Sport

Mbappe refuzoi kontratën me vlerë 45 milionë euro neto në vit nga PSG

Published

on

Kontrata e tanishme e Kylian Mbappes me PSG skadon më 30 qershor të vitit 2022

Paris Saint-Germain ende dëshirojnë të bëjnë çfarëdo që mundën për të rinovuar kontratën e Kylian Mbappe, me kontratën e tashme që skadon në verën e ardhshme, por francezi duket se nuk dëshiron që të qëndrojë në Francë.

Francezi raportohet se refuzoi zgjatjen e kontratës pasi për të filluan të interesohen gjigantët e La Ligës, Real Madrid.

Sipas Le Parisien, PSG i ka ofruar Mbappes pagë 45 milionë euro neto për sezon për të rinovuar kontratën e tij, por 22 vjeçari e refuzoi atë.

Në të njëjtën kohë, siç thekson L’Equipe, PSG ende nuk është dorëzuar dhe ata do të bëjnë edhe një ofertë të re vetëm që ylli i tyre të rri në skuadër.

Një marrëveshje të re dy vjeçare

Oferta e dytë e PSG-së ishte e atillë që do ta lidhte Mbappen për dy vite për skuadër ku ai do të fitonte 45 milionë euro neto për sezone – një pagë që është më e lartë në klub se e Neymar dhe Lionel Messi.

Siç ishte raportuar në atë kohë, oferta e parë për rinovim ishte në vlerë 25 milionë euro për sezon, por edhe ajo ishte refuzuar nga Mbappe.

Le Parisien parashikon që PSG të kthehet edhe me një ofertë që do të përfshinte bonuse për Mbappe, derisa theksohet se Mbappe mund të pranojë oferta në janar nga klube elitare si Manchester City dhe Chelsea.

Gazeta franceze e theklson se ëndrra e Mbappes mbetet që të luajë për një klub si Real Madridi dhe parashikon që këto oferta që do t’i bëhen nuk pritet t’ia ndërrojnë mendjen atij.

Sport

Sporti kosovar thyen rekorde: 24.4 milionë euro sponsorizime në vitin 2025

Published

on

By

Sporti kosovar shënoi një vit të suksesshëm në aspektin financiar gjatë vitit 2025, me një rritje të ndjeshme të investimeve nga bizneset vendore, sipas raportit vjetor të sponsorizimeve të publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Sipas të dhënave, vlera totale e sponsorizimeve në sport në Kosovë ka arritur në 24,456,036.98 euro. Nga kjo shumë, 21.3 milionë euro janë dhënë klubeve sportive, ndërsa 2.73 milionë euro kanë përfunduar te federatat sportive,.raporton telegrafi.

Në krye të përfituesve institucionalë renditet Federata e Futbollit e Kosovës me 1,313,000 euro, e ndjekur nga klubet e basketbollit: KB Ylli me 1,242,000 euro, KB Trepça me 1,239,000 euro dhe KB Sigal Prishtina me 1,210,100 euro. Ndër përfituesit kryesorë janë edhe FC Prishtina, KF Ballkani dhe SC Gjilani, me shifra që variojnë nga 940 mijë deri mbi 860 mijë euro.

Sa i përket ndarjes sipas sporteve, futbolli mbetet dominues me mbi 9.14 milionë euro, i ndjekur nga basketbolli me 6.62 milionë euro, volejbolli me 1.40 milionë euro dhe hendbolli me rreth 947 mijë euro. Kjo tregon se sponsorët preferojnë sportet me audiencë më të gjerë dhe impakt më të madh në publik.

Në anën tjetër, lista e bizneseve më të mëdha sponsorizuese kryesohet nga Frutex me 727,000 euro, e ndjekur nga IPKO me 690,999 euro dhe Viva Fresh me 635,000 euro. Kontribute të rëndësishme kanë dhënë edhe banka dhe kompani të tjera vendore, duke investuar qindra mijëra euro në sportin kosovar.

