Lajmet

Mbesa e liderit suprem të Iranit u kërkon qeverive të huaja të ndërpresin lidhjet me të

Ajo e krahasoi Khamenein me diktatorët si Adolf Hitler, Benito Musolini e Sadam Huseini.

Published

on

Farideh Moradkhani, mbesa e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje qeverive të huaja që të ndërpresin lidhjet me regjimin iranian në një deklaratë video të publikuar dy ditë pasi ajo u arrestua.

Farideh u arrestua të mërkurën kur shkoi në zyrën e prokurorit, sipas një postimi të vëllait të saj Mahmoud Moradkhani, i cili jeton në Francë, përcjell UBT News.

Në një video të shpërndarë nga Mahmoud dy ditë më vonë, Farideh Moradkhani i bëri thirrje komunitetit global që t’i nxiste qeveritë e tyre të ndërpresin lidhjet me regjimin iranian në mes të protestave që kanë përfshirë kombin. Ajo u bëri thirrje njerëzve që t’u kërkojnë qeverive të tyre që të “ndalojnë çdo marrëveshje me këtë regjim”.

Ajo gjithashtu e krahasoi Khamenein me diktatorët si Adolf Hitleri i Gjermanisë, Benito Musolini i Italisë dhe Sadam Huseini i Irakut.

“Ajo që nevojitet urgjentisht është të mos mbështesim këtë regjim që vrau mijëra iranianë në katër ditë në nëntor 2019, ndërsa bota ishte vetëm duke shikuar”, shtoi ajo.

Kush është Farideh Moradkhani?

Farideh Moradkhani është një inxhiniere dhe një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut. Ajo është e njohur për kundërshtimin e autoriteteve klerike të Iranit dhe ka vuajtur kohë në burg më parë. Ajo është vajza e motrës së Khameneit, Badri, e cila u nda me familjen e saj në vitet 1980 dhe iku në Irak në kulmin e luftës Iran-Irak. Babai i ndjerë i Farideh, Ali Tehrani, ishte një klerik dhe figurë e gjatë opozitare.

Farideh ka fituar rëndësi si një aktiviste kundër dënimit me vdekje. Ajo u arrestua për herë të fundit në janar të këtij viti.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), ajo ishte liruar me kusht në prill. Ajo u arrestua më 23 nëntor për të filluar vuajtjen e një dënimi ekzistues prej 15 vjetësh./UBTNews/

lajme

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një burrë është sulmuar me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në një rast që policia po e heton si vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë, e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet në repartin e kirurgjisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një vajzë e mitur e lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Published

on

By

Një vajzë e mitur, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të rëndë trafiku në Gjakovë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur muajin e kaluar në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një burrë, shtetas i Shqipërisë, dhe tjetra me targa vendore e drejtuar nga një burrë nga Kosova.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ishin lënduar pesë persona: tri gra dhe dy burra. Njëri prej drejtuesve të dyshuar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se kanosi prindërit e tij

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur dy prindërit e tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të ndara të dhunës në familje të regjistruara në Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë.

Në Prishtinë, një burrë është shoqëruar në stacionin policor pasi, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Ferizaj, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar më herët. Sipas policisë, i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Një rast tjetër i kanosjes është raportuar edhe në Pejë, ku një grua është kërcënuar përmes telefonit nga ish-bashkëshorti i saj, një burrë që jeton në Gjermani. Edhe për këtë rast, me vendim të prokurorit, procedurat po zhvillohen në mënyrë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara