.

Sipas një hetimi të CNN, Cook kishte marrë dy kredi për prona të ndryshme, të dyja të deklaruara si banesa kryesore, por nuk dihet nëse kjo ishte bërë me qëllim apo jo.

Cook, e emëruar në vitin 2022 nga Presidenti Joe Biden, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer ndonjëherë si guvernatore në bordin e Fed-it.

Sipas avokatit të saj, Abbe David Lowell, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar këtë veprim të paligjshëm të presidentit..

Continue Reading

Aktualitet

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Published

on

Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të iqindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

“Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, kryetari Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Australi: Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë, plagoset një tjetër

Published

on

Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një qytet të Australisë. Policët do ekzekutonin urdhërarrestin kundrejt një personi për krime seksuale në Porepunkah, në verilindje të Viktorias, në momentin që janë zënë në pritë.

Autori i të shtënave me armë është arratisur, ndërsa autoritetet përkatëse janë vënë në ndjekje të tij, shkruan rtsh.al.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkolla fillore që ndodhet në afërsi të vendngjarjes dhe ndërtesat e këshillit janë mbyllur përkohësisht.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke qëndruar në krah të oficerëve.

“Mendimet tona janë me policinë për punën që bëjnë, çdo ditë. Burrat dhe gratë që veshin uniformën tonë, veshin uniformën e policisë, marrin rreziqe çdo ditë. Komisioneri i policisë së Viktorias do të japë një përditësim këtë pasdite ndërsa më shumë fakte që mund të publikohen bëhen të qarta”, tha ai.

Shoqata Federale e Policisë Australiane ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ndjenjat e saj më të thella për oficerët, familjet dhe kolegët e Policisë së Viktorias të prekur nga incidenti i sotëm.

Continue Reading

Aktualitet

27 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, në mesin e tyre 8 fëmijë

Published

on

Janë bërë 27 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani. Më 26 gusht të vitit 1998, forcat serbe kanë vrarë 11 anëtarë të familjes Asllani në Rancë të Shtimes, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.

Në këtë ngjarje të dhimbshme kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998).

Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar, Zeqir Asllani.

Continue Reading

Të kërkuara