Ky nivel i lartë investimi dëshmon se sponsorizimi është shndërruar në një mekanizëm kyç për funksionimin, profesionalizimin dhe zhvillimin e sportit në Kosovë. Raporti nënvizon gjithashtu nevojën për forcimin e kornizës ligjore dhe institucionale, në mënyrë që sistemi i sponsorizimeve të jetë më transparent, i drejtë dhe më efektiv për zhvillimin afatgjatë të sportit. /telegrafi/

Continue Reading

Sport

Juventus prezanton fanellën e katërt për sezonin 2025-26

Published

on

By

Klubi italian i Juventusit ka zbuluar fanellën e tij të katërt për sezonin 2025-26, një dizajn unik që kombinon traditën e pasur të klubit me elementë modernë të stilit sportiv. Shiritat ikonë të Juventusit evoluojnë në këtë kit të veçantë, duke krijuar një pamje që është njëkohësisht e re dhe e njohur, ku e shkuara dhe e tashmja lëvizin në të njëjtën drejtim.

Fanella është rezultat i një bashkëpunimi ekskluziv mes @adidasfootball, dizajnerit të njohur @giampaolosgura dhe vetë Juventusit. Kjo kolaborim synon të sjellë një produkt që reflekton identitetin e klubit, duke e bërë çdo fanellë një artikull unik dhe koleksionues për tifozët bardhezi.

Dizajni i fanellës përfshin detaje të hollësishme dhe inovative, duke u fokusuar jo vetëm te pamja, por edhe te funksionaliteti dhe komoditeti për lojtarët në fushë. E përditësuar me materialet më të fundit teknologjike, fanella premton qëndrueshmëri, frymëmarrje optimale dhe përshtatje të përsosur për aktivitetin sportiv intensiv.

Ky kit i ri nuk është vetëm një uniformë sportive, por edhe një mënyrë për tifozët e Juventusit të lidhen me historinë dhe trashëgiminë e klubit, duke u bërë pjesë e një simboli të paharrueshëm të identitetit bardhezi. Fanella është tashmë e disponueshme për blerje online dhe në dyqanet zyrtare të klubit, duke i dhënë mundësinë çdo tifozit të bëhet pjesë e një kapitulli të ri në historinë e Juventusit.

Continue Reading

Sport

Kampionët e shahut që nga viti 2005

Published

on

By

Shahu ka qenë gjithmonë një lojë strategjie, durimi dhe talenti, dhe kampionët e saj ndër vite kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori. Që nga viti 2005, gara për titullin e kampionit botëror ka parë emra të njohur dhe të rinj që kanë dominuar skenën ndërkombëtare, duke treguar mjeshtëri të jashtëzakonshme dhe rivalitet të fortë. Ja lista e kampionëve që nga viti 2005:

2005 – Veselin Topalov
2006 – Vladimir Kramnik
2007 – Viswanathan Anand
2008 – Viswanathan Anand
2009 – Viswanathan Anand
2010 – Viswanathan Anand
2011 – Viswanathan Anand
2012 – Viswanathan Anand
2013 – Magnus Carlsen
2014 – Magnus Carlsen
2015 – Magnus Carlsen
2016 – Magnus Carlsen
2017 – Magnus Carlsen
2018 – Magnus Carlsen
2019 – Magnus Carlsen
2020 – Magnus Carlsen
2021 – Magnus Carlsen
2022 – Magnus Carlsen
2023 – Ding Liren
2024 – Gukesh Dommaraju
2025 – Gukesh Dommaraju (kampion në fuqi)

Continue Reading

Sport

Drita humb 3:2 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës

Published

on

By

Drita e Gjilanit e humbi me rezultat 3:2 ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës, duke barazuar përkohësisht në 2:2 por duke pësuar golin vendimtar në minutën e 94-të nga Matej Poplatnik. Ndeshja u zhvillua të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me një numër të vogël shikuesish në tribuna.

Celje kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e Armandas Kucys dhe shënoi edhe të dytin me ish-kapitenin e Kosovës U21, Milot Avdyli. Drita u rikthye në pjesën e dytë pas aktivizimit të Blerim Krasniqit dhe Liridon Balajt, të cilët realizuan nga një gol për të barazuar rezultatin në 2:2. Krasniqi shënoi në minutën e 59-të pas asistit të Balajt, ndërsa Balaj gjeti rrjetën në minutën e 75-të për të barazuar ndeshjen.

Para golave të Celjes, Drita kishte pasur dy raste të mira shënimi me Kristal Abazajn në minutën e gjashtë dhe Albert Dabiqajn në minutën e dhjetë, por nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 26 shkurt në Celje, ku Drita kërkon të kthejë avantazhin dhe të kalojë tutje në fazën e nokaut.

Continue Reading

Të kërkuara