Kulturë

Mbani larg ujit fytyrën kur bëni dush

Edhe lëkura më e shëndetshme bëhet më e ndjeshme.

Published

on

Sado qejf duket të heqësh make up-in ndërkohë që bën dush, mund të jeni duke bërë një gabim shumë të madh që lë pasoja në lëkurën e fytyrës. Kjo e fundit është shumë herë më tepër e ndjeshme sesa lëkura e trupit dhe nëse s’bëni dush me ujë të ftohtë, më mirë të mos e prekni fare me duar.

Ka disa arsye pse fytyra nuk lahet gjatë kohës që bëni dush!

1. Aknet (nëse keni) mund të përkeqësohen

Dushet e nxehta heqin yndyrnat natyralë që i duhen lëkurës për të qendruar e  shëndetshme dhe për t’u dukur në formën më të mirë të mundshme. Nëse keni aktualisht fytyrë  të thatë, larja e saj në dush vetëm sa do ta përkeqësonte. Mund ta lyeni më tej me hidrantant, por gjendja vetëm sa do të përkeqësohet dhe lëkura do të bëhet më e ndjeshme.

2. Ndikon tek tonaliteti i fytyrës

Që do të thotë se mund të dilni prej aty me lëkurë të skuqur. 

3. Mund të shkaktojë rudha të parakoshme.

E keni vënë re si rudhen gishtat tuaj prej dushit? Kjo ndodh sepse uji i rrjedhshëm heq gjithë hidratimin prej lëkurës dhe dëmton shtresën mbrojtëse të saj. E njëjta gjë vlen dhe për fytyrën, nëse vazhdimisht e ekspozoni ndaj ujit të nxehtë.

4. Edhe lëkura më e shëndetshme bëhet më e ndjeshme

Do të thahet, bëhet më e ndjeshme dhe e acaruar. Qëndroni larg dusheve, aq më tepër në dimër kur fytyra është e predispozuar të jetë më e ndjeshme ndaj tharjes dhe acarimit.

Burimi: Bright Side

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës në përgatitje intensive për premierën “Bletë”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës pritet të vijë së shpejti me premierën e parë për vitin 2026, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në kalendarin kulturor të vendit.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po zhvillon me intensitet provat për projektin më të ri skenik, të titulluar “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë artistike nga Lela Di Costanzo. Ky produksion i ri synon të sjellë një qasje bashkëkohore në interpretimin skenik, duke ndërthurur lëvizjen, muzikën dhe konceptin vizual në një tërësi unike artistike. Aktualisht, ansambli ndodhet në javën e tretë të provave intensive, ku përveç punës koreografike, po i kushtohet rëndësi edhe detajeve të interpretimit dhe harmonizimit të trupës në skenë. Sipas ekipit realizues, procesi ka avancuar me ritëm të kënaqshëm dhe shfaqja tashmë po merr formën e saj përfundimtare.

Premiera e shfaqjes “Bletë” është paraparë të mbahet më 29 prill 2026, ndërsa publiku pritet të përjetojë një produksion që reflekton energji, disiplinë dhe kreativitet bashkëkohor në skenën e baletit kosovar.

Continue Reading

Kulturë

”Mes Realiteteve”: Diskutim mbi artin dhe video-lojërat në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Më 23 prill, duke filluar nga ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, do të mbahet diskutimi “Mes Realiteteve / Between Realities”, një bisedë që ndërthur artin bashkëkohor me botën e dizajnit dhe zhvillimit të lojërave.

Në këtë diskutim, artistja Laureta Hajrullahu, së bashku me zhvilluesit e lojërave Lekë Sahatqija dhe Petrit Hoxha, do të trajtojnë video-lojërat si medium artistik, rolin e tyre në hapësirat muzeale dhe galeri, si dhe ndërveprimin mes realitetit fizik dhe atij digjital.

 

Continue Reading

Kulturë

Miratohet Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, forcohet mbrojtja e monumenteve

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ky ligj synon forcimin e sistemit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e kapaciteteve inspektuese në terren. Me miratimin e tij, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ngrihet në nivelin e një agjencie ekzekutive, duke u bërë më funksional dhe më efektiv në ushtrimin e detyrave të veta.

Ky zhvillim përbën një hap konkret drejt mbrojtjes më të mirë të monumenteve kulturore dhe garanton një qasje më të koordinuar ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Reformat në këtë fushë synojnë forcimin e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e kujtesës historike

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë në TRADUKI, hap i ri drejt ndërkombëtarizimit të letërsisë kosovare

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në takimin e radhës të rrjetit evropian TRADUKI, i cili do të mbahet në Sarajevë më 20–21 prill 2026.

TRADUKI, i themeluar në vitin 2008, është një rrjet që synon të mbështesë përkthimin, botimin dhe qarkullimin e letërsisë nga vendet e Evropës Juglindore në hapësirën gjermanofolëse dhe më gjerë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, krijohen ura lidhëse mes autorëve, përkthyesve, botuesve dhe institucioneve kulturore, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e letërsive kombëtare dhe në forcimin e dialogut kulturor evropian.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë në rrjetet kulturore ndërkombëtare. Në këtë kuadër, pranimi i Kosovës si anëtare vëzhguese në TRADUKI përbën një zhvillim domethënës institucional dhe kulturor, duke hapur mundësi të reja për promovimin dhe afirmimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